Sahihu i Buhariut — Hadithi 1684

100. Nënkapitulli: Kur duhet larguar prej Muzdelifes?

1684. Nga: Omer ibn Hatabi

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Amër ibn Mejmuni tregon: “Isha pjesëmarrës kur Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e fali sabahun në Muzdelife, pastaj u ndal dhe tha: “Idhujtarët nuk largoheshin (prej Muzdelifes) derisa lindte dielli dhe thoshin: “Zdritu, o Thebir, por Pejgamberi ﷺ e ka kundërshtuar (veprimin e tyre) duke u larguar (prej Muzdelifes) para lindjes së diellit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1684

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?