Hadithet e ngjashme me hadithin 678

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

678. Nga: Ebu Musa Eshariu

Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Husejni, e ky nga Zaide, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri, e këtij i ka treguar Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ iu rëndua sëmundja, tha:

- “I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz.”

- Ai është person i ndjeshëm. Kur të zëvendëson ty, nuk arrin t'ua falë njerëzve namazin (nga të qarët), - i tha Aishja.

- “I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz!” - tha sërish Pejgamberi ﷺ, por Aishja ia përsëriti të njëjtat fjalë.

- “Thuaji Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz! Jeni bërë sikurse gratë në rrëfimin e Jusufit ﷺ”, - i tha Pejgamberi ﷺ.

Së këndejmi, dikush shkoi e i tregoi Ebu Bekrit, i cili u priu njerëzve në namaz duke qenë Pejgamberi ﷺ gjallë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 678

Fjalë të panjohura?