Sahihu i Buhariut — Hadithi 121
43. Nënkapitulli: Dëgjimi i dijetarëve me vëmendje
121. Nga: Xherir ibn Abdullahu
Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Mudriku, e ky nga Ebu Zura se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ në haxhin lamtumirës e urdhëroi: “Urdhëroji njerëzit të dëgjojnë me vëmendje!” Pastaj tha: “Mos u ktheni pas meje në jobesimtarë, e të luftoni njëri-tjetrin.”