Hadithet e ngjashme me hadithin 3397

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

2004. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ejubi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Seid ibn Xhubejri, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, i gjeti hebrenjtë duke agjëruar ditën e Ashures, e në atë rast pyeti: “Çfarë është kjo (ditë)?”

- Kjo është një ditë e mirë. Në këtë ditë Allahu i ka shpëtuar benu israilët prej armikut të tyre, andaj Musai e ka agjëruar atë, - iu përgjigjën ata.

- “Unë jam më meritor për Musain se ju”, - tha ai.

Kështu, e agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi që të agjërohet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2004

Fjalë të panjohura?