Hadithet e ngjashme me hadithin 7275
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1594. Nga: Omer ibn Hatabi
Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Vasil Ahdebi, e ky nga Ebu Vaili se ka thënë: Shkova te Shejbe. [t]: Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Vasili se Ebu Vaili tregon: “U ula bashkë me Shejben (pronarin e çelësit të Qabesë) në karrige në Qabe.” Ai tha: “Omeri ka qenë ulur në këtë vend kur ka thënë:
- Kam menduar të mos lë as ar e as argjend (të cilat i dhurojnë njerëzit për Qabenë) në të, por ta shpërndaj (në mesin e muslimanëve).
- Por pararendësit e tu (Pejgamberi ﷺ dhe Ebu Bekri) nuk kanë vepruar kësisoj, - i thashë.
- Ata janë burrat që po i pasoj, - tha Omeri.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1594
Fjalë të panjohura?