Sahihu i Buhariut — Hadithi 1622

67. Nënkapitulli: Askush të mos e kryejë tavafin rreth Qabesë i zhveshur dhe të mos vijë në haxh asnjë idhujtar

1622. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka thënë Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Humejd ibn Abudrrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në haxhin para atij lamtumirës, të cilin e udhëhiqte Ebu Bekri me urdhrin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ditën e Bajramit të Kurbanit, u urdhërua nga Ebu Bekri që së bashku me disa të tjerë të thërrasë ndër njerëz: “Pas këtij viti asnjë idhujtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf i zhveshur rreth Qabesë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1622

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?