Hadithet e ngjashme me hadithin 2577
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1495. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Jahja ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberit ﷺ i çuan një copë mishi, që i ishte dhënë lëmoshë Berirës, e në atë rast tha: “Për të (Berirën) është lëmoshë, kurse për ne është dhuratë.”
Ebu Davudi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja se e ka dëgjuar Enesin duke e transmetuar këtë nga Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1495
Fjalë të panjohura?