Sahihu i Buhariut — Hadithi 1699
108. Nënkapitulli: Damkosja e kurbaneve
Urve transmeton nga Misveri se Pejgamberi ﷺ ia vendosi qaforen kurbanit dhe e damkosi, pastaj hyri në ihram për umre.
1699. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Eflah ibn Humejdi, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë ia thura qaforet kurbanit të Pejgamberit ﷺ, kurse ai e damkosi kurbanin dhe ia vendosi qaforet, - ose ka thënë: ia vendosa unë. - Pastaj kurbanin e dërgoi në Qabe, kurse vetë qëndroi në Medinë. Dhe (gjatë kësaj kohe), asgjë prej të lejuarave nuk iu bë e ndaluar.”