Sahihu i Buhariut — Hadithi 1988
65. Nënkapitulli: Agjërimi ditën e Arafatit
1988. Nga: Umu Fadël bint Harithi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Maliku, e këtij i ka treguar Salimi, e këtij i ka treguar Umejri, i çrobëruari i Umu Fadlit. [t]: Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Umejri, i çrobëruari i Abdullah ibn Abasit se Umu Fadël bint Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Arafatit disa njerëz polemizonin në prani të saj rreth agjërimit të Pejgamberit ﷺ. Disa thoshin: “Ai është agjërueshëm, kurse të tjerët thoshin: “Nuk është agjërueshëm.” Atëherë ajo i dërgoi Pejgamberit ﷺ një gotë qumësht, e në atë rast e piu duke qenë hipur mbi devenë e tij.”