Hadithet e ngjashme me hadithin 6470

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1469. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa ensarë i lypën të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai u dha. Lypën sërish, e ai u dha sërish. Lypën përsëri, e ai u dha përsëri, derisa iu harxhua ajo që posedonte, e në atë rast tha: “Të mirat që kam për ju nuk i kursej. Mirëpo (ta dini se), atë që kërkon ndershmëri, Allahu e bën të ndershëm. Atë që mjaftohet me pasurinë që ka, Allahu e bën të pasur. Dhe, atë që tregon durim, Allahu e bën të durueshëm. Askujt nuk i është dhënë ndonjë dhunti më e mirë e më e madhe sesa durimi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1469

Fjalë të panjohura?