Sahihu i Buhariut — Hadithi 1966
49. Nënkapitulli: Ndëshkimi i atij që e shpeshton lidhjen (e agjërimit disa ditë pa iftar dhe pa syfyr)
Këtë e transmeton Enesi nga Pejgamberi ﷺ.
1966. Nga: Ebu Hurejra
Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kujdes, mos e lidhni agjërimin”, - dy herë. I thanë: “Por ti po e lidh.” Ai iu përgjigj: “Zoti im, gjatë natës, më ushqen me ushqim e pije. Angazhohuni me vepra aq sa mundeni.”