59. Zanafilla e krijimit

1. Nënkapitulli: Transmetimet rreth ajetit: “Ai e fillon krijimin dhe Ai e përsërit atë e për Të kjo është edhe më e lehtë...”

Rabi ibn Huthejmi dhe Haseni (në lidhje me ajetin në fjalë) kanë thënë: "Për Të çdo gjë është e lehtë." Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vallë, a mos u lodhëm Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e serishëm.” (Kaf, 15) Pra, a mos u lodhëm kur ju krijuam ju? Ai, po ashtu, ka thënë: “Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre për gjashtë ditë, pa ndier lodhje aspak.” (Kaf, 38 dhe Fatir, 35) Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa (etapat e embrionit)?” (Nuh, 14)

3190. Nga: Imran ibn Husajni

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Xhami ibn Shedadi, e ky nga Safvan ibn Muhrizi se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup pjesëtarësh të fisit benu temim erdhën te Pejgamberi ﷺ, i cili u tha: “O benu temimë, përgëzohuni!” Ata i thanë: “Meqënëse na përgëzove, tani na jep diçka.” Atëherë, Pejgamberit ﷺ i ndryshoi fytyra. Kur erdhën banorët e Jemenit, Pejgamberi ﷺ u tha: “O banorë të Jemenit, pranojeni myzhdenë, pasi që benu temimët nuk e pranuan.” Ata i thanë: “E pranuam.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ filloi të flasë rreth zanafillës së krijimit dhe Arshit. Papritmas erdhi një burrë dhe më tha: “O Imran, të ka ikur deveja.” Ah, sikur të mos largohesha!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3190

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3191. Nga: Imran ibn Husajni

Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Xhami ibn Shedadi e ky nga Safvan ibn Muhrizi se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, ndërsa devenë e lidha për dere. Atëherë, erdhën disa pjesëtarë të fisit benu temim, të cilëve Pejgamberi ﷺ u tha: “Pranojeni myzhdenë, o benu temimë!” Ata i thanë: “Myzhdenë na dhe, tani na jep edhe pasuri.” Kjo ndodhi dy herë. Pastaj erdhën disa jemenas, të cilëve Pejgamberi ﷺ u tha: “Pranojeni myzhdenë, o banorë të Jemenit, sepse benu temimët nuk e pranuan.” Ata thanë: “E pranuam, o i Dërguari i Allahut.” Pastaj thanë: “Kemi ardhur të të pyesim rreth kësaj çështjeje.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Allahu ka ekzistuar atëherë kur nuk ka ekzistuar asgjë përveç Tij. Arshi i Tij ka qenë mbi ujë. Në Dhikër (Pllakën e Ruajtur) shkroi çdo gjë dhe i krijoi qiejt dhe Tokën.” Papritmas dikush thirri: “Të iku deveja, o Ibn Husajn!” Kur dola, pashë se e kishte marrë rrugën nëpër vapë. Për Allahun, ah sikur ta kisha lënë (të ikte)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3191

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3192. Nga: Omer ibn Hatabi

Isa na ka transmetuar nga Rakabe, e ky nga Kajs ibn Muslimi, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe na rrëfeu për fillimin e krijimit e deri te hyrja e banorëve të Xhenetit nëpër vendbanimet e tyre dhe banorëve të Zjarrit nëpër vendbanimet e tyre. Këtë e ka mësuar kush e ka mësuar dhe e ka harruar kush e ka harruar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3192

Fjalë të panjohura?

3193. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Ebu Shejbe më ka treguar nga Ebu Ahmedi, e ky nga Sufjani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “I biri i Ademit më shan, ndërsa atij nuk i takon të më shajë.” Po ashtu, ai më përgënjeshtron, porse as kjo nuk i takon. Sharje janë fjalët e tij se Unë kam fëmijë, ndërsa përgënjeshtrim janë fjalët e tij: “Ai nuk mund të më ringjallë siç më ka krijuar fillimisht.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3193

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3194. Nga: Ebu Hurejra

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Mugire ibn Abdurrahman Kurashiu, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur Allahu i krijoi krijesat, në Librin e Tij, që gjendet tek Ai, mbi Arsh, shkroi: “Mëshira Ime ka mbizotëruar zemërimin Tim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3194

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

2. Nënkapitulli: Transmetimet rreth shtatë tokëve

Allahu i Lartësuar ka thënë: - “Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” (Talak, 12) “Dhe kulmin e ngritur!” (Tur, 5) - pra, qiellin. “Ia ngriti lart kupën dhe e përsosi.” (Naziat, 28) - përkatësisht, ndërtimin e saj. “Për qiellin e stolisur me yje!” (Dharijat, 7) - ngritja dhe bukuria e tij. “Duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë.” (Inshikak, 2 dhe 5) - e dëgjon dhe i bindet. “Dhe të flakë atë që ka brenda e të zbrazet.” (Inshikak, 4) - pra, i nxjerr të vdekurit dhe boshatiset prej tyre. “Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!” (Shems, 6) “Dhe kur papritmas do të gjenden mbi sipërfaqe (të ringjallur).” (Naziat, 14) - në fytyrë të tokës, ku rrinë kafshët dhe bëhet gjumi e pushimi.

3195. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Uleje, e ky nga Ali ibn Mubareku, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Muhamed ibn Ibrahim ibn Harithi se Ebu Seleme ibn Abdurrahmani, - i cili kishte një mosmarrëveshje me disa persona (për një tokë), shkoi tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe ia përmendi mosmarrëveshjen, - e në atë rast ajo i tha: “O Ebu Seleme, lëre atë tokë, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që bën padrejtësi, duke ia zaptuar tokën dikujt, qoftë dhe sa një pëllëmbë, (Ditën e Kiametit), do t'i ngarkohen (në shpinë) shtatë të tilla.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3195

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3196. Nga: Abdullah ibn Omeri

Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që zapton padrejtësisht, qoftë dhe një pjesë të vogël të një toke, Ditën e Kiametit do të fundoset sa shtatë të tilla.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3196

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3197. Nga: Ebu Bekrete

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Muhamed ibn Sirini, e ky nga i biri i Ebu Bekretes se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Koha është rikthyer siç ka qenë atëherë kur Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën. Viti është dymbëdhjetë muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë: tre radhazi: dhul kade, dhul hixhe dhe muharrem, si dhe muaji rexheb i fisit mudar, që gjendet mes muajve xhumada dhe shaban.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3197

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

3198. Nga: Seid ibn Zejdi

Ubejd ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Seid ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Erva e paditi atë te Mervani për shkak të një toke, - për të cilën ajo pretendonte se Seidi ia kishte zvogëluar. - Seidi tha: “Unë t'i pakësoj diçka nga e drejta e saj?! Betohem se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Atij që ia zapton tokën dikujt padrejtësisht, qoftë dhe sa një pëllëmbë, (Ditën e Kiametit) do t'i ngarkohen (në shpinë) shtatë të tilla.”

Ibn Ebu Zinadi transmeton nga Hishami, e ky nga babai i tij se Seid ibn Zejdi i ka thënë: “Hyra te Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3198

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3. Nënkapitulli: Transmetimet rreth yjeve

Katade, në komentimin e ajetit: “Ne jua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme...” (Mulk, 5), ka thënë: Allahu i ka krijuar këto yje për tri gjëra: i ka bërë zbukurim për qiellin, gurëzim për shejtanët dhe shenja për orientim. Andaj, nëse dikush i komenton me diçka tjetër, përveç këtyre triave, ka gabuar, e ka humbur hisen e vet dhe është marrë me diçka, për të cilën nuk ka dituri. Allahu Fuqiplotë ka thënë: "Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!" (Kehf, 45) "Por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë." (Rrahman, 20) "Dhe të kopshteve të dendura." (Nebe, 16) "I Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun." (Bekare, 22) "Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin. Zbritni - u thamë Ne - do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar." (Bekare, 36) "Toka e mirë i jep frutat me lejen e Zotit të saj, ndërsa toka e keqe, zor se jep gjë. Kështu, në mënyra të ndryshme, Ne ua shpjegojmë shpalljet Tona njerëzve mirënjohës." (Araf, 58)

4. Nënkapitulli: Cilësitë e Diellit dhe Hënës

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar.” (Rrahman, 5) “Për Diellin dhe shkëlqimin e tij!” (Shems, 1) “As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t’ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.” (Jasin, 40) “Një shenjë tjetër për ata është nata, prej së cilës Ne e tërheqim ditën dhe atëherë ata mbeten në errësirë.” (Jasin, 37) “Dhe do të çahet qielli, që atë ditë do të jetë i thyeshëm. Engjëjt do të rrinë skajeve të tij, kurse tetë prej tyre do të mbajnë Fronin e Zotit tënd.” (Haka, 16-17) “Netët i bëri të errëta, kurse ditët të ndritshme.” (Naziat, 29) “Dhe kur ra nata, ai e pa një yll dhe tha: "Ky është Zoti im!, por pasi perëndoi ai tha: "Nuk i dua ata që perëndojnë!” (Enam, 76) “Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin.” (Tekvir, 1) “(Betohem) Në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj, si dhe në hënën e plotë.” (Inshikak, 17-18) “Ne kemi krijuar yjësi në qiell dhe e kemi zbukuruar atë për shikuesin.” (Hixhër, 16) “Qoftë i lartësuar Ai, i Cili e ka stolisur qiellin me yjësi dhe ka vënë në të një Kandil të ndritshëm dhe një Hënë që ndriçon.” (Furkan, 61) “As freskia (e hijes) dhe vapa.” (Fatir, 21) “Kjo është kështu, sepse Allahu e ndërfut natën te dita e ditën te nata dhe se Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.” (Haxh, 61) “Vërtet mendoni se do të liheni të qetë para se Allahu t’i ketë njohur ata midis jush që kanë luftuar dhe që nuk kanë kërkuar aleatë të tjerë, përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve?! Allahu e di mirë se çfarë bëni.” (Teube, 16)

3199. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga babai i tij se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, pas perëndimit të diellit, i ka thënë: “Vallë, e di ku shkon?” Unë i thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Ai shkon të bëjë sexhde nën Arsh, pastaj kërkon leje dhe i jepet leje. Mund të ndodhë të bëjë sexhde e të mos i pranohet dhe të kërkojë leje e të mos i jepet dhe t'i thuhet: “Kthehu nga ke ardhur!”, në mënyrë që të lindë nga perëndimi.” Kjo përkon me fjalën e Allahut: “Dielli lundron për në vendin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.” (Jasin, 38)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3199

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3200. Nga: Ebu Hurejra

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Abdullah Denaxhi, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, Dielli dhe Hëna do të jenë të palosur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3200

Fjalë të panjohura?

