Sahihu i Buhariut — Hadithi 1965

49. Nënkapitulli: Ndëshkimi i atij që e shpeshton lidhjen (e agjërimit disa ditë pa iftar dhe pa syfyr)

Këtë e transmeton Enesi nga Pejgamberi ﷺ.

1965. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar lidhjen e ditëve të agjërimit.” Një musliman i tha: “Por ti po e lidh, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Po cili prej jush është sikurse unë? Zoti im, gjatë natës, më ushqen me ushqim e pije.” E, kur ata refuzuan të ndaleshin së lidhuri agjërimin, një ditë Pejgamberi ﷺ e lidhi agjërimin me ta, më pas edhe një ditë tjetër, e pastaj e panë hënën e re, e në atë rast tha: “Sikur të vonohej, do t'jua shtoja”, si ndëshkim për ta, pasi refuzuan të ndaleshin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1965

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?