Hadithet e ngjashme me hadithin 5571
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1990. Nga: Omer ibn Hatabi
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Ebu Ubejdi, i çrobëruari i Ibn Ez'herit, ka thënë: “Në namazin e Bajramit isha i pranishëm tek Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar agjërimin e këtyre dy ditëve: ditën kur e përfundoni agjërimin tuaj (dita e Bajramit të Fitrit) dhe ditën kur hani prej kurbaneve (dita e Bajramit të Kurbanit).”
Ebu Abdullahu (Buhariu) transmeton nga Ibn Ujejne se ka thënë: “Kushdo që ka thënë: “I çrobëruari i Ibn Ez'herit”, ia ka qëlluar, dhe kushdo që ka thënë: “I çrobëruari i Abdurrahman ibn Aufit”, ia ka qëlluar.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1990
Fjalë të panjohura?