19. Lirimi i robërve
421. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që e liron hisen e vet në një rob të përbashkët, ndërkohë posedon pasuri sa vlera e mbetur e robit, i kërkohet t'ua paguajë hisen ortakëve, që robi të lirohet, përndryshe robi konsiderohet pjesërisht i liruar.”
Referenca: Umdetul Ahkam 421
422. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e liron hisen e vet që i takon te një rob, ortakut duhet t'i paguajë nga pasuria e vet pjesën e mbetur të vlerës së robit. E, nëse nuk posedon pasuri, vlera e robit llogaritet në bazë të pjesës së mbetur (të ortakut tjetër), pastaj prej robit kërkohet të punojë, pa e munduar tej mase (në mënyrë që ta lirojë veten plotësisht).”
Referenca: Umdetul Ahkam 422
1. Nënkapitulli: Blerja e robit që është kushtëzuar për shitje pas vdekjes së pronarit
423. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një burrë nga ensarët liroi një rob në formën mudeber (që është përcaktuar të lirohet pas vdekjes së pronarit).
Në një tekst tjetër: “Kur Pejgamberi ﷺ u informua se një burrë nga sahabët liroi një rob në formën mudeber, ai nuk kishte pasuri tjetër pos atij robi, gjë për të cilën e shiti robin në fjalë për tetëqind dërhemë, kurse vlerën e paguar ia dërgoi pronarit.”
Referenca: Umdetul Ahkam 423