Sahihu i Buhariut — Hadithi 1703

110. Nënkapitulli: Vendosja e qaforeve në qafën e deleve

1703. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e këtij i ka treguar Mensur ibn Muëtemiri. [t]: Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I thurja qaforet e deleve që Pejgamberi ﷺ t'i dërgonte (për t'u therur në Mekë). Pastaj qëndronte i liruar prej çfarëdo ndalese të haxhit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1703

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?