Hadithet e ngjashme me hadithin 2775

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1489. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Omer ibn Hatabi e dha kalin e tij në rrugën e Allahut, por, më pas, e hasi në shitje, e në atë rast donte ta blinte. Shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i kërkoi leje (për blerjen e kalit), por ai i tha: “Mos iu rikthe lëmoshës sate.”

Prandaj, nuk ndodhte që Ibn Omeri të blinte diçka që e kishte dhënë lëmoshë (më herët), veçse e jepte (lëmoshë) sërish.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1489

Fjalë të panjohura?