Hadithet e ngjashme me hadithin 4496
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1648. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu se Asimi tregon: “E pyeta Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A e urrenit ecjen mes Safasë dhe Mervës?” Ai u përgjigj: “Po, se ka qenë prej simboleve të injorancës, derisa Allahu e zbriti ajetin: “Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e simboleve të Allahut. Prandaj, ai që viziton Qabenë për haxh ose për umre, s'ka kurrfarë gjynahu nëse ecën mes tyre...” (Bekare, 158)
Referenca: Sahihu i Buhariut 1648
Fjalë të panjohura?