3201. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Eklipsi i Diellit dhe Hënës nuk ndodh si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndonjë njeriu, mirëpo ato janë argumente të Allahut. Andaj, kur ta shihni (eklipsin) duke ndodhur, faluni.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3201

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3202. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut. Eklipsi i tyre nuk ndodh si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndokujt. Andaj, kur ta shihni (eklipsin) duke ndodhur, përmendeni Allahun.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3202

Fjalë të panjohura?

3203. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën kur ndodhi eklipsi i Diellit, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit, mori tekbir (për të falur namaz) dhe lexoi gjatë (në kijam). Pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë në të. U ngrit dhe tha: “Semiallahu limen hamideh (Allahu i përgjigjet atij që e falënderon), dhe vazhdoi të qëndrojë në këmbë siç ishte më parë, ku sërish lexoi gjatë, por më shkurt se herën e parë. Pastaj ra në ruku, ku qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e parë dhe ra në sexhde, ku qëndroi gjatë. Njëjtë veproi edhe në rekatin e fundit dhe dha selam, ndërkohë Dielli ishte shfaqur tërësisht. Pastaj u ligjëroi njerëzve dhe, për eklipsin e Diellit dhe Hënës, u tha: “Ato janë argumente të Allahut. Eklipsi i tyre nuk ndodh për vdekjen ose lindjen e ndokujt, andaj, kur të shihni se (eklipsi) po ndodh, nxitoni me frikë për në namaz.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3203

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

3204. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Eklipsi i Diellit dhe Hënës nuk ndodh si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndokujt, por ato janë argumente të Allahut. Andaj, nëse i shihni të ndodhin, faluni.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3204

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5. Nënkapitulli: Transmetimet rreth ajetit: “Ai i dërgon erërat si lajmëtare të mëshirës së Tij...”

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t’ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t’ju dërgojë furtunë...?” (Isra, 69) “Ne i dërgojmë erërat për pllenim...” (Hixhr, 22) “A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?!...” (Bekare, 266) “Gjithçka që jobesimtarët shpenzojnë në jetën e kësaj bote, i përngjan erës së akullt...” (Ali Imran, 117)

3205. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Jam ndihmuar me erën e lehtë të lindjes, kurse Adi (populli i Hudit ﷺ) është shkatërruar me erën e furishme të perëndimit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3205

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3206. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ shihte ndonjë re të dendur në qiell, endej sa andej, sa këndej, hynte brenda e dilte jashtë dhe i ndryshonte fytyra. Nëse binte shi, çlirohej. Kështu, Aishja e pyeti rreth kësaj, e në atë rast ai tha: “E si ta di, ndoshta ndodh sikur me atë popullin që patën thënë: “Dhe, kur panë një re që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, ata thanë: “Kjo re po sjell shiun! Jo!, - u përgjigj ai, - kjo është ajo që ju e keni shpejtuar: një erë që bart një dënim të dhembshëm.” (Ahkaf, 24)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3206

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

6. Nënkapitulli: Përmendja e melekëve

Enesi ka thënë: "Abdullah ibn Selami i tha Pejgamberit ﷺ: "Xhibrili ﷺ është meleku armik i hebrenjve." Ibn Abasi, në komentimin e ajetit: “Ne jemi ata që qëndrojmë në radhë”, (Safat, 165) ka thënë: "Janë për qëllim melekët."

3207. Nga: Malik ibn Saësai

Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja. [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi dhe Hishami, e këtyre u ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enes ibn Maliku se Malik ibn Saësai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka rrëfyer: “Një natë te Qabeja, ndërkohë që isha as fjetur e as zgjuar, erdhi një burrë mes dy të tjerëve dhe më sollën një enë të artë të mbushur me urtësi dhe besim. Ma çanë gjoksin nga trakeja deri në diafragmë, brendësinë ma lanë me ujë Zemzemi, pastaj e mbushën me urtësi dhe iman. Më sollën një kafshë të bardhë, më të vogël se mushka e më të madhe se gomari, (që quhej) Burak. Dhe kështu u nisëm së bashku me Xhibrilin. Me të arritur në qiellin e dynjasë, Xhibrili i tha rojës së qiellit:

- Hape!

- Kush është? - tha roja.

- Xhibrili.

- E kush është me ty? - pyeti ai.

- Muhamedi.

- I është dërguar shpallja? - tha roja.

- Po, - iu përgjigj Xhibrili.

- Mirë se ka ardhur! Eh, çfarë vizitori i mirë që na paska ardhur! - tha roja.

Ndërkohë, shkova tek Ademi dhe e përshëndeta me selam, i cili më tha: “Mirë se ke ardhur, o bir e pejgamber!” Pastaj shkuam në qiellin e dytë. Aty na thanë:

- Kush është?

- Xhibrili, - iu përgjigj Xhibrili ﷺ.

- E kush është me ty? - pyeti ai.

- Muhamedi ﷺ.

- I është dërguar shpallja? - pyeti roja.

- Po, - iu përgjigj Xhibrili.

- Mirë se ka ardhur! Eh, çfarë vizitori i mirë që na paska ardhur! - tha roja.

Aty shkuam tek Isai dhe Jahjai, të cilët më thanë: “Mirë se ke ardhur, o vëlla e pejgamber!” Pastaj shkuam në qiellin e tretë. Aty na thanë:

- Kush është?

- Xhibrili, - iu përgjigj Xhibrili ﷺ.

- E kush është me ty? - pyeti ai.

- Muhamedi.

- I është dërguar shpallja? - pyeti roja.

- Po, - iu përgjigj Xhibrili.

- Mirë se ka ardhur! Eh, çfarë vizitori i mirë që na paska ardhur! - tha roja.

Aty shkova te Jusufi dhe e përshëndeta. Ai më tha: “Mirë se erdhe, o vëlla e pejgamber!” Pastaj shkuam në qiellin e katërt. Aty na thanë:

- Kush është?

- Xhibrili, - iu përgjigj Xhibrili ﷺ.

- E kush është me ty? - pyeti ai.

- Muhamedi ﷺ.

- I është dërguar shpallja? - pyeti roja.

- Po, - iu përgjigj Xhibrili.

- Mirë se ka ardhur! Eh, çfarë vizitori i mirë që na paska ardhur! - tha roja.

Aty shkova tek Idrisi dhe e përshëndeta. Ai më tha: “Mirë se erdhe, o vëlla e pejgamber!” Pastaj shkuam në qiellin e pestë. Aty na thanë:

- Kush është?

- Xhibrili, - iu përgjigj Xhibrili ﷺ.

- E kush është me ty? - pyeti ai.

- Muhamedi.

- I është dërguar shpallja? - tha roja.

- Po, - iu përgjigj Xhibrili.

- Mirë se ka ardhur! Eh, çfarë vizitori i mirë që na paska ardhur! - tha roja.

Aty shkuam te Haruni dhe e përshëndeta. Ai tha: “Mirë se vjen, o vëlla e pejgamber!” Pastaj shkuam në qiellin e gjashtë. Aty na thanë:

- Kush është?

- Xhibrili, - iu përgjigj Xhibrili ﷺ.

- E kush është me ty? - pyeti ai.

- Muhamedi.

- I është dërguar shpallja? Mirë se ka ardhur! E, çfarë vizitori i mirë që na paska ardhur! - tha roja.

Aty shkova te Musai dhe e përshëndeta. Ai më tha: “Mirë se vjen, o vëlla e pejgamber!” Kur u largova nga aty, ai filloi të qajë. E pyetën: “Përse po qan?” Ai tha: “O Zot, nga umeti i këtij djaloshi, që është dërguar pas meje, do të hyjnë në Xhenet më shumë sesa nga umeti im.”

Pastaj shkuam në qiellin e shtatë. Aty na thanë:

- Kush është?

- Xhibrili, - iu përgjigj Xhibrili ﷺ.

- E kush është me ty? - pyeti roja.

- Muhamedi, - tha Xhibrili.

Roja ia ktheu: “I është dërguar shpallja? Mirë se ka ardhur! Eh, çfarë vizitori i mirë që na paska ardhur!”

Aty shkova tek Ibrahimi dhe e përshëndeta. Ai më tha: “Mirë se erdhe, o bir e pejgamber!” Pastaj më ngritën te Bejtu Mamuri1, për të cilën e pyeta Xhibrilin, e ai më tha: “Kjo është Bejtu Mamuri. Çdo ditë, aty falen shtatëdhjetë mijë melekë dhe, pasi dalin, nuk kthehen më kurrë dhe ajo është hera e fundit që hyjnë.” Pastaj m'u shfaq Sidretu Muntehaja, frutat e së cilës dukeshin sikurse qypet e Hexherit (emër vendi), ndërsa gjethet sikur veshë elefanti. Te rrënjët e saj ndodheshin katër lumenj: dy lumenj të fshehtë dhe dy të tjerë të dukshëm. Kur e pyeta Xhibrilin, më tha: “Dy të fshehtët derdhen në Xhenet, ndërsa dy të dukshmit janë Nili dhe Eufrati.”

