Hadithet e ngjashme me hadithin 7079
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1739. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Fudajl ibn Gazvani, e këtij i ka treguar Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Bajramit të Kurbanit, i Dërguari i Allahut ﷺ u ligjëroi njerëzve, e në atë rast tha:
- “O njerëz, çfarë dite është sot?”
- Ditë e shenjtë, - iu përgjigjën të pranishmit.
- “Çfarë qyteti është ky?”
- Qytet i shenjtë.
- “Çfarë muaji është ky?”
- Muaj i shenjtë.
- “Dijeni mirë se: gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjtë sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë vend, në këtë muaj”, - dhe e përsëriti këtë disa herë.
Pastaj, e ngriti kokën dhe tha:
- “O Allah, a e kumtova? O Allah, a e kumtova?” - Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se kjo ishte porosia e tij për umetin e vet. - “Të pranishmit le t'ua përcjellin atyre që mungojnë. Mos u ktheni në kufër pas meje (pas vdekjes sime) duke vrarë njëri-tjetrin.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1739
Fjalë të panjohura?