Hadithet e ngjashme me hadithin 6329
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
843. Nga: Ebu Hurejra
Muhamed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të varfrit shkuan te Pejgamberi ﷺ e i thanë:
- Na e kaluan të pasurit në gradat e larta dhe në mirësitë e përjetshme. Falen siç falemi ne, agjërojnë siç agjërojmë ne, por ata posedojnë pasuri me të cilën kryejnë haxhin dhe umrën, luftojnë dhe japin sadaka.
- “A t'ju tregoj diçka që, nëse e veproni, do t'i arrini ata që jua kanë kaluar dhe askush nuk do t'ju arrijë më pas. Do të jeni më të mirët në mesin tuaj, përveç atij që vepron si ju. Bëni tesbih (subhanallah), tahmid (elhamdulilah) dhe tekbir (Allahu ekber) nga tridhjetë e tri herë pas çdo namazi”, - u tha Pejgamberi ﷺ.
Mirëpo, nuk pajtoheshim me njëri-tjetrin (rreth mënyrës së dhikrit). Disa thoshin: “Bëjmë tesbih tridhjetë e tri herë, tahmid tridhjetë e tri herë dhe tekbir tridhjetë e katër herë. Andaj, shkova sërish te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeta, e në atë rast ai më tha:
- “Thuaj: “Subhanallah, elhamdulilah, vallahu ekber”, derisa që të gjitha, veç e veç, të bëhen nga tridhjetë e tri herë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 843
Fjalë të panjohura?