Sahihu i Buhariut — Hadithi 1460

43. Nënkapitulli: Zekati i lopëve

Ebu Humejdi transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do ta njoh një njeri i cili do të vijë (Ditën e Kiametit) tek Allahu me një lopë (në shpinë) që pëllet.” (Në këtë hadith është përmendur shprehja 'huvar' خُوَارٌ për pëllitjen e lopës). Mirëpo, (për këtë kuptim) përdoret edhe shprehja 'xhuvar' جُؤَارٌ (Nahl, 53) 'texh’erun' ﴾تَجْأَرُونَ﴿ domethënë: “I ngritni zërat tuaj sikur që lopa (ngre zërin) kur pëllet”.

1460. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Omer ibn Hafsi ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Marur ibn Suvejdi se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, - ose ka thënë: Betohem në Atë, përveç të Cilit s'ka të adhuruar të denjë, - sido që të jetë betuar: - se çdo njeri që ka deve, lopë ose dele dhe nuk e jep zekatin e tyre, ato, Ditën e Kiametit, do t'i paraqiten të mëdha e të majme, do ta shkelin me thundra dhe do ta godasin me brirë. Sa herë që e kalon e fundit, i kthehet e para. Kështu, derisa të gjykohen njerëzit.”

Këtë e transmeton Bukejri nga Ebu Salihu, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1460

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?