Hadithet e ngjashme me hadithin 1982

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1982. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Më ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ shkoi tek Umu Sulejmi, e cila i ofroi ca hurma e gjalpë, por ai ﷺ tha: “Kthejeni gjalpin në qyp e hurmat në enë, sepse jam agjërueshëm.” Pastaj shkoi në një skaj të shtëpisë dhe fali namaz vullnetar. U lut për Umu Sulejmin dhe familjen e saj.” Umu Sulejmi tha: “O i Dërguari i Allahut, kam një kërkesë të veçantë.”

- “Çfarë kërkese?” - pyeti ai.

- Lutu për Enesin, shërbëtorin tënd, - i tha ajo.

Enesi tregon: Nuk la të mirë të ahiretit e as të dynjasë për të cilën nuk u lut për mua, duke thënë: “O Allah, furnizoje me pasuri e me fëmijë dhe bekoje atë!”

Prandaj, unë jam më i pasuri në mesin e ensarëve.

Vajza ime, Umejna, më ka treguar se, kur ka hyrë Haxhaxhi në Basra, nga pasardhësit e mi (kanë vdekur dhe) janë varrosur më shumë se njëqind e njëzet veta.

Ibn Ebu Merjemi na ka treguar: “Na ka rrëfyer Jahjai, e këtij i ky rrëfyer Humejdi, e ky e ka dëgjuar Enesin nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1982

Fjalë të panjohura?