Më pas m'u obliguan pesëdhjetë namaze. U nisa të kthehem derisa arrita te Musai, i cili më pyeti: “Çfarë bëre?” I thashë: “Më janë obliguar pesëdhjetë namaze.” Ai më tha: “Unë i njoh njerëzit më mirë se ti dhe kam vuajtur shumë nga benu israilët. Umeti yt nuk mund ta përballojë, andaj kthehu te Zoti yt dhe kërko prej Tij (të ta pakësojë).” Unë u ktheva dhe Ai m'i bëri dyzet namaze. Pastaj ndodhi e njëjta gjë dhe m'i bëri tridhjetë. Sërish ndodhi e njëjta gjë dhe Ai m'i bëri njëzet. Sërish e njëjta dhe Ai m'i pakësoi në dhjetë. Kur shkova te Musai, m'i tha të njëjtat gjëra, ndaj Allahu m'i bëri pesë namaze. Me të shkuar te Musai, më pyeti: “Çfarë bëre?” I thashë: “M'i pakësoi në pesë.” Ai sërish m'i tha të njëjtat gjëra, por unë i thashë: “Me kaq po ndalem.” Atëherë u dëgjua një thirrje: “Unë e vendosa obligimin Tim e ua lehtësova robërve të Mi dhe të mirën e shpërblej dhjetëfish.”

Hemami transmeton nga Katadja, e ky nga Haseni, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ (se ka thënë): "Në Bejtu Mamur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3207

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3208. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Hasen ibn Rabiu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e ky nga Ameshi, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, - i sinqerti që i është thënë e vërteta, - ka thënë: “Çdo njeriu i tubohet krijimi në mitrën e nënës së tij për dyzet ditë, pastaj, për po aq ditë, shndërrohet në copë gjaku të varur, më pas, për po aq ditë, shndërrohet në copë mishi (sikurse mishi i përtypur). Pastaj, Allahu dërgon një melek që urdhërohet me katër gjëra dhe i thuhet: “Shkruaje veprën, furnizimin dhe jetëgjatësinë e tij, si dhe, nëse do të jetë fatzi apo i lumtur (në botën tjetër).” Më pas, i fryhet shpirti në të. Ndodh që ndokush të punojë vepra të atilla, saqë nuk mbetet mes tij dhe Xhenetit më shumë se një kut, por libri i tij ia parakalon, rrjedhimisht punon vepra të banorëve të Zjarrit (dhe përfundon në të), si dhe anasjelltas, punon vepra të atilla, saqë nuk mbetet mes tij dhe Zjarrit më shumë se një kut, por libri ia parakalon, rrjedhimisht punon vepra të banorëve të Xhenetit (dhe përfundon në të).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3208

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3209. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahledi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Transmetimin e Mahledit e fuqizon Ebu Asimi nga Ibn Xhurejxhi i cili thotë: Më ka rrëfyer Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur Allahu e do një rob, i thërret Xhibrilit: “Allahu e do filanin, andaj duaje edhe ti.” Kështu, edhe Xhibrili fillon ta dojë. Pastaj, Xhibrili thërret ndër banorët e qiellit: “Allahu e do filanin, andaj duajeni edhe ju.” Kështu, të gjithë banorët e qiellit fillojnë ta duan atë. Kështu, bëhet i pranueshëm edhe në Tokë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3209

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3210. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Merjemi, e këtij i ka rrëfyer Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Xhaferi, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahmani, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ ka thënë: “Melekët zbresin mbi re dhe i përmendin çështjet e paracaktuara qiellore, kurse shejtanët i dëgjojnë (disa fjalë) vjedhurazi dhe ua tregojnë falltarëve duke i mbështjellë me njëqind gënjeshtra nga vetvetja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3210

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3211. Nga: Ebu Hurejra

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme dhe Agarri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në ditën e premte, në çdo derë të xhamisë vendoset nga një melek, i cili i shkruan emrat (e atyre që hyjnë), një nga një. Kur imami ulet (në minber), ata i mbyllin fletushkat dhe vijnë për të dëgjuar hutben.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3211

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3212. Nga: Hasan ibn Thabit Ensariu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu se Seid ibn Musejebi tregon: “Teksa Hasani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po këndonte poezi, në xhami hyri Omeri. Ai i tha: “Këndoja poezi në këtë xhami, atëkohë kur në të ndodhej ai që ishte më i mirë se ti.” Pastaj u kthye nga Ebu Hurejra dhe i tha: “Po të bëj be në Allahun, a e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke më thënë: “Përgjigju (atyre) për mua! O Allah, ndihmoje me Shpirtin e Shenjtë!”? Ai i tha: “Po.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3212

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3213. Nga: Bera ibn Azibi

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adij ibn Thabiti se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Hasanit: “Sulmoji, - ose ka thënë: vërsulju, - sepse Xhibrili është me ty.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3213

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3214. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky e ka dëgjuar Humejd ibn Hilalin se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sikur po e shoh tani pluhurin që ngrihej nëpër rrugicën e fisit benu ganëm. Musai shton: “Nga ecja e Xhibrilit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3214

Fjalë të panjohura?

3215. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ferve na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Harith ibn Hishami e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Si të vjen shpallja?” Ai iu përgjigj: “Më vjen në të gjitha format: ndonjëherë më vjen sikurse tingëllima e ziles dhe, kur (meleku) largohet, unë tanimë e kam nxënë atë që më është shpallur, lloj ky që është më i rëndi për mua; ndonjëherë meleku më paraqitet në formë të ndonjë burri dhe më flet, sakaq unë e mësoj atë që më thotë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3215

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3216. Nga: Ebu Hurejra

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Atë që i dhuron dy lloje të pasurisë në rrugën e Allahut, rojat e (portave të) Xhenetit do ta thërrasin: “O filan, eja këtu.” Në atë rast Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut, ky është ai që nuk shkatërrohet.” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Shpresoj që ti të jesh prej tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3216

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3217. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ iu drejtua asaj: “Oj Aishe, Xhibrili po të jep selam.” Ajo i tha: “Edhe mbi të qoftë paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut! Ti sheh gjëra që unë nuk i shoh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3217

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3218. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Dherri. [t]: Jahja ibn Xhaferi më ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Omer ibn Dherri, e ky nga babai i tij, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë Xhibrilit: “Vallë, pse nuk na viziton më shpesh?” Atëherë zbriti ajeti: “(Xhibrili tha): “Ne (melekët) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Dhe Zoti yt nuk harron kurrë.” (Merjem, 64)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3218

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3219. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Sulejmani, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Xhibrili ma ka lexuar Kuranin në një dialekt, por unë vazhdova t'i kërkoj më shumë, derisa përfunduam në shtatë dialekte.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3219

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3220. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili. E takonte atë çdo natë Ramazani dhe e mësonte Kuranin me të. Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e takonte Xhibrili, në vepra të mira ka qenë më bujar sesa era që fryn (plot mirësi).”

Transmetohet nga Abdullahu se ka thënë: “Ngjashëm na ka treguar edhe Mameri, me këtë sened. Ebu Hurejra dhe Fatimja kanë transmetuar nga Pejgamberi ﷺ se Xhibrili ia lexonte Kuranin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3220

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3221. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu se Ibn Shihabi tregon se Omer ibn Abdulazizi e vonoi pak namazin e ikindisë. Në atë rast Urve i tha: “Xhibrili ka zbritur dhe është falur para të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Omeri ia ktheu: “Kujtohu mirë çfarë po flet, o Urve!” Urve i tha: “E kam dëgjuar Beshirin, të birin e Ebu Mesudit, të thotë: “E kam dëgjuar Ebu Mesudin se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Xhibrili zbriti dhe më priu në namaz, ndërsa unë u fala me të. Pastaj u fala me të. Pastaj u fala me të. Pastaj u fala me të. Pastaj u fala me të.” Dhe, me gishta, i numëroi pesë namaze.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3221

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3222. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Habib ibn Ebu Thabiti, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xhibrili më tha: “Kushdo që vdes nga umeti yt pa i bërë ortak Allahut, do të hyjë në Xhenet, - ose ka thënë: nuk do të hyjë në Zjarr.” I thashë: “Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh?” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Edhe nëse (i bën ato).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3222

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

3223. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët ndërrohen me njëri-tjetrin: disa melekë natën, disa melekë ditën, e bashkohen në namazin e sabahut dhe të ikindisë. Kur ata që kanë qenë me ju ngrihen tek Allahu, Ai i pyet, ndonëse Ai e di më së miri: “Si i latë robërit e Mi?” Ata thonë: “I lamë duke u falur, ashtu siç i gjetëm, duke u falur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3223

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

7. Nënkapitulli: Kur dikush thotë ‘amin’, në përputhje me melekët në qiell, i falen mëkatet e së kaluarës

3224. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahledi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ismail ibn Umeje, e këtij i ka treguar Nafiu, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i përgatita një jastëk, në të cilin ndodheshin ca vizatime. Kur erdhi Pejgamberi ﷺ, i ndryshoi fytyra, andaj i thashë:

- Çfarë bëmë, o i Dërguari i Allahut?

- “Ç'është puna e këtij jastëku?” - pyeti Pejgamberi ﷺ.

- Thjesht jastëk, e kam bërë për ty, që të shtrihesh në të.

- “A nuk e di që melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka piktura (frymorësh) dhe se Ditën e Kiametit piktorët e këtyre pikturave do të dënohen e do t'u thuhet: “Jepuni jetë (po patët mundësi) gjërave që i keni vizatuar!” - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3224

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3225. Nga: Ebu Talha Ensariu

Ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu, e ky e ka dëgjuar Ibn Abasin se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Melekët nuk hyjnë në një shtëpi ku ka qen dhe piktura frymorësh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3225

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3226. Nga: Ebu Talha Ensariu

Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Bukejr ibn Eshexhi, e këtij i ka treguar Busr ibn Seidi, e këtij i ka treguar Zejd ibn Halid Xhuheniu, - ndërkohë, bashkë me Busr ibn Seidin transmeton edhe Ubejdullah Havlaniu, i cili ka qenë thjeshtri i Mejmunes, bashkëshortes së Pejgamberit ﷺ, - pra këtyre dyve u ka treguar Zejd ibn Halidi se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët nuk hyjnë në një shtëpi ku ka piktura (frymorësh).”

