Sahihu i Buhariut — Hadithi 1961
48. Nënkapitulli: Lidhja e ditëve të agjërimit (ditë e natë, pa iftar dhe pa syfyr)
Ata që thonë: "Nuk ka agjërim gjatë natës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “... e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje…” (Bekare, 187) Pejgamberi ﷺ ka ndaluar lidhjen e agjërimit, duke i mëshiruar sahabët, me arsyetimin që të mos dëmtohen dhe se teprimi është i urryer.
1961. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musededi na ka thënë: Më ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos e lidhni agjërimin (disa ditë pa iftar dhe pa syfyr).” Ata i thanë: “Por ti po e lidh.” Ai tha: “Unë nuk jam sikurse ju. Allahu vazhdimisht më ushqen mua me ushqim e pije, - ose ka thënë: "Unë e kaloj natën, ndërsa Allahu më ushqen me ushqim e pije.”