Sahihu i Buhariut — Hadithi 1502

69. Nënkapitulli: Damkosja e deveve të sadakasë nga vetë dora e prijësit

1502. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Ebu Amër Evzaiu, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova në mëngjes tek i Dërguari i Allahut ﷺ me Abdullah ibn Ebu Talhain (e porsalindur) për t'ia njomur gojën (me hurma të përtypura). Kur arrita aty, Pejgamberi ﷺ në dorë kishte një hekur të skuqur, me të cilin ishte duke i damkosur devetë e zekatit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1502

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?