Hadithet e ngjashme me hadithin 731
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
731. Nga: Zejd ibn Thabiti
Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Salim Ebu Nadri, e ky nga Busr ibn Seidi se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ për net të tëra gjatë Ramazanit falej në një veçane, - mendoj se këtu ka thënë, - të ndarë me hasër. Disa shokë të tij i bashkëngjiteshin dhe faleshin me të.
Kur e kuptoi këtë, e ndërpreu faljen (gjatë natës) dhe u tha: “Kam kuptuar çfarë po veproni. Andaj, o njerëz, faluni nëpër shtëpitë tuaja, sepse namazi më me vlerë për mashkullin është namazi që falet në shtëpi, përveç farzit.”
Afani ka thënë: “Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Musai, e ky e ka dëgjuar Ebu Nadrin, e ky nga Busri, e ky nga Zejdi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 731
Fjalë të panjohura?