Hadithet e ngjashme me hadithin 3882
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1589. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, kur Pejgamberi ﷺ deshi të vente në Mekë, tha: “Nesër, në dashtë Allahu i Lartësuar, do të vendosemi në Shpatin e Benu Kinanëve, aty ku (paganët) janë betuar për mosbesim.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1589
Fjalë të panjohura?
1590. Nga: Ebu Hurejra
Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, në mëngjesin e ditës së Bajramit të Kurbanit, Pejgamberi ﷺ, duke qenë në Mina, tha: “Nesër do të vendosemi në Shpatin e Benu Kinanëve, aty ku (paganët) janë betuar për mosbesim” - kishte për qëllim Muhasabin, vendin ku kurejshët dhe kinanët qenë betuar kundër benu hashimëve dhe benu mutalibëve, - ose ka thënë: (vetëm) benu mutalibëve, - për të mos pasur martesa dhe tregti të ndërsjellë, derisa t'ua dorëzojnë Pejgamberin ﷺ.
Selame nga Ukajli dhe Jahja ibn Dahaku nga Evzaiu, në transmetimin e tyre, kanë thënë: Na ka lajmëruar Ibn Shihabi. Po ashtu, (Selame dhe Jahjai) kanë thënë në transmetimin e tyre: benu hashimëve dhe benu mutalibëve. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Benu mutalibëve” është më e saktë.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1590
Fjalë të panjohura?