Hadithet e ngjashme me hadithin 2636
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1490. Nga: Omer ibn Hatabi
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Malik ibn Enesi, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga babai i tij se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dhashë një kalë në rrugën e Allahut. Mirëpo, ai që e kishte marrë, nuk përkujdesej për të, andaj doja ta blija, gjë që mendoja se do ta shiste lirë. E pyeta Pejgamberin ﷺ, e në atë rast më tha: “Mos e bli e as mos e rimerr lëmoshën tënde, edhe nëse ta jep për një dërhem, sepse ai që e rimerr lëmoshën e vet është sikurse ai që i kthehet vjelljes së vet.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1490
Fjalë të panjohura?