Sahihu i Buhariut — Hadithi 1698

107. Nënkapitulli: Thurja e qaforeve për kurbanet deve dhe lopë

1698. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Urve dhe Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dhuronte kurban prej Medinës (për t'u therur në Mekë), e unë i thurja qaforet e kurbanit të tij. Pastaj (pasi ia vendoste qaforen kurbanit) nuk ndalohej prej asgjëje që ndalohet ai që është me ihram.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1698

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?