Sahihu i Buhariut — Hadithi 126

48. Nënkapitulli: Braktisja e asaj që është më e saktë nga frika se disa njerëz nuk do ta kuptonin, madje do të rrëshqisnin në diçka më të rëndë

126. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ubejdullah ibn Musai na ka treguar nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Esvedi ka thënë: “Ibn Zubejri më tha: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shpesh të kumtonte fshehurazi lajme, andaj, çfarë të ka treguar për Qabenë?” I thashë: “Më ka treguar se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “Oj Aishe! Sikur populli yt të mos ishte fillestar në Islam, - Ibn Zubejri thotë: të sapodalë nga kufri, - do ta rrënoja Qabenë dhe do t'ia ndërtoja dy dyer: njërën për të hyrë njerëzit, e tjetrën për të dalë.” Kështu Ibn Zubejri më vonë e realizoi këtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 126

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?