64. Betejat

1. Nënkapitulli: Beteja e Ushejrës

Ibn Is’haku ka thënë: Beteja e parë e Pejgamberit ﷺ ishte Ebvaja, pastaj Buvati, pastaj Ushejra.

3949. Nga: Zejd ibn Erkami

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Vehbiu, e këtij i ka treguar Shuëbe se Ebu Is'haku tregon: “Isha pranë Zejd ibn Erkamit kur e pyetën: “Sa beteja ka zhvilluar Pejgamberi ﷺ?”

- Nëntëmbëdhjetë, - tha Zejdi.

- Në sa prej tyre ke marrë pjesë bashkë me të? - e pyeta.

- Në shtatëmbëdhjetë, - u përgjigj ai.

- Cila prej betejave ka qenë e para?

Ai u përgjigj: “Ushejra”, - ose ka thënë: “Usejra.”

Shuëbe thotë: “E pyeta edhe Kataden rreth kësaj, dhe më tha: “Ushejra.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3949

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

2. Nënkapitulli: Përmendja e atyre që do të vriten në Bedër

3950. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Ahmed ibn Othmani më ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku, e këtij i ka treguar Amër ibn Mejmuni se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Sad ibn Muadhi ka qenë shok i Umeje ibn Halefit dhe, kur ai vinte në Medinë, qëndronte te Sadi, si dhe anasjelltas, kur Sadi shkonte në Mekë, qëndronte tek Umeja.

Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ u shpërngul në Medinë, Sadi u nis për të kryer umrën, prandaj shkoi në Mekë tek Umeja dhe i tha: “Më gjej një kohë kur mund të jem i vetëm, që të mund të bëj tavaf.” Dolën diku në mesditë dhe në rrugë e takuan Ebu Xhehlin, i cili tha: “O Ebu Safvan, kush është ky?” Ai tha: “Ky është Sadi.” Ebu Xhehli i tha: “Ti po lëviz lirshëm i sigurt nëpër Mekë, ndërkohë i keni strehuar renegatët dhe pretendoni se u ndihmoni në luftëra dhe jetën e përditshme? Betohem në Allahun se, sikur të mos ishe me Ebu Safvanin, nuk do të ktheheshe i shëndoshë në shtëpi.” Sadi, duke ngritur zërin, ia ktheu: Nëse më pengon për ta kryer këtë, unë do të të pengoj prej diçkaje që për ty është edhe më e rëndësishme: të kalosh nëpër Medinë.” Umeja i tha: “O Sad, mos ia ngrij zërin Ebu Hakemit, zotërisë së banorëve të luginës (Mekës).” Sadi i tha: “Lëre, mos e mbroj , o Umeje! Betohem në Allahun se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë se do të të vrasin ty.” Ai tha: “Në Mekë?” Sadi tha: “Nuk e di.” Umeja u tmerrua nga kjo që dëgjoi dhe, me t'u kthyer në shtëpi, i tha bashkëshortes: “Oj Umu Safvan, a ke dëgjuar ç'më ka thënë Sadi?” Ajo pyeti: “Çfarë ashtu?” Umeja u përgjigj: “Më tha se Muhamedi u ka thënë se ata do të më vrasin. E pyeta: “Në Mekë?” Ai tha: “Nuk e di.” Betohem në Allahun se nuk do të dal nga Meka.” Kështu, ditën e Bedrit, Ebu Xhehli i thirri njerëzit për luftë dhe u tha: “Mbroni karvanët tuaj.” Por, Umeja nuk donte të nisej. Ebu Xhehli erdhi dhe i tha: “O Ebu Safvan, ngaqë ti je një prej zotërinjve të banorëve të Luginës (Mekës), nëse njerëzit të shohin ty të zmbrapsesh, edhe ata do të zmbrapsen.” Ebu Xhehli këmbënguli derisa Umeja tha: “Meqë ma mbushe mendjen, do të blej devenë më të mirë në Mekë (dhe do të vij).” Pastaj iu drejtua bashkëshortes: “Oj Umu Safvan, m'i bëj gati gjërat.” Ajo i tha: “O Ebu Safvan, vallë, mos ke harruar çfarë të ka thënë vëllai yt jethribas?” Ai tha: “Jo, nuk do të shkoj larg me ta.” Kur u nis rrugës, nuk linte vendpushim pa e lidhur devenë e vet, derisa Allahu e vrau në Bedër.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3950

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3. Nënkapitulli: Historiku i Luftës së Bedrit

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur qetë të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues. Atëherë ti (Muhamed) u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë melekë të dërguar?” Po! Por, nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë melekë, me shenjë të dalluar. Allahu e bëri këtë që t’ju sjellë lajmin e gëzuar dhe që t’jua qetësojë zemrat. Vërtet, fitorja është vetëm nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti. (Gjithashtu Allahu e bëri këtë edhe) që të shkatërrojë një pjesë prej atyre që nuk besuan apo t’i turpërojë, e kështu të kthehen të humbur.” (Ali Imran, 123-127) “Allahu ju premtoi fitoren mbi njërin prej dy grupeve, që ai të ishte juaji. Ju dëshironit që grupi i paarmatosur të ishte juaji, ndërsa Allahu dëshironte të përmbushte premtimin e Tij dhe t’ua zhdukte rrënjët mohuesve.” (Enfal, 7) Vahshiu ka thënë: "Ditën e Bedrit, Hamzai e vrau Tuajme ibn Adij ibn Hijarin."