Busri tregon: “Zejd ibn Halidi u sëmur, andaj shkuam për ta vizituar. Duke qenë në shtëpinë e tij, pamë një perde me vizatime. Ubejdullah Havlaniut i thashë: “A nuk na ka transmetuar vetë hadithin rreth pikturave?” Ubejdullahu iu përgjigj: “Ai, po ashtu, ka transmetuar: “Përveç vizatimeve të jofrymorëve.” Vallë, nuk e paske dëgjuar?” Unë i thashë: “Jo.” Ai më tha: “Po, e ka përmendur edhe këtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3226

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3227. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Omeri, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Xhibrili i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “Ne nuk hyjmë në atë shtëpi ku ka piktura (frymorësh) apo qen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3227

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3228. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur imami thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Allahume Rabena lekel hamd”, sepse atij, fjala e të cilit përputhet me fjalën e melekëve, i falen mëkatet e kaluara.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3228

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3229. Nga: Ebu Hurejra

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Hilal ibn Aliu, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ju llogariteni se jeni në namaz për aq sa jeni duke e pritur namazin dhe melekët thonë: “O Allah, fale atë dhe mëshiroje!” - për sa kohë që nuk është larguar nga vendfalja ose nuk e prish abdesin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3229

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

3230. Nga: Jala ibn Umeje

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Atai, e ky nga Safvan ibn Jalai se Jala ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të lexojë në minber ajetin: “Ata thërrasin: “O Malik!” (Zuhruf, 77)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3230

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3231. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “A keni përjetuar ndonjë ditë më të vështirë se ditën e Uhudit?” Ai ka thënë: “Kam përjetuar shumë gjëra të rënda prej popullit tënd. Por, gjëja më e vështirë që kam përjetuar prej tyre është dita e Akabesë, kur pata kërkuar mbështetjen e Ibn Abdujalil ibn Abdukulalit, por ai nuk pranoi atë që kërkova. Kështu, u nisa i brengosur e i zhytur në mendime, saqë nuk erdha në vete derisa arrita në vendin Karnu Thealib. Aty e ngrita kokën dhe ja, një re duke më bërë hije. Aty e pashë Xhibrilin, i cili më tha: “Allahu i ka dëgjuar fjalët e popullit tënd dhe refuzimin që të është bërë. Andaj, e ka dërguar melekun e maleve, që t'i japësh urdhër ç'të duash kundër tyre.” Meleku i maleve më përshëndeti dhe më tha: “O Muhamed! Kërko ç'të duash, madje, nëse dëshiron, do t'i përmbys dy malet (rreth Mekës) mbi ta.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Përkundrazi, shpresoj që Allahu do të nxjerrë prej pasardhësve të tyre ndokënd që do ta adhurojë Allahun, të Vetmin, pa i bërë ortak asgjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3231

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3232. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane se Ebu Is'hak Shejbaniu tregon: “E kam pyetur Zirr ibn Hubejshin rreth ajetit: “Qëndronte sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër. E i shpalli robit të Allahut, atë që i shpalli.” (Nexhm, 9-10) Ai u përgjigj: “Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na ka treguar se Pejgamberi ﷺ e ka parë Xhibrilin me gjashtëqind flatra.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3232

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3233. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në komentimin e ajetit: “Por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij!”, (Nexhm, 18) ka thënë: “I ka parë flatrat e gjelbra (të Xhibrilit), që kishin mbuluar horizontin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3233

Fjalë të panjohura?

3234. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Abdullah ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e ky nga Ibn Avniu, e këtë e ka lajmëruar Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kush pretendon se Muhamedi ﷺ e ka parë Zotin e vet, e ka tepruar. Por, ai e ka parë Xhibrilin në formën dhe natyrën e tij origjinale, teksa e kishte mbuluar tërë horizontin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3234

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3235. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Jusufi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Zekerija ibn Ebu Zaide, e ky nga Ibn Eshvai, e ky nga Shabiu se Mesruku thotë: E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Po ku po mbetet ajeti: “Pastaj iu afrua e iu lëshua, sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër.”? (Nexhm, 8-9) Aishja u përgjigj: “Ai ka qenë Xhibrili. Zakonisht i paraqitej në formën e njeriut, por këtë herë i qe paraqitur në formën e vet origjinale dhe e kishte zënë horizontin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3235

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3236. Nga: Semure ibn Xhundubi

Musai na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sonte i kam parë dy burra, të cilët erdhën (dhe më morën). Ata më thanë: “Ai që e ndez Zjarrin është Maliku, rojtari i Zjarrit. Unë jam Xhibrili, ndërsa ky është Mikaili.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3236

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

3237. Nga: Ebu Hurejra

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Hazimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur burri e fton bashkëshorten në shtrat dhe ajo refuzon, e në atë rast burri e kalon natën i hidhëruar me të, melekët do ta mallkojnë atë grua deri në mëngjes.”

Transmetimin e Ebu Avanes e kanë fuqizuar Shuëbe, Ebu Hamzai, Ibn Davudi dhe Ebu Muaviu nga Ameshi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3237

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3238. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky e ka dëgjuar Ebu Selemen se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Pastaj, për një periudhë kohore, m'u vonua shpallja dhe, një ditë, teksa po ecja, dëgjova një zë nga qielli. Kur ngrita shikimin drejt qiellit, pashë melekun, që më ishte paraqitur në shpellën Hira, ulur në një karrige mes qiellit dhe Tokës. Aq shumë më kaploi frika nga kjo pamje, saqë rashë përtokë. Shkova në shtëpi dhe thashë: “Më mbuloni! Më mbuloni!” Atëherë Allahu i zbriti ajetet: “O ti i mbështjellë! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje! Petkat e tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia!” (Mudethir, 1-5)

Ebu Seleme ka thënë: “Me fjalën "ndyrësia", janë për qëllim idhujt.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3238

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

3239. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja. Halife më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Alije, e këtij i ka treguar i biri i xhaxhait të Pejgamberit ﷺ Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Natën kur më ngritën në qiell, e pashë Musain ﷺ: një burrë i zeshkët, i gjatë dhe flokëdredhur, sikurse të ishte nga fisi shenue. Pastaj e pashë Isain ﷺ: një burrë mesatar, i kuq në të bardhë dhe flokëgjatë. Po ashtu, e pashë Malikun, rojtarin e Zjarrit, si dhe Dexhallin, në mesin e shumë mrekullive që Allahu m'i shfaqi. Andaj, mos ki dyshime rreth takimit me të.”

Enesi dhe Ebu Bekrete transmetojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët e ruajnë Medinën nga Dexhalli.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3239

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

8. Nënkapitulli: Transmetimet rreth përshkrimit të Xhenetit dhe se ai ekziston edhe tani

Ebu Alije ka thënë: "Xheneti është i pastër: aty nuk ka menstruacione, as urinë e as pështymë. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Sa herë që atyre t’u jepet si ushqim ndonjë frutë e kopshteve, ata do të thonë: "Këtë e kemi ngrënë edhe përpara." Por atyre do t’u jepen vetëm fruta të ngjashme...” (Bekare, 25) “Frutat e të cilit do t’i kapë lehtë.” (Haka, 23) dhe: “... duke ndenjur të mbështetur në shtretër të lartë...” (Kehf, 31) Haseni ka thënë: "Në fytyrë, ndriçimi, ndërsa në zemra, gëzimi." Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Prej një burimi të quajtur Selsebil.” (Insan, 18) “Prej saj as do të trullosen, as do të dehen.” (Safat, 47) “Vajza të reja, të së njëjtës moshë, dhe kupa të plota.” (Nebe, 33-34) “Fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen. Dhe ai (musht) do të përzihet me ujin e Tesnimit.” (Mutafifin, 26-27) “Aty do të jenë dy burime që gulfojnë.” (Rrahman, 66) “Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar.” (Vakia, 15) “Të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta.” (Vakia, 37) “Pranë një uji rrjedhës.” (Vakia, 31) “Dhe në shtroje të ngritura (ku i presin hyritë).” (Vakia, 34) “Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh.” (Vakia, 25) “(Kopshtet do të jenë) të mbjella me pemë që bëjnë hije.” (Rrahman, 48) “... e frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë.” (Rrahman, 54) “Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim.” (Rrahman, 64)

3240. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Lejth ibn Sadi, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që vdes, i shfaqet vendqëndrimi (i botës tjetër), mëngjes e mbrëmje. Nëse është banor i Xhenetit, (i shfaqet vendi) i banorëve të Xhenetit, e, nëse është banor i Zjarrit, (i shfaqet vendi) i banorëve të Zjarrit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3240

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3241. Nga: Imran ibn Husajni

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Selm ibn Zeriri, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shikova në Xhenet dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin të varfrit, pastaj shikova në Zjarr dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin gratë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3241

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3242. Nga: Ebu Hurejra

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa po rrinim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, tha: “Duke qenë në gjumë, e pashë veten në Xhenet, ku pashë një grua duke marrë abdes pranë një pallati. Pyeta: “I kujt është ky pallat?” Më thanë: “I Omer ibn Hatabit.” Sakaq m'u kujtua xhelozia e tij, andaj u largova andej nga erdha.” Omeri filloi të qajë dhe tha: “A ndaj teje të xhelozoj, o i Dërguari i Allahut?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3242

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3243. Nga: Ebu Musa Eshariu

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky e ka dëgjuar Ebu Imran Xhevniun, e këtij i ka treguar Ebu Bekër ibn Abdullah ibn Kajs Eshariu se babai i tij Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tendat (e Xhenetit) janë margaritarë të zgavruar për brenda, të gjata tridhjetë milje deri në qiell. Në çdo kënd të tyre qëndron nga një bashkëshorte e besimtarit dhe nuk e shohin njëra-tjetrën.”

