Sahihu i Buhariut — Hadithi 1672
95. Nënkapitulli: Bashkimi i namazeve në Muzdelife
1672. Nga: Usame ibn Zejdi
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Kurejbi se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u nis prej Arafatit dhe (gjatë rrugës) u ndal te qafëmali, ku urinoi dhe mori abdes në formë jo të përkryer.” E pyeta: “A do të falesh?”
- “Namazin do ta falim më tutje”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Kur arriti në Muzdelife, mori abdes në formë të përkryer, u thirr ikameti dhe e fali akshamin. Pastaj, të gjithë njerëzit i pushuan devetë, secili te tenda e vet. Sërish u thirr ikameti, e në atë rast Pejgamberi ﷺ u fal (namazin e jacisë), pa falur diçka tjetër mes tyre (akshamit dhe jacisë).”