Sahihu i Buhariut — Hadithi 1486

58. Nënkapitulli: Ai që i shet frutat, trungjet e pemëve, tokën e kopshtin, ndërkohë i është obliguar zekati ose një e dhjeta dhe e nxjerr atë prej një pasurie tjetër; ose i shet frutat dhe nuk i është obliguar zekati për to

Hadithi i Pejgamberit ﷺ: “Mos i shitni frutat pa iu shfaqur shenjat se janë pjekur.” Askujt nuk ia ka ndaluar shitjen e frutave pas shfaqjes së shenjave se janë të pjekur dhe nuk ka bërë dallime mes atij që i është obliguar zekati dhe atij që nuk i është obliguar.

1486. Nga: Abdullah ibn Omeri

Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e frutës pa iu shfaqur shenjat e pjekjes. E, kur pyetej për shenjat që tregojnë se është e papjekur, thoshte: “Derisa të siguroheni se ka shpëtuar nga sëmundjet (që i shkatërron).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1486

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?