Hadithet e ngjashme me hadithin 2810

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

123. Nga: Ebu Musa Eshariu

Othmani na ka thënë: Më ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një person vajti te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë nënkupton të luftosh në rrugën e Allahut, sepse ndonjëherë dikush prej nesh lufton nga hidhërimi ose lufton nga fanatizmi?” Pejgamberi ﷺ e ngriti kokën, që aludon se pyetësi ishte në këmbë, dhe i tha: “Ai që lufton me qëllim që fjala e Allahut të jetë më e larta. I tilli konsiderohet në rrugën e Allahut Fuqiplotë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 123

Fjalë të panjohura?