3951. Nga: Kab ibn Malik Ensariu

Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahmani, i biri i Abdullah ibn Kabit, e këtij i ka thënë Abdullah ibn Kabi se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk kam ngelur pa marrë pjesë asnjë beteje të Pejgamberit ﷺ, përveç asaj të Tebukut. As në Luftën e Bedrit nuk kam marrë pjesë, por askush nuk është qortuar për mospjesëmarrje në të, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ia kishte mësyrë karvanit të kurejshëve, por ja që Allahu deshi t'i përballë me armikun, pa e planifikuar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3951

Hadithe të ngjashme: Shiko (15)

Fjalë të panjohura?

4. Nënkapitulli: Ajetet: “Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj: "Unë do t’ju ndihmoj me një mijë melekë, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit. Allahu e bëri këtë fitore si lajm të mirë, që të qetësohen zemrat tuaja me të. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë si shenjë sigurie nga ana e Tij dhe lëshoi nga qielli shi, për t’ju pastruar nëpërmjet atij, për të larguar nga ju ndyrësinë e shejtanit dhe për t’i forcuar zemrat tuaja dhe këmbët. (Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi melekët: "Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë. Unë do të shtie frikë në zemrat e mohuesve, andaj goditini në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë. Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër.”

3952. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Muhariku, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam qenë i pranishëm në një rast të Mikdad ibn Esvedit, që nuk do të dëshiroja asgjë më shumë sesa të isha në vendin e tij, i cili pati shkuar te Pejgamberi ﷺ, teksa po lutej kundër idhujtarëve, dhe i pati thënë: “Ne nuk do të themi sikurse populli i Musait: “... shko ti dhe Zoti yt e luftoni...”, (Maide, 24) por ne do të luftojmë djathtas dhe majtas teje, para dhe prapa teje. Atëherë Pejgamberit ﷺ i shkëlqeu fytyra dhe e gëzoi kjo fjalë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3952

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3953. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Abdullah ibn Haushebi më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ditën e Bedrit, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “O Allah! Po të përgjërohem të na realizosh betimin dhe premtimin Tënd! O Allah, nëse Ti do, atëherë (pas së sotmes) nuk do të adhurohesh (nga askush).” Atëherë, Ebu Bekri e kapi për dore dhe i tha: “Mjafton!” Pejgamberi ﷺ duke dalë (nga tenda) thoshte: “Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t'ia mbathë.” (Kamer, 45)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3953

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

5. Nënkapitull

3954. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Abdulkerimi, e ky e ka dëgjuar Miksamin, të çrobëruarin e Abdullah ibn Harithit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre...”, (Nisa, 95) ka thënë: “Pra, (besimtarët që rrinë në shtëpitë e tyre) gjatë Luftës së Bedrit dhe ata që kanë dalë në Bedër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3954

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

6. Nënkapitulli: Numri i pjesëmarrësve në Luftën e Bedrit

3955. Nga: Bera ibn Azibi

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bedrit, mua dhe Ibn Omerin na cilësuan akoma si të rinj (për të marrë pjesë në betejë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3955

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3956. Nga: Bera ibn Azibi

Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Vehbiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bedrit, mua dhe Ibn Omerin na cilësuan akoma si të rinj (për të marrë pjesë në betejë). Muhaxhirët ishin gjashtëdhjetë e ca persona, ndërsa ensarët dyqind e dyzet e ca.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3956

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3957. Nga: Bera ibn Azibi

Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se shokët e Muhamedit ﷺ, që kishin marrë pjesë në Bedër, i kishin treguar se numerikisht kanë qenë sa ushtria e Talutit, me të cilët ai e kishte kapërcyer lumin. Pra, përafërsisht treqind e trembëdhjetë deri në treqind e nëntëmbëdhjetë. Betohem në Allahun se të gjithë ata që e kanë kapërcyer lumin me të kanë qenë besimtarë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3957

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3958. Nga: Bera ibn Azibi

Abdullah ibn Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne, shokët e Muhamedit ﷺ, thoshim se numri i pjesëmarrësve në Luftën e Bedrit ishte sa numri i ushtarëve të Talutit, me të cilët e ka kapërcyer lumin dhe se të gjithë ata kanë qenë besimtarë. Pra, qenë rreth treqind e trembëdhjetë deri në treqind e nëntëmbëdhjetë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3958

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3959. Nga: Bera ibn Azibi

Abdullah ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Berai. [t]: Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne thoshim se numri i pjesëmarrësve në Luftën e Bedrit ka qenë treqind e trembëdhjetë deri në treqind e nëntëmbëdhjetë, sa numri i ushtarëve të Talutit, me të cilët e kishte kapërcyer lumin dhe se të gjithë ata që e kanë kapërcyer atë kanë qenë besimtarë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3959

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

7. Nënkapitulli: Lutja e Pejgamberit ﷺ kundër jobesimtarëve kurejshë: "Shejbes, Utbes, Velidit e Ebu Xhehl Ibn Hishamit dhe vdekja e tyre."

3960. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Amër ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ u drejtua nga Qabeja dhe bëri dua kundër disa personave kurejshë: kundër Shejbe ibn Rebias, Utbe ibn Rebias, Velid ibn Utbes dhe Ebu Xhehl ibn Hishamit. Betohem në Allahun se të gjithë këta i pata parë të vdekur e të dekompozuar nga dielli, sepse ka qenë ditë shumë e nxehtë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3960

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

8. Nënkapitulli: Vrasja e Ebu Xhehlit

3961. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ismaili, e këtij i ka rrëfyer Kajsi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ditën e Bedrit vajti pranë Ebu Xhehlit, teksa po jepte shpirt, e në atë rast Ebu Xhehli tha: “Vallë, të çuditem me një burrë që e ka vrarë populli i vet?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3961

Fjalë të panjohura?

3962. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Sulejman Tejmiu, e këtij i ka treguar Enesi se Pejgamberi ﷺ ka thënë ...; [t]: Amër ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e ky nga Sulejman Tejmiu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush mund të shikojë çfarë ka ndodhur me Ebu Xhehlin?” Ibn Mesudi u nis për ta kërkuar dhe e gjeti në tokë teksa bijtë e Afrasë e kishin goditur me shpatë e ai ishte në prag të vdekjes. Ai e pyeti: “A je ti Ebu Xhehli, vallë?” - dhe e kapi për mjekre, e në atë rast ai tha: “Vallë, të çuditem me një burrë që e vratë”, - ose ka thënë: - “që e vrau populli i vet?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3962

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3963. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Sulejman Tejmiu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ditën e Bedrit Pejgamberi ﷺ pyeti: “Kush mund të shikojë çfarë ka ndodhur me Ebu Xhehlin?” Ibn Mesudi u nis për ta kërkuar dhe e gjeti në tokë teksa bijtë e Afrasë e kishin goditur me shpatë e ai ishte në prag të vdekjes. Ai e kapi për mjekre dhe e pyeti: “A je ti Ebu Xhehli, vallë?” Ai tha: “Vallë, të çuditem me një burrë që e ka vrarë populli i vet" - ose ka thënë: - “që e keni vrarë?”

Ibn Muthena më ka thënë: “Ngjashëm na ka rrëfyer Muadh ibn Muadhi, e këtij i ka treguar Sulejmani, e këtij i ka rrëfyer Enes ibn Maliku.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3963

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3964. Nga: Abdurrahman ibn Aufi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Kam marrë shënime nga Jusuf Maxhishuni, e ky nga Salih ibn Ibrahimi, e ky nga babai i tij, se gjyshi i tij Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon për betejën e Bedrit, përkitazi me rrëfimin e dy bijve të Afrasë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3964

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3965. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Muhamed ibn Abdullah Rakashiu më ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Ebu Mixhlezi, e ky nga Kajs ibn Ubadi se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ditën e Kiametit unë do të jem i pari që do t'i bie në gjunjë Allahut (të merrem në pyetje) për dyluftim (në rrugën e Tij në këtë botë).”

Kajs ibn Ubadi ka thënë: Ajeti: “Këto dy grupe grinden për Zotin e tyre...” (Haxh, 19) ka zbritur për ata që kanë hyrë në dyluftim ditën e Bedrit. Ata janë: Aliu, Hamzai dhe Ubejde ibn Harithi përballë Shejbe ibn Rebias, Utbe ibn Rebias dhe Velid ibn Utbes.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3965

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3966. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Hashimi, e ky nga Ebu Mixhlezi, e ky nga Kajs ibn Ubadi se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ajeti: “Këto dy grupe grinden për Zotin e tyre...” (Haxh, 19) ka zbritur për gjashtë burra kurejshë: për Aliun, Hamzain, Ubejde ibn Harithin, Shejbe ibn Rabian, Utbe ibn Rabian dhe Velid ibn Utben.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3966

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3967. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Is'hak ibn Ibrahim Savafi na ka thënë: Na ka treguar Jusuf ibn Jakubi, - i cili endej me fisin benu dubeja dhe ishte i çrobëruari i fisit benu sedus, - e këtij i ka treguar Sulejman Tejmiu, e ky nga Ebu Mixhlezi, e ky nga Kajs ibn Ubadi se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ajeti në vijim ka zbritur për ne: “Këto dy grupe grinden për Zotin e tyre...” (Haxh, 19)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3967

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3968. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Jahja ibn Xhaferi na ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e ky nga Sufjani, e ky nga Ebu Hashimi, e ky nga Ebu Mixhlezi, e ky nga Kajs ibn Ubadi se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) betohej se këto ajete kