Sahihu i Buhariut — Hadithi 1601

54. Nënkapitulli: Bërja tekbir nëpër anët e Qabesë

1601. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ejubi, e këtij i ka treguar Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi (në Mekë), refuzoi të hynte në Qabe, se aty kishte idhuj, prandaj urdhëroi që të nxirreshin. Prej aty nxorën një pikturë, ku shihej Ibrahimi dhe Ismaili me shigjeta në duar (për të kërkuar fatin), e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Allahu i vraftë (idhujtarët)! Betohem në Allahun! Ata e dinin mirë se këta (Ibrahimi dhe Ismaili) kurrë nuk hodhën shigjeta për të kërkuar fatin.” Pastaj hyri në Qabe, bëri tekbir në anët e saj, por nuk u fal brenda.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1601

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?