Sahihu i Buhariut — Hadithi 1669
93. Nënkapitulli: Zbritja (për të kryer nevojat apo të ngjashme) në vendin mes Arafatit dhe Muzdelifes
1669. Nga: Usame ibn Zejdi
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Muhamed ibn Ebu Harmele, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ, prej Arafatit, hipa mbrapa në kafshën e tij. Kur Pejgamberi ﷺ arriti te ana e majtë e qafëmalit që ndodhet nën Muzdelife, u ndal dhe urinoi. Pasi erdhi, i hodha ujë për abdes. Mori abdes shpejt dhe i thashë: “Namazin, o i Dërguari i Allahut!” Ai tha: “Namazin do ta falim më tutje.”
Hipi sërish në kafshë, derisa arriti në Muzdelife, ku e fali namazin. Pastaj, mëngjesin tjetër, Fadli qe ai që hipi me të Dërguarin e Allahut ﷺ në kafshën e tij.”