Hadithet e ngjashme me hadithin 3581
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
602. Nga: Abdurrahman ibn Ebu Bekri
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Ebu Othmani se Abdurrahman ibn Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se banorët e sufes kanë qenë njerëz të varfër dhe se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që posedon ushqim për dy persona, le ta marrë edhe të tretin. E, nëse posedon ushqim për katër, le ta marrë edhe të pestin ose të gjashtin.”
Ebu Bekri i mori tre persona, kurse Pejgamberi ﷺ dhjetë sosh.
Në familjen tonë jetonim unë, babai, - jam në mëdyshje nëse ka thënë edhe: - bashkëshortja ime dhe një shërbëtor, që punonte edhe në shtëpinë time, edhe në atë të Ebu Bekrit.
Atë natë, Ebu Bekri hëngri darkë te Pejgamberi ﷺ dhe ndenji derisa u fal namazi i jacisë, për t'u kthyer sërish dhe për të qëndruar derisa edhe Pejgamberi ﷺ darkoi. Pasi kaloi një copë nate, aq sa deshi Allahu, u kthye në shtëpi. Gruaja i tha:
- Çfarë të vonoi të kthehesh te mysafirët? - ose ka thënë: mysafiri yt.
- A nuk u ke shtruar darkë? - e pyeti Ebu Bekri.
- Refuzuan, deshën të të prisnin ty. Ne ua shtruam, por ata refuzuan, - iu përgjigj gruaja.
(Abdurrahmani tha) Unë ika të fshihem, kurse Ebu Bekri filloi të thërrasë: “O injorant!” - dhe vazhdoi të më bërtasë e të më ofendojë. Pastaj u tha: “Hani tash me vonesë. Betohem në Allahun se unë nuk do të ha prej kësaj!”
Betohem në Allahun se nuk ndodhte të merrnim ndonjë kafshatë, veçse ajo që ishte në enë shtohej edhe më shumë. Pasi u ngopën, ushqimi ishte shtuar edhe më shumë sesa që ishte në fillim.
Kur Ebu Bekri e pa sikur të ishte pa prekur ose edhe më tepër, i tha gruas së vet:
- Oj bija e fisit benu firas, ç'është kjo?
- Lum e lum për ne! Qenka shtuar tri herë më shumë sesa që ishte në fillim, - tha ajo.
Ebu Bekri hëngri disa kafshata nga ushqimi i mbetur dhe tha: “Ai (betimi i mëhershëm se nuk do të ha) ishte prej shejtanit. Pastaj e dërgoi ushqimin te Pejgamberi ﷺ dhe e la aty.”
Në atë kohë, kishim kontratë me një popull dhe, pasi përfundoi, u bëmë dymbëdhjetë persona dhe secili mori disa njerëz me vete. Një Zot e di sa persona shkuan me secilin, porse të gjithë hëngrën prej saj.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 602
Fjalë të panjohura?