Sahihu i Buhariut — Hadithi 1706

112. Nënkapitulli: Vendosja e nallaneve si qafore (për kurbanin)

1706. Nga: Ebu Hurejra

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulala ibn Abdulalai, e ky nga Mameri, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ikrime se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë duke tërhequr një deve, e në atë rast i tha:

- “Hip në të!”

- Është për kurban, - iu përgjigj ai.

- “Hip në të!” - i tha sërish Pejgamberi ﷺ.

Më vonë, e pashë të hipur mbi deve, tek ecte përbri Pejgamberit ﷺ, ndërsa nallanet ishin në qafën e saj.

Transmetimin e Mamerit e ka fuqizuar Muhamed ibn Beshari, e këtij i ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Mubareku nga Jahjai, e ky nga Ikrime, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1706

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?