Sahihu i Buhariut — Hadithi 1637

76. Nënkapitulli: Transmetimet rreth ujit Zemzem

1637. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Fezariu, e ky nga Asimi, e ky nga Shabiu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i kam dhënë të pijë ujë Zemzemi. Ai ka pirë duke qenë në këmbë.”

Asimi thotë: “Ikrime është betuar se atëkohë Pejgamberi ﷺ ka qenë hipur mbi deve (kur Ibn Abasi i ka dhënë të pijë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1637

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?