Sahihu i Buhariut — Hadithi 1493

61. Nënkapitulli: Sadakaja ndaj të çrobëruareve të grave të Pejgamberit ﷺ

1493. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se donte ta blinte Berirën, që ta lironte (nga robëria), por pronarët e saj i vunë kusht që ata të kenë hise në trashëgiminë e saj. Aishja ia përmendi këtë Pejgamberit ﷺ, e në atë rast i tha: “Blije, sepse e drejta në trashëgiminë e robit i përket atij që e ka liruar.”

Pejgamberit ﷺ i sollën një copë mishi e unë i thashë: “Kjo është lëmoshë që i është dhënë Berirës.” Ai tha: “Për të është lëmoshë, kurse për ne është dhuratë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1493

Hadithe të ngjashme: Shiko (23)

Fjalë të panjohura?