Ebu Abdusamedi dhe Harith ibn Ubejdi transmetojnë nga Ebu Imrani se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: ”... gjashtëdhjetë milje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3243

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3244. Nga: Ebu Hurejra

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje.” Nëse doni, lexojeni ajetin: “Askush nuk di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta (në jetën tjetër)...” (Sexhde, 17)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3244

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3245. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë. Aty nuk pështyjnë, nuk u rrjedhin hundët dhe nuk kryejnë nevoja fiziologjike. Enët i kanë të arta, krehrit të artë e të argjendtë, parfumi i tyre është bima e aloesë, ndërsa djersët e tyre janë myshk. Secili posedon nga dy gra, të cilave, nga bukuria, u shihet palca e këmbëve përtej mishit. Nuk kanë mospajtime e as urrejtje mes vete dhe zemrat e tyre janë si një zemër e vetme. E madhërojnë Allahun mëngjes e mbrëmje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3245

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3246. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë, ndërsa të tjerët pas tyre si ylli më i shndritshëm. Zemrat e tyre janë si një zemër e vetme, nuk kanë mospajtime e as urrejtje mes vete. Secili posedon nga dy gra, të cilave, nga bukuria, u shihet palca e këmbëve përtej mishit. E madhërojnë Allahun mëngjes e mbrëmje. Nuk sëmuren, nuk u rrjedhin hundët dhe nuk pështyjnë. Do të kenë enë të arta e të argjendta, krehër të artë, materiali i parfumit të tyre është bima e aloesë, - Ebu Jemani ka thënë: “Janë për qëllim shkopinjtë aromatikë, - ndërsa djersët e tyre janë myshk.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3246

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3247. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Muhamed ibn Ebu Bekër Makademi na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shtatëdhjetë mijë veta prej umetit tim, - ose ka thënë: shtatëqind mijë, - do të hyjnë në Xhenet të gjithë së bashku, saqë të parët nuk hyjnë pa hyrë edhe të fundit. Fytyrat e tyre janë sikurse hëna e plotë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3247

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3248. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Muhamed Xhufiu na ka thënë: Na ka treguar Junus ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i dhuruan një xhybe mëndafshi, saqë njerëzit u mahnitën nga bukuria e saj, ndërkohë ai kishte ndaluar përdorimin e mëndafshit (për burra).” Ai tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se mindilët (shamitë e dorës) e Sad ibn Muadhit në Xhenet janë më të mirë se kjo.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3248

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3249. Nga: Bera ibn Azibi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën një xhybe mëndafshi dhe njerëzit filluan të habiten nga bukuria dhe butësia e saj.” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Mindilët (shamitë e dorës) e Sad ibn Muadhit në Xhenet janë më të çmueshëm se kjo.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3249

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3250. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një copë toke sa kamxhiku në Xhenet është më i çmueshëm se dynjaja dhe çfarë ka në të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3250

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3251. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Revh ibn Abdulmumini na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një pemë, në hijen e së cilës njeriu kalëron njëqind vjet, por prapë nuk e përshkon.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3251

Fjalë të panjohura?

3252. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejh ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një pemë, në hijen e së cilës njeriu kalëron njëqind vjet. Po deshët, lexojeni ajetin: “Në hije të gjera.” (Vakia, 30)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3252

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3253. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një copë vend sa maja e harkut të shigjetës, në Xhenet, është më e çmueshme sesa tërë ajo që dielli përshkon sa lind e perëndon.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3253

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3254. Nga: Ebu Hurejra

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Hilali, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë, ndërsa të tjerët pas tyre si ylli më i shndritshëm. Zemrat e tyre janë si një zemër e vetme, nuk kanë urrejtje e as xhelozi mes vete. Secili posedon nga dy gra prej hyrive sybukura, të cilave (nga bukuria) u shihet palca e këmbëve përtej ashtit dhe mishit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3254

Fjalë të panjohura?

3255. Nga: Bera ibn Azibi

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Adij ibn Thabiti se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur vdiq Ibrahimi (i biri Pejgamberit ﷺ), Pejgamberi ﷺ tha: “Ai ka një gjidhënëse në Xhenet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3255

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3256. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Malik ibn Enesi, e ky nga Safvan ibn Sulejmi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Banorët e Xhenetit do t'i shohin banorët e dhomave sipër tyre ashtu si i shihni ju yjet e shndritshme të largëta në horizontin e lindjes ose perëndimit. Kjo, për shkak të dallimeve mes tyre.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut, a janë ato vendbanimet e pejgamberëve, rrjedhimisht askush përveç tyre nuk arrin atje?” Ai u përgjigj: “Përkundrazi, betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se ata janë burra që vërtet e kanë besuar Allahun dhe u janë përgjigjur pejgamberëve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3256

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

9. Nënkapitulli: Përshkrimi i portave të Xhenetit

3257. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Mutarrifi, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Xhenet janë tetë porta, njëra prej tyre quhet Rejan, nëpër të cilën do të hyjnë vetëm agjëruesit.”

Po ashtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që i dhuron dy lloje të pasurisë, thirret nga porta e Xhenetit.”

Këtë e transmeton edhe Ubade nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3257

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

10. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhehenemit dhe se ai ekziston edhe tani

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Përpos ujit të vluar dhe qelbësirave.” (Nebe, 25) “E as ushqim tjetër, përveç qelbit.” (Haka, 36) “Me të vërtetë, ju (idhujtarë) dhe idhujt që i adhuroni në vend të Allahut, do të jeni lëndë djegëse për Xhehenemin...” (Enbija, 98) “... ose, që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë...” (Isra, 68) “Pas tyre është Xhehenemi, ku do të pinë ujë të qelbur.” (Ibrahim, 16) “... Sa herë të zbehet zjarri, Ne do t’ia shtojmë flakën.” (Isra, 97) “A e shihni zjarrin që e ndizni?” (Vakia, 71) “Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe që t’u sjellë dobi nevojtarëve.” (Vakia, 73) “... tregojuni atyre rrugën e Zjarrit flakërues!” (Safat, 23) “Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë).” (Safat, 67) “... do të hyjnë në zjarr, ku do t’i presin veç ofshamat e vajtimet.” (Hud, 106) “E do t’i shtyjmë të ligët në Xhehenem, si tufë e etur.” (Merjem, 86) “Pas tyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh.” (Merjem, 59) “Në ujë të valë e pastaj të digjen në zjarr.” (Gafir, 72) “Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë...” (Rrahman, 35) “... (e do t’u thuhet): "Shijoni dënimin me djegie të tmerrshme!” (Haxh, 22) “Ndërsa xhinët i krijoi prej flakës së zjarrit.” (Rrahman, 15) “Mirëpo, ata e mohojnë të Vërtetën kur u vjen, kështu që ata janë në gjendje të turbulluar.” (Kaf, 5) “Ai i ka lëshuar dy dete që të takohen.” (Rrahman, 19)

3258. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhaxhir Ebu Haseni, e ky e ka dëgjuar Zejd ibn Vehbiun se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ishte me Pejgamberin ﷺ në një udhëtim, kur Pejgamberi ﷺ i tha: “Prit, derisa të freskohet!”, pastaj sërish tha: “Prit, derisa të freskohet!” derisa doli hija e kodrinës, pastaj tha: “Faleni namazin kur të freskohet, sepse të nxehtët e tepërt është pjesë e afshit të Xhehenemit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3258

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3259. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Dhekvani se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shtyjeni namazin (e drekës) derisa të freskohet (moti), sepse të nxehtët e tepërt është pjesë e afshit të Xhehenemit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3259

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3260. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Xhehenemi iu ankua Zotit të vet, e i tha: “O Zoti im! Kam filluar ta ha vetveten!” Andaj, ia mundësoi dy frymëmarrje:

1. Njërën gjatë dimrit,

2. Kurse tjetrën gjatë verës. Pjesë e kësaj janë vapa e madhe dhe acari i tepërt që ndieni ju.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3260

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3261. Nga: Abdullah ibn Abasi

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Hemami se Ebu Xhemra Dubeiu tregon: “E shoqëroja Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në Mekë dhe, një ditë, më kaploi zjarrmia, e në atë rast ai më tha: “Freskohu me ujë Zemzemi, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: Zjarrmia është pjesë e afshit të Xhehenemit, andaj freskojeni me ujë, - ose ka thënë: me ujë Zemzemi”, - Hemami ishte në mëdyshje.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3261

Fjalë të panjohura?

3262. Nga: Rafi ibn Hadixhi

Amër ibn Abasi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga babai i tij, e ky nga Abaje ibn Rifae se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: Zjarrmia është pjesë e afshit të Xhehenemit, andaj freskojeni me ujë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3262

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3263. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: Zjarrmia është pjesë e afshit të Xhehenemit, andaj freskojeni me ujë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3263

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3264. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: Zjarrmia është pjesë e afshit të Xhehenemit, andaj freskojeni me ujë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3264

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3265. Nga: Ebu Hurejra

Ismail ibn Ebu Uvejsiu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zjarri juaj është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit.” Dikush i tha: “O i Dërguari i Allahut, edhe po të ishte sa zjarri i dynjasë, do të ishte i mjaftueshëm.” Ai tha: “Ai (zjarri i Xhehenemit) është për gjashtëdhjetë e nëntë hise më i nxehtë. Secila hise ka nxehtësinë e zjarrit të dynjasë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3265

Fjalë të panjohura?

