Sahihu i Buhariut — Hadithi 1716
120. Nënkapitulli: Therësit nuk i jepet asgjë e kurbanit (për pagesë)
1716. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më dërgoi të kujdesem për kurbanet deve dhe më urdhëroi ta shpërndaj mishin e tyre. Më pas më urdhëroi t'i shpërndaj mbulesat dhe lëkurat e deveve.”