Hadithet e ngjashme me hadithin 1994
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1994. Nga: Abdullah ibn Omeri
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Muadhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu se Zijad ibn Xhubejri tregon: “Një njeri erdhi tek Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe e pyeti: “Një person është zotuar se do të agjërojë një ditë, - kujtoj se ka thënë ditën e hënë, - gjë e cila ka rastisur të jetë ditë Bajrami.
- Allahu ka urdhëruar që të mbahet zotimi, kurse Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që të agjërohet kjo ditë, - iu përgjigj ai.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1994
Fjalë të panjohura?