Sahihu i Buhariut — Hadithi 119

42. Nënkapitulli: Mësimi i diturisë përmendsh

119. Nga: Ebu Hurejra

Ahmed ibn Ebu Bekër Ebu Musabi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Ibrahim ibn Dinari, e ky nga Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Thashë: “O i Dërguari i Allahut!, unë po dëgjoj prej teje hadithe të shumta, mirëpo po i harroj.”
Pejgamberi ﷺ më tha: “Shtroje rrobën (në tokë).”
Pasi e shtrova, Pejgamberi ﷺ bëri sikur po mbushte diçka me duar, pastaj më tha: “Vishe!” Që kur e kam veshur, nuk kam harruar asgjë.”

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: “Njëjtë na ka treguar Ibn Ebu Fudejku (dhe shton se) ose ka thënë: “(sikur) po mbushte diçka me duar në të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 119

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?