3266. Nga: Jala ibn Umeje

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky e ka dëgjuar Atain, e ky nga Safvan ibn Jala se Jala ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të lexojë në minber ajetin: “Ata thërrasin: “O Malik!” (Zuhruf, 77)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3266

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3267. Nga: Usame ibn Zejdi

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi se Ebu Vaili tregon: “Dikush i tha Usames (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Sikur të shkoje te filani (Othmani) dhe të flisje me të (rreth fitnes).” Ai u tha: “Ju po mendoni se nuk flas me të meqë nuk po ju tregoj?! Unë flas me të (për këto çështje) në fshehtësi, pa hapur një derë (atë të fitnes), gjë që nuk dua të jem unë i pari që e hap atë derë. Pas një hadithi që e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, askujt nuk i them se është më i miri i njerëzve, madje edhe në qoftë prijësi im.” Ata e pyetën: “E çfarë e ke dëgjuar të thotë? E kam dëgjuar të thotë: “Ditën e Kiametit, njeriu do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr, ku do t'i përhapen zorrët nëpër zjarr. Ai do të ecë rreth tyre siç ecën gomari rreth rrotës së mullirit. Banorët e Zjarrit do të tubohen rreth tij dhe do ta pyesin: “O filan, ç'është puna jote? A nuk urdhëroje për të mirë e na ndaloje të keqen (në dynja)?” Ai do të përgjigjet: “Ju urdhëroja për të mirë, porse vetë nuk e punoja, si dhe ju ndaloja të keqen, porse vetë e punoja.”

E transmeton edhe Gunderi nga Shuëbe, e ky nga Ameshi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3267

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

11. Nënkapitulli: Përshkrimi i Iblisit dhe ushtrisë së tij

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “(Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (melekët lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët. Pastaj, ashtu të përzënë, do të kenë vuajtje të përhershme (në jetën tjetër).” (Safat, 8-9) “Allahu i tha: “Dil prej andej i përbuzur dhe i përjashtuar!...” (Araf, 18) “Ata nuk adhurojnë tjetër veçse idhuj femërorë dhe nuk thërrasin tjetër përveç djallit kryengritës.” (Nisa, 117) “Bëj për vete, me zërin tënd, kë të mundesh nga ata! Lësho kundër tyre të gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde! Bëj pjesë në pasurinë e fëmijët e tyre dhe jepu premtime! Premtimet e djallit janë vetëm mashtrime.” (Isra, 64) “Gjithashtu, tha: "A e sheh këtë që Ti e nderove mbi mua?" Nëse Ti më jep kohë deri në Ditën e Kiametit, unë do t’i shfaros me mashtrim pasardhësit e tij, përveç një pakice prej tyre!” (Isra, 62) “Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’i caktojmë një djall, që do t’i bëhet shok i pandashëm.” (Zuhruf, 36)

3268. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Isai, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberit ﷺ iu bë sihër dhe, si pasojë e kësaj, i përfytyrohej se bënte diçka, të cilën në realitet nuk e bënte. Kështu vazhdoi derisa një ditë u lut gjatë, pastaj më tha: “E di se Allahu më lajmëroi ku e kam shërimin? Erdhën dy burra dhe njëri u ul te koka ime, ndërsa tjetri te këmbët. Njëri i tha tjetrit:

- Çfarë sëmundjeje ka ky burrë?

- I është bërë sihër, - tha tjetri.

- Kush i ka bërë sihër? - pyeti i pari.

- Lebid ibn Asami.

- Në çfarë?

- Në krehër me flokë dhe thekun e hurmës.

- Ku janë të vendosura këto?

- Në Pusin Dhervan, - tha tjetri.”

Kështu, Pejgamberi ﷺ shkoi atje dhe, kur u kthye, më tha: “Frutat e kësaj hurme (afër pusit) dukeshin si koka shejtanësh.” Unë e pyeta: “E nxore, vallë (sihrin ose sihërbazin)?” Ai më tha: “Jo, sepse Allahu më ka shëruar dhe u frikësova se mund të nxiste telashe ndër njerëz.” Më pas, pusi u mbyll tërësisht.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3268

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

3269. Nga: Ebu Hurejra

Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejman ibn Bilali, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): “Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!” Nëse (personi) zgjohet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet njëra nyjë. Nëse merr abdes, i zgjidhet nyja tjetër. Dhe, nëse falet, i zgjidhen të gjitha nyjat, rrjedhimisht gdhihet aktiv dhe shpirtmirë, në të kundërtën, gdhihet shpirtkeq dhe dembel.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3269

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3270. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri u përmend në prani të Pejgamberit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes (pa u ngritur të falet). Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3270

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3271. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Mensuri, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush prej jush i afrohet bashkëshortes së vet (për marrëdhënie seksuale) dhe thotë: “Bismilah, Allahume xhenibna shejtane ve xhenibi shejtane ma razaktena (Me emrin e Allahut. O Allah, largoje shejtanin prej nesh dhe largoje prej pasardhësit tonë)!”, nëse u është caktuar të furnizohen me fëmijë, atëherë shejtani nuk do të mund ta dëmtojë atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3271

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3272. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur disku i diellit fillon të lindë, mos u falni, derisa të shfaqet tërësisht. Dhe, kur disku i diellit fillon të perëndojë, mos u falni, derisa të perëndojë tërësisht.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3272

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3273. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos falni namaz, qëllimisht, gjatë lindjes së diellit, as gjatë perëndimit të tij. Kjo, sepse ai lind mes dy brirëve të shejtanit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3273

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3274. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Humejd ibn Hilali, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse dikush falet në drejtim të sutrës, ndërkohë dikush tjetër tenton t'i kalojë përpara tij, le ta ndalojë. Nëse refuzon (të kthehet), sërish le ta ndalojë. Nëse refuzon për së treti, le t'i kundërvihet (me forcë), sepse i tilli është shejtan.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3274

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3275. Nga: Ebu Hurejra

Othman ibn Hejthemi na ka thënë: Na ka treguar Aufi, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më autorizoi ta ruaja sadakanë e (fitrit të) Ramazanit. Kështu, një person kishte ardhur dhe kishte filluar të merrte ushqim (nga sadakaja e fitrit), por unë e zura dhe i thashë: “Do të të dërgoj tek i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pastaj, përmendi pjesën tjetër të ngjarjes dhe tha: “Ai (personi që merrte ushqim pa leje) më tha: “Kur të shtrihesh në shtrat, lexoje Ajetin Kursi. (Nëse vepron kështu,) një rojtar i Allahut do të të ruajë dhe nuk do të të afrohet asnjë shejtan deri në mëngjes.” Pejgamberi ﷺ më tha: “Ta ka thënë të vërtetën, edhe pse është gënjeshtar i madh. Ai ka qenë shejtani.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3275

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3276. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shejtani i shkon ndokujt dhe i thotë: “Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?” Derisa t'i thotë: “Kush e ka krijuar Zotin tënd?” Nëse arrin deri aty, atëherë (njeriu) le të kërkojë mbrojtjen e Allahut dhe le të ndalet së menduari (këto gjëra).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3276

Fjalë të panjohura?

3277. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Enesi, i çrobëruari i fisit tejmije, e këtij i ka treguar babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vijë Ramazani, hapen portat e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3277

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3278. Nga: Ubej ibn Kab Ensariu

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ibn Abasi se Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Musai i tha djaloshit (që e shoqëronte): “Na shtro për të ngrënë.” Ai ia ktheu: “Shiko! Kur ndaluam te shkëmbi, e harrova peshkun. Shejtani ishte ai që më bëri ta harroj.” Pra, Musai nuk ndjeu lodhje (dhe uri) derisa e kaloi vendin ku Allahu e kishte urdhëruar të ndalej.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3278

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

3279. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut ﷺ të bëjë me dorë nga lindja (në drejtim të Irakut) dhe të thotë: “Atje është fitneja! Atje është fitneja, prej nga paraqitet briri i shejtanit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3279

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3280. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Jahja ibn Xhaferi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur fillon të bjerë errësira e natës, mbani fëmijët tuaj brenda, sepse atëherë shpërndahen shejtanët. Pasi të kalojë një pjesë e mbrëmjes, lejoni të dalin. Po ashtu: mbyllni dyert duke thënë “bismilah”, fikni fanarët duke thënë “bismilah”, lidhni grykat e enëve të lëkurës duke thënë “bismilah”, mbuloni enët tuaja duke thënë “bismilah”, madje duke vendosur mbi to çfarëdo qoftë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3280

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

3281. Nga: Safije bint Hujeji

Mahmud Gajlani më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ali ibn Husejni se Safije bint Hujeji (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në itikaf, shkova ta vizitoja gjatë natës. Bisedova pak me të, pastaj u ngrita për t'u kthyer, por ai u ngrit me mua për të më përcjellë, - ajo banonte në shtëpinë e Usame ibn Zejdit. - Aty pranë kaluan dy burra ensarë dhe, kur e panë Pejgamberin ﷺ, shpejtuan. Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos u ngutni, kjo është Safije bint Hujeji.” Ata i thanë: “Subhanallah, o i Dërguari i Allahut!” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku, andaj u frikësova mos po fut ndonjë të keqe, - ose ka thënë: diçka, - në zemrat tuaja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3281

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3282. Nga: Sulejman ibn Suredi

Abdani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Adij ibn Thabiti se Sulejman ibn Suredi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja me Pejgamberin ﷺ, dy burra filluan të grindeshin mes vete. Njërit prej tyre iu skuq fytyra dhe iu frynë damarët (nga zemërimi). Pejgamberi ﷺ tha: “Unë di një fjalë, të cilën, nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit)!”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.” Andaj, personit në fjalë i thanë: “Pejgamberi ﷺ po thotë të kërkosh mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit.” Ai tha: “Vallë, mos jam gjë i çmendur?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3282

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3283. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Mensuri, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush prej jush i afrohet bashkëshortes së vet (për marrëdhënie seksuale) dhe thotë: "Allahume xhenibni shejtane ve xhenibi shejtane ma razakteni (O Allah, largoje shejtanin prej meje dhe largoje prej pasardhësit tim)”, nëse u është caktuar të furnizohen me fëmijë, atëherë shejtani nuk do të mund ta dëmtojë e as ta pushtojë atë.”

Ameshi na ka treguar njëjtë nga Salimi, e ky nga Kurejbi, e ky nga Ibn Abasi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3283

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3284. Nga: Ebu Hurejra

Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Shebabi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u fal dhe tha: “Shejtani m'u paraqit dhe u përpoq të ma ndërpriste namazin, por Allahu ma mundësoi ta mbërtheja”, dhe vijoi pjesën tjetër të hadithit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3284

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3285. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur të thirret ezani për namaz, shejtani largohet duke lëshuar gazra. Pasi të kryhet ezani, kthehet (dhe qëndron) derisa të thirret ikameti për namaz, e në atë rast ikën sërish. Pas ikametit, vjen sërish e hyn mes njeriut dhe zemrës së tij (i pëshpërit), duke i thënë: “Kujtoje këtë e atë!”, derisa ta bëjë njeriun të harrojë nëse i ka falur tri apo katër rekate. Andaj, nëse nuk di nëse i ka falur tri apo katër, në fund le t'i bëjë dy sexhde të harresës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3285

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3286. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Të gjithë bijtë e Ademit, kur lindin, shejtani i shpon anash me gishtin e tij, përveç Isait, të birit të Merjemes, të cilin shkoi për ta ngacmuar, por hasi në mbulesë (të foshnjës).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3286

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3287. Nga: Ebu Derdai

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Mugire, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon: “Shkova në Sham (dhe dikush erdhi e u ul afër meje). Më treguan se është Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili më tha: “A është me ju personi të cilin Allahu e ka mbrojtur prej shejtanit, me gjuhën e të Dërguarit të Tij ﷺ?”

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Mugire se ka thënë: “Personi të cilin Allahu e ka mbrojtur prej shejtanit, me gjuhën e të Dërguarit të Tij ﷺ, është Amari.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3287

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

3288. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Halid ibn Jezidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Ebu Esvedi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët mbi re bisedojnë rreth çështjeve (të paracaktuara qiellore) që do të ndodhin në Tokë, kurse shejtanët dëgjojnë ndonjë fjalë vjedhurazi dhe ua pëshpëritin falltarëve në veshë, si kur zbrazet diçka nga kavanozi, duke i shtuar edhe njëqind gënjeshtra (nga vetvetja).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3288

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3289. Nga: Ebu Hurejra

Asim ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gogësima është prej shejtanit. Andaj, kur dikujt prej jush i vjen gogësima, le të tentojë ta ndalë aq sa të mundet, se, kur dikush e hap gojën duke lëshuar zë “haah...” shejtani qesh me të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3289

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3290. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Zekerija ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka rrëfyer Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Uhudit, kur idhujtarët u mposhtën, Iblisi kishte thirrur: “O robër të Allahut! Mbrapa jush!” Kështu, ata që ishin përpara, u kthyen mbrapa dhe u përballën me të fundit. Hudhejfe shikoi dhe e pa babanë e vet, Jemanin, dhe thirri: “O robër të Allahut, (ai është) babai im, babai im!” Por, ata nuk u ndalën derisa e vranë. Pastaj Hudhejfe tha: “Allahu ju faltë!”

Urve tregon: “Hudhejfe vazhdonte të bënte lutje dhe të kërkonte falje për atë që ia vrau babanë gabimisht, deri në vdekje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3290

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3291. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Hasen ibn Rabiu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e ky nga Eshathi, e ky nga babai i tij, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ në lidhje me shpërqendrimin e njeriut në namaz, e në atë rast më tha: “Ajo është gjë e grabitur, që shejtani e grabit prej namazit të ndokujt prej jush.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3291

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3292. Nga: Ebu Katade Sulemiu

Ebu Mugire na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katade, e ky nga babai i tij, e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: Sulejman ibn Abdurrahmani më ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ebu Katade se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikohet, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, se kështu ajo nuk e dëmton.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3292

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

3293. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Sumeji, i çrobëruari i Ebu Bekrit, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që thotë njëqind herë në ditë: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)”, i numërohen sikur t'i ketë liruar dhjetë robër, i shkruhen njëqind të mira e i fshihen njëqind mëkate dhe i bëhen strehim kundrejt shejtanit për tërë ditën deri në mbrëmje. Askush nuk ka vepruar diçka më me vlerë se kjo, përveç atij që punon (thotë) më shumë se kaq.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3293

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3294. Nga: Sad ibn Ebu Vekasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdulhamid ibn Abdurrahman ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Muhamedi, i biri i Sad ibn Ebu Vekasit se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa disa gra ishin duke biseduar me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe po e tepronin duke i ngritur zërat, Omeri kërkoi leje për të hyrë. Me të dëgjuar Omerin, ato nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes dhe Pejgamberi ﷺ, duke qeshur, i dha leje Omerit për të hyrë. Omeri i tha: “Allahu të bëftë gjithnjë të qeshur, o i Dërguari i Allahut!” Pejgamberi ﷺ i tha: “U habita me këto që janë të pranishme, kur dëgjuan zërin tënd, nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes.” Omeri i tha: “Ama, ti, o i Dërguari i Allahut, je më meritor që të kenë frikërespekt ndaj teje!” Pastaj u ngrit dhe tha: “Oj armiket e vetvetes, po keni frikërespekt ndaj meje, ndërsa për të Dërguarin e Allahut ﷺ jo?!” Ato i thanë: “Po, sepse ti je më nevrik dhe më i vrazhdë se i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im se, sa herë që shejtani të has ty në ndonjë rrugë, detyrohet të ndjekë rrugë tjetër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3294

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3295. Nga: Ebu Hurejra

Ibrahim ibn Hamzai më ka thënë: Më ka treguar Ibn Ebu Hazimi, e ky nga Jezidi, e ky nga Muhamed ibn Ibrahimi, e ky nga Isa ibn Talhai se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush zgjohet nga gjumi dhe merr abdes, le t'u fryjë hundëve tri herë, sepse shejtani bun në hundën e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3295

Fjalë të panjohura?

12. Nënkapitulli: Xhinët dhe shpërblimi e dënimi i tyre

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “O ju grup i xhinëve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur të dërguar nga mesi juaj, për t’ju treguar shpalljet Tona dhe për t’ju paralajmëruar takimin me këtë ditë? Ata do të thonë: "Ne dëshmojmë kundër vetes sonë. Vërtet, jeta e kësaj bote i mashtroi ata, kështu që ata do të dëshmojnë kundër vetes se kanë qenë mohues.” (Enam, 130) “Posa dëgjuam udhëzimin (Kuranin), Ne besuam në të; e kush beson në Zotin e vet, nuk ka përse të frikësohet se mos dëmtohet, as se mos i bëhet padrejtësi.” (Xhin, 13) “...kurse xhinët e dinë se ata do të sillen të gjithë para Tij.” (Safat, 158) “Zotat nuk mund t’i ndihmojnë, e megjithatë idhujtarët janë si një ushtri e pranishme për (t’i mbrojtur) ata.” (Jasin, 75)

3296. Nga: Ebu Seid Hudriu

Kutejbe transmeton nga Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Abdurrahman ibn Ebu Sasae Ensariu, e këtij i ka treguar babai i tij se Abdullah ibn Abdurrahman Ensariu tregon se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “Kam vënë re se i pëlqen bagëtitë dhe fushat. Kur të jesh te bagëtitë ose nëpër fusha dhe e thërret ezanin, ngrije zërin, sepse nuk ndodh ta dëgjojë zërin e muezinit ndonjë xhin, njeri ose diçka tjetër, e të mos dëshmojë për ty Ditën e Kiametit.”

Pastaj, Ebu Seidi tha: “Këtë e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3296

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

13. Nënkapitulli: Ajetet: “Kur Ne dërguam te ti një grup xhindesh për të dëgjuar Kuranin, ata, kur erdhën, i thanë njëri-tjetrit: "Heshtni! Dhe kur përfundoi (leximi), ata u kthyen te populli i tyre si këshillues." Ata thanë: "O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, i cili vërteton shpalljet para tij, udhëzon nga e vërteta dhe tregon rrugën e drejtë." O populli ynë, përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini Atij! Ai do t’jua falë gjynahet tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen thirrësit të Allahut, nuk do të mund t’i ikin Atij në Tokë; për ata s’ka mbrojtës tjetër, përveç Tij. Ata janë në humbje të madhe.”

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Të ligjtë do të shohin Zjarrin dhe do të binden, se me të vërtetë, do të bien në të dhe nuk do të gjejnë largim prej atij.” (Kehf, 53)

14. Nënkapitulli: Ajeti: “... dhe, në të ka shpërndarë gjithfarë gjallesash...”

Allahu i Lartësuar ka thënë: - “S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij...” (Hud, 56) “A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.” (Mulk, 19)

3297. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ, duke ligjëruar në minber, të ketë thënë: “Mbytni gjarpërinjtë! Mbyteni dyvijëshin dhe bishtshkurtrin, sepse ata mund të shkaktojnë verbëri dhe abortim!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3297

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3298. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon (duke vazhduar hadithin paraprak): “Një ditë, teksa po ndiqja një gjarpër për ta vrarë, Ebu Lubabe më thirri: “Mos e vrit!” I thashë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar vrasjen e gjarpërinjve.” Ai më tha: “Por, më pas, ai ka ndaluar vrasjen e gjarpërinjve të shtëpive.”
Zuhriu thotë: “Gjarpërinjtë e shtëpive janë xhinë që banojnë nëpër shtëpi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3298

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3299. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdurrezaku transmeton nga Mameri se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Lubabe dhe Zejd ibn Hatabi, të dy, e kanë parë (duke ndjekur gjarprin për ta vrarë).

Transmetimin e Abdurrezakut e ka fuqizuar Junusi, Ibn Ujejne, Is'hak Kelbiu dhe Zubejdi. Salihu, Ibn Ebu Hafsa dhe Ibn Muxhemiu kanë transmetuar nga Zuhriu, e ky nga Salimi, e ky nga Ibn Omeri se ka thënë: “Më kanë parë Ebu Lubabe dhe Zejd ibn Hatabi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3299

Fjalë të panjohura?

15. Nënkapitulli: Pasuria më e mirë e muslimanit është një tufë delesh, të cilat i kullot nëpër maja të maleve

3300. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Ebu Sasae, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kam frikë se është afruar koha kur pasuria më e mirë për muslimanin do të jetë një kope dhensh, të cilat do t'i kullotë nëpër maja të maleve dhe në thellësi të luginave, që me fenë e tij të ikë nga sprovat.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3300

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3301. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Koka e mosbesimit është në lindje, mburrja dhe mendjemadhësia janë te pronarët e kuajve e deveve dhe te bujqit beduinë të shkretëtirës, ndërsa qetësia është te pronarët e deleve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3301

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3302. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Ukbe ibn Amër Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ bëri me dorë nga Jemeni dhe tha: “Imani është jemenas, nga atje. Me të vërtetë, zemrat e ngurta dhe të vrazhda i gjen ndër blegtorët që mbajnë devetë prej bishti, aty ku paraqiten brirët e shejtanit, në fiset rebia dhe mudar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3302

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3303. Nga: Ebu Hurejra

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Xhafer ibn Rebia, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur të dëgjoni këndimin e gjelit, kërkoni nga Allahu mirësitë e Tij, sepse ai ka parë melek. Ndërkaq, kur të dëgjoni pëllitjen e gomarit, kërkoni mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit, sepse ai ka parë shejtan.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3303

Fjalë të panjohura?

3304. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Revhu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur fillon të bjerë errësira e natës, - ose ka thënë: kur të vijë mbrëmja, - mbani fëmijët tuaj brenda, sepse atëherë shpërndahen shejtanët. Pasi të kalojë një pjesë e mbrëmjes, lejoni të dalin. Po ashtu, mbyllni dyert duke përmendur emrin e Allahut, sepse shejtani nuk mund të hapë derë të mbyllur.”

Imam Buhariu ka thënë: “Më ka rrëfyer Amër ibn Dinari se e ka dëgjuar Xhabir ibn Abdullahun, ngjashëm me atë që ma ka rrëfyer Atai, përpos që këtu nuk e ka përmendur: “Dhe përmendni emrin e Allahut!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3304

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

3305. Nga: Ebu Hurejra

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Halidi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një grup benu israilësh pati humbur dhe nuk dihet çfarë ka ndodhur me ta. Unë mendoj se ata janë minjtë, sepse, kur ua ofron qumështin e deveve, nuk e pinë, e, kur ua ofron qumështin e deleve, e pinë.” Kur ia tregova këtë Kabit, më tha: “E ke dëgjuar Pejgamberin ﷺ ta thotë këtë?” I thashë: “Po.” Ai vazhdonte të më pyeste të njëjtën gjë disa herë, andaj i thashë: “Vallë, Tevratin e lexoj unë?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3305

Fjalë të panjohura?

3306. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, në lidhje me zhapiun, ka thënë: “Dëmtues”, por nuk e kam dëgjuar të urdhërojë mbytjen e tij.

Sad ibn Ebu Vekasi pohon se Pejgamberi ﷺ ka urdhëruar mbytjen e zhapiut.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3306

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3307. Nga: Umu Sheriku

Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Abdulhamid ibn Xhubejr ibn Shejbe, e ky nga Seid ibn Musejebi se Umu Sheriku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se është urdhëruar nga Pejgamberi ﷺ që të mbysë zhapiun.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3307

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3308. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mbyteni gjarprin dyvijësh, sepse ai mund të shkaktojë verbërinë dhe abortimin.”

Transmetimin e Ubejd ibn Ismailit e fuqizon Hamad ibn Seleme Ebu Usame.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3308

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3309. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka urdhëruar mbytjen e gjarprit bishtshkurtër dhe ka thënë: “Ai mund të shkaktojë verbërinë dhe abortimin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3309

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3310. Nga: Abdullah ibn Omeri

Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Ebu Junus Kushejriu se Ibn Ebu Mulejke tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i mbyste gjarpërinjtë, por pastaj u ndal. Ai (Ibn Omeri) tregon se Pejgamberi ﷺ rrënoi një mur, nën të cilin gjeti një lëkurë gjarpri dhe tha: “Gjejeni ku është!” dhe, kur e gjetën, tha: “Mbyteni.” Për këtë arsye, i mbysja gjarpërinjtë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3310

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3311. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibn Omeri tregon: “Kur e takova Ebu Lubaben (Allahu qoftë i kënaqur me të!), më tregoi se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos i mbytni gjarpërinjtë e shtëpive, përveç bishtshkurtrin dyvijësh, se ai mund të shkaktojë abortin dhe verbërinë, andaj mbyteni atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3311

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3312. Nga: Abdullah ibn Omeri

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi se Nafiu tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i mbyste gjarpërinjtë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3312

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3313. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibn Omeri ka thënë se Ebu Lubabe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka treguar se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar mbytjen e gjarpërinjve të shtëpisë. Së këndejmi, Ibn Omeri ndaloi së mbyturi ata.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3313

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

16. Nënkapitulli: Pesë kafshë janë të dëmshme, ndaj mbyten edhe brenda territorit të Haremit (vendeve të shenjta)

3314. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pesë lloje kafshësh janë të dëmshme, andaj vriten edhe në Harem:

1. Miu,

2. Akrepi,

3. Qifti,

4. Korbi, dhe

5. Qeni sulmues.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3314

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3315. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Muhrimi nuk ka mëkat nëse mbyt pesë lloje të kafshëve:

1. Akrepin,

2. Miun,

3. Qenin sulmues,

4. Korbin, dhe

5. Qiftin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3315

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3316. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Kethiri, e ky nga Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mbuloni enët, lidhni grykat e enëve të lëkurës, mbyllni dyert dhe mbani fëmijët brenda në mbrëmje, sepse atëherë xhinët shpërndahen dhe rrëmbejnë gjëra. Fikni fanarët kur të shtriheni (për të fjetur), sepse miu mund ta tërheqë fitilin dhe t'i djegin banorët e shtëpisë.”

Ibn Xhurejxhi dhe Habibi transmetojnë nga Atai se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... sepse atëherë shejtanët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3316

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

3317. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Abde ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Ademi, e ky nga Israili, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një shpellë (në Mina), iu shpall surja Murselat. Ne e mësonim atë nga goja e tij. Papritmas, na doli një gjarpër nga një vrimë. Ne iu vërsulëm për ta mbytur, por ai na iku dhe u fut sërish në vrimë. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “I shpëtoi së keqes suaj ashtu siç i shpëtuat ju së keqes së tij.”

Njëjtë është transmetuar edhe nga Israili, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame, e ky nga Abdullahu, i cili ka thënë: “Ne e mësonim atë nga goja e tij, të freskët. (Këtë transmetim nga) Mensuri e fuqizon Ebu Avane nga Mugire. Ndërkaq, Hafsi, Ebu Muaviu dhe Sulejman ibn Karmi e transmetojnë nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi, e ky nga Abdullahu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3317

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3318. Nga: Abdullah ibn Omeri

Nasr ibn Aliu na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulalai, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një grua hyri në Zjarr për shkak se e mbajti një mace lidhur: as e ushqeu, as e lëshoi të ushqehej vetë me gjallesa të tokës.”

Imam Buhariu ka thënë: “Ubejdullahu na ka treguar të njëjtën nga Seid Makburiu, e ky nga Ebu Hurejra.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3318

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3319. Nga: Ebu Hurejra

Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka treguar: “Një pejgamber u ndal të pushojë nën një pemë, ku një milingonë e pickoi. Kështu, ai urdhëroi që të largohen plaçkat nga hija e pemës, dhe të digjet tërë vendbanimi i tyre. Atëherë, Allahu i shpalli duke i thënë: “Sikur ta mbysje vetëm njërën?!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3319

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

17. Nënkapitulli: Kur në enën e ndokujt bie miza, atëherë zhyteni, ngase në njërin krah të saj ka sëmundje, kurse në tjetrin shërimin (e asaj sëmundjeje)

3320. Nga: Ebu Hurejra

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka treguar Utbe ibn Muslimi, e këtij i ka rrëfyer Ubejd ibn Hunejni se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur në enën e ndokujt bie miza, atëherë le ta zhytë tërësisht, pastaj le ta nxjerrë. Kjo, se në njërin krah të saj ka sëmundje, kurse në tjetrin shërimin (e asaj sëmundjeje).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3320

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3321. Nga: Ebu Hurejra

Hasen ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Is'hak Ezraku, e këtij i ka treguar Aufi, e ky nga Haseni, e ky nga Ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “I janë falur mëkatet një gruaje zinaqare, e cila, me të kaluar pranë një qeni që po dihaste, - që veç sa s'po ngordhte nga etja, - në afërsi të një pusi, e zbathi këpucën, e lidhi me pelerinën e saj dhe nxori ujë për qenin. Kështu, Allahu ia fali mëkatet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3321

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3322. Nga: Ebu Talha Ensariu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka mbajtur në mend nga Zuhriu. Kështu na ka rrëfyer edhe Ubejdullahu nga Ibn Abasi se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi që ka qen ose piktura (frymorësh).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3322

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3323. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar mbytjen e qenve.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3323

Fjalë të panjohura?

3324. Nga: Ebu Hurejra

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Jahjai, e këtij i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që mban qen, shpërblimi i veprave i mbetet mangët çdo ditë nga një kirat, përveç qenit për bujqësi ose bagëti.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3324

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3325. Nga: Sufjan ibn Ebu Zuhejri

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka rrëfyer Jezid ibn Husajfe, e këtij i ka rrëfyer Saib ibn Jezidi se Sufjan ibn Ebu Zuhejr Sheneviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Atij që mban qen, që nuk i hyn në punë as për bujqësi e as për bagëti, shpërblimi i veprave i mbetet mangët çdo ditë nga një kirat.”

Saib ibn Jezidi e ka pyetur Sufjanin:

- Vallë, vetë ti e ke dëgjuar këtë prej të Dërguarit të Allahut ﷺ?

- Po, betohem në Zotin e kësaj xhamie, - ia ktheu Sufjani.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3325

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?