Sahihu i Buhariut — Hadithi 1470

50. Nënkapitulli: Përmbajtja nga lypësia

1470. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, për atë që merr litarin e vet e bart dru në shpinë është më mirë sesa të lypë prej ndokujt, pavarësisht a i jep a s'i jep.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1470

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?