Hadithet e ngjashme me hadithin 3212
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
453. Nga: Hasan ibn Thabit Ensariu
Ebu Jeman Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahman ibn Aufi se Hasan ibn Thabit Ensariu i kërkoi Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që të dëshmonte për të, duke i thënë: “Po të bëj be në Allahun, a e ke dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “O Hasan, përgjigjju në emër të të Dërguarit të Allahut ﷺ (mbroje atë)! O Allah, ndihmoje atë me Shpirtin e Shenjtë (Xhibrilin)!”
Po, - iu përgjigj Ebu Hurejra.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 453
Fjalë të panjohura?