Hadithet e ngjashme me hadithin 6441
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1472. Nga: Hakim ibn Hizami
Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve ibn Zubejri dhe Seid ibn Musejebi se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I lypa të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai më dha. I lypa sërish, e ai më dha sërish. I lypa përsëri, e ai më dha përsëri, e në atë rast më tha: “O Hakim, pasuria është jeshil dhe e ëmbël. Atij që e merr me ndershmëri, i ka bereqet. Ndërkaq, atij që e merr me pangopësi, nuk i ka bereqet, sikurse ai që ha e nuk ngopet. Dora e sipërme është më e mirë se dora e shtrirë.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën, se, pas teje, nuk do të marr prej askujt asgjë, derisa të dal nga kjo botë. Pas dikur, Ebu Bekri e ftonte Hakimin për t'i dhënë, por ai nuk pranonte. Njëjtë edhe Omeri, e ftoi për t'i dhënë, por ai nuk mori asgjë.” Omeri tha: “O ju muslimanë, ju kam dëshmitarë se Hakimit ia ofrova pjesën e tij të plaçkës së luftës, por nuk e pranoi. Pas të Dërguarit të Allahut ﷺ Hakimi nuk merrte nga askush asgjë, deri në vdekje.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1472
Fjalë të panjohura?