35. Parapagesa
Selem: parapagim, nënkupton shitblerjen e një produkti, ku pagesa kryhet momentin e kontraktimit, ndërsa produkti shërbehet më vonë.
1. Nënkapitulli: Parapagimi i një produkti në sasi të caktuar
2239. Nga: Abdullah ibn Abasi
Amër ibn Zurare më ka thënë: Na ka rrëfyer Ismail ibn Uleje, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Abdullah ibn Kethiri, e ky nga Ebu Minhali se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit i parapaguanin frutat për një ose dy vjet, - Ismaili është në mëdyshje nëse ka thënë: dy ose tre vjet. - Kështu, Pejgamberi ﷺ u tha: “Ai që parapaguan hurma, le të parapaguajë për sasi dhe peshë të caktuar.”
Muhamedi na ka thënë: “Na ka rrëfyer Ismaili nga Ibn Ebu Nexhihu: “... për sasi dhe peshë të caktuar.”
2. Nënkapitulli: Parapagimi i një produkti për peshë të caktuar
2240. Nga: Abdullah ibn Abasi
Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Abdullah ibn Kethiri, e ky nga Ebu Minhali se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit i parapaguanin frutat për dy-tre vjet. Kështu, Pejgamberi ﷺ u tha: “Ai që parapaguan diçka, le të parapaguajë për sasi dhe peshë të caktuar, për një afat të caktuar.”
Aliu na ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Nexhihu: “... le të parapaguajë për sasi të caktuar për një afat të caktuar.”
2241. Nga: Abdullah ibn Abasi
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Abdullah ibn Kethiri, e ky nga Ebu Minhali se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ erdhi (në Medinë), tha: “(Le të parapaguajë) për sasi dhe peshë të caktuar, për një afat të caktuar.”
2242. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai
2242, 2243 - Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ibn Ebu Muxhalidi. [t]: Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Ebu Muxhalidi, e këtij i ka treguar Hafs ibn Omeri, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Muhamedi ose Abdullah ibn Ebu Muxhalidi se Abdullah ibn Shedadi dhe Ebu Burde kishin një mospajtim rreth dispozitës së parapagesës së produkteve, andaj më dërguan tek Ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ta pyetur rreth kësaj. Ai më tha: “Ne parapaguanim grurin, elbin, stafidhet dhe hurmat në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, Ebu Bekrit dhe Omerit. Pastaj e pyeta edhe Ibn Ebzën, i cili ma tha të njëjtën gjë.”
2243. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai
2242, 2243
3. Nënkapitulli: Parapagimi i produktit të atij që nuk i posedon mundësitë për prodhimin e produktit në fjalë
2244. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai
2244, 2245 - Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Shejbaniu se Muhamed ibn Ebu Muxhalidi tregon: “Abdullah ibn Shedadi dhe Ebu Burde më dërguan tek Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe më porositën për ta pyetur nëse sahabët e parapaguanin grurin në kohën e Pejgamberit ﷺ. Kështu, Abdullahu tha: “Ua parapaguanim grurin, elbin dhe vajin enbatëve të Shamit, në sasi të caktuar, për një afat të caktuar.”
- Ia parapaguanit atij që i kishte mundësitë për ta prodhuar? - e pyeta.
- Nuk i pyesnim për këtë (nëse kishin mundësi prodhimi apo jo), - m'u përgjigj Abdullahu.
Pastaj më dërguan tek Abdurrahman ibn Ebzai, i cili, kur e pyeta, më tha: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ sahabët bënin shitblerje me parapagesë, por asnjëherë nuk i pyesnim nëse produktet i kishin të mbjella apo jo.”
Is'haku na ka thënë: Këtë na ka treguar Halid ibn Abdullahu nga Shejbaniu, e ky nga Muhamed ibn Ebu Muxhalidi, dhe ka thënë: “Ua parapaguanim grurin dhe elbin.” Abdullah ibn Velidi transmeton nga Sufjani: Na ka treguar Shejbaniu, i cili ka shtuar: “vaijn.” Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Shejbaniu, i cili ka thënë: “Grurin, elbin dhe stafidhet.”
2245. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai
2244, 2245
2246. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Amri se Ebu Bahter Taiu tregon: “E pyeta Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth parapagimit të hurmave dhe m'u përgjigj: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave pa u bërë të gatshme për ngrënie dhe pa u matur.”
- E si të maten (ndërsa janë në palma)? - i tha njëri.
- Të maten përafërsisht, me sy, - i tha një tjetër që ndodhej pranë Ibn Abasit.
Muadhi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Amri, e ky nga Ebu Bahteriu se ka thënë: “E kam dëgjuar nga Ibn Abasi se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar; njëjtë.”
4. Nënkapitulli: Parapagimi i hurmave
2247. Nga: Abdullah ibn Omeri
2247, 2248 - Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri se Ebu Bahteriu tregon: “E pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth parapagimit të hurmave dhe m'u përgjigj: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave pa u pjekur dhe shitjen e argjendit me ar veresie.” E pyeta edhe Ibn Abasin rreth parapagimit të hurmave dhe më tha: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave pa u bërë të gatshme për ngrënie dhe pa u matur.”
2248. Nga: Abdullah ibn Omeri
2247, 2248
2249. Nga: Abdullah ibn Omeri
2249, 2250 - Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri se Ebu Bahteriu tregon: “E pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth parapagimit të hurmave dhe m'u përgjigj: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave pa u pjekur dhe shitjen e argjendit me ar veresie.” E pyeta edhe Ibn Abasin rreth parapagimit të hurmave dhe më tha: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave pa u bërë të gatshme për ngrënie dhe pa u matur.”
- E si të maten (ndërsa janë në palma)? - i thashë.
- Të maten përafërsisht, me sy, - i tha një tjetër që ndodhej pranë Ibn Abasit.
2250. Nga: Abdullah ibn Omeri
2249, 2250
5. Nënkapitulli: Garancia në parapagim
2251. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Jala, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ bleu ushqim veresie prej një hebreu dhe i la peng një parzmore hekuri të tijën.”
6. Nënkapitulli: Pengu në parapagim
2252. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Mahbubi më ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, se kanë diskutuar rreth pengut në shitblerjen me parapagim në prani të Ibrahimit, i cili tha: Më ka treguar Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ bleu ushqim veresie prej një hebreu, për një afat të caktuar, dhe i la peng një parzmore hekuri të tijën.”
7. Nënkapitulli: Parapagimi për një afat të caktuar
Kështu ka thënë edhe Ibn Abasi, Ebu Seidi, Esvedi dhe Haseni. Ibn Omeri ka thënë: "Nuk prish punë parapagimi i ushqimit të porositur me cilësi të caktuara, çmim të caktuar, për një afat të caktuar, përveç për të mbjellat të cilave nuk u janë paraqitur shenjat e pjekjes."
2253. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Abdullah ibn Kethiri, e ky nga Ebu Minhali se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit i parapaguanin frutat për dy-tre vjet.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Ai që parapaguan diçka, le të parapaguajë për sasi të caktuar, për një afat të caktuar.”
Abdullah ibn Velidi na ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Nexhihu se (Pejgamberi ﷺ ka thënë): “... për sasi dhe peshë të caktuar...”
2254. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai
2254, 2255 - Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Sulejman ibn Shejbani se Muhamed ibn Ebu Muxhalidi tregon: “Ebu Burde dhe Abdullah ibn Shedadi më dërguan tek Abdurrahman ibn Ebza dhe Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për t'i pyetur rreth parapagimit. Ata më thanë: “Ndonjëherë me të Dërguarin e Allahut ﷺ fitonim plaçka nga luftërat dhe vinin enbatët e Shamit, të cilëve ua parapaguanim grurin, elbin dhe stafidhen për një afat të caktuar.
- Ata posedonin të mbjella, apo jo? - e pyeta.
- Nuk i pyesnim për këtë, - m'u përgjigj Abdullahu.
2255. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai
2254, 2255
8. Nënkapitulli: Parapagimi i devesë së pa lindur
2256. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka rrëfyer Xhuvejri, e ky nga Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sahabët e tregtonin pjellën e pjellës, por Pejgamberi ﷺ ua ndaloi.”
Nafiu e shpjegon këtë duke thënë se fjala është për devenë që ende s'është pjellë, por që ndodhet në barkun e nënës së vet.