Sahihu i Buhariut — Hadithi 1707

113. Nënkapitulli: Vendosja e mbulesës mbi shpinën e devesë që është për kurban

Ibn Omeri e shqyente mbulesën e shpinës së devesë vetëm te pjesa e gungës së saj. Kur e therte devenë, nga frika se mos gjaku do ta prishte, ia hiqte mbulesën e shpinës, pastaj e jepte sadaka.

1707. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më urdhëroi për të dhënë sadaka mbulesën dhe lëkurën e devesë që e ther për kurban.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1707

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?