Hadithet e ngjashme me hadithin 2318

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1461. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Prej ensarëve të Medinës Ebu Talhai ka pasur më së shumti hurma, pasuria më e dashur e të cilit ka qenë kopshti Bejruha. Ngaqë kopshti në fjalë ndodhej përballë xhamisë, herë pas here Pejgamberi ﷺ hynte dhe pinte nga uji i tij i këndshëm. Kur zbriti ajeti: “Kurrsesi nuk do të arrini mirësinë e lartë, përderisa të mos ndani një pjesë nga ajo që e doni...”, (Ali Imran, 92) Ebu Talhai shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, Allahu i Madhëruar po thotë: “Kurrsesi nuk do të arrini mirësinë e lartë, përderisa të mos ndani një pjesë nga ajo që e doni...” (Ali Imran, 92) Ndërkaq, pasuria ime më e dashur është Bejruha. Po e jap lëmoshë për Allahun, duke shpresuar mirësinë dhe shpërblimin e saj tek Allahu. E ti, o i Dërguari i Allahut, jepe ku të udhëzon Allahu.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Të lumtë! Kjo është pasuri fitimprurëse, kjo është pasuri fitimprurëse. Të dëgjova çfarë the. Unë propozoj t'ua japësh farefisit.”

Ebu Talhai tha: “Ashtu do t'ia bëj, o i Dërguari i Allahut!” Kështu, Ebu Talhai (kopshtin) ua ndau farefisit dhe djemve të xhaxhait të tij.”

Këtë transmetim e ka fuqizuar Revhu. Ndërkaq, Jahja ibn Jahjai dhe Ismaili e kanë transmetuar nga Maliku (me shprehjen) رَايِحٌ (rajih).

Referenca: Sahihu i Buhariut 1461

Fjalë të panjohura?