Sahihu i Buhariut — Hadithi 1719

124. Nënkapitulli: Pjesa e kurbanit që ndalet për t’u ngrënë dhe pjesa që dhurohet si lëmoshë

Ubejdullahu ka thënë: Më ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri ka thënë: "Nuk lejohet ngrënia e kurbanit të therur si shpagim për gjahun, duke qenë në ihram, dhe as e atij që theret për ta përmbushur zotimin, porse lejohet ngrënia e mishit të kurbaneve të tjera." Atai ka thënë: "Lejohet ngrënia dhe të ushqyerit e të tjerëve me kurbanin e haxhit."

1719. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Nuk e hanim mishin e kurbanit tonë më shumë se tri ditë (pas therjes), që qëndronim në Mina, por Pejgamberi ﷺ na e lehtësoi duke thënë: “Hani dhe merrni me vete.” Kështu, hëngrëm dhe morëm me vete (për më vonë).”

Xhurejxhi e pyeti Atain: “Vallë, mos ka thënë: “Derisa shkuam në Medinë?”

- Jo, - iu përgjigj Atai.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1719

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?