Sahihu i Buhariut — Hadithi 1563

34. Nënkapitulli: Llojet e haxhit temetu, kiran dhe ifrad; ndërrimi i llojit të haxhit për atë që nuk e ka marrë kurbanin me vete

1563. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Ali ibn Husejni se Mervan ibn Hakemi tregon: “Isha i pranishëm tek Othmani dhe Aliu (në Usfan), kur Othmani e konsideronte të ndaluar llojin (e haxhit) temetu dhe bashkimin e haxhit me umrën. Me të parë këtë, Aliu hyri në ihram për t'i bashkuar të dyja: “(O Allah), të përgjigjem për umre dhe haxh!,” si dhe tha: “Nuk e braktis Sunetin e Pejgamberit ﷺ për shkak të fjalës së dikujt tjetër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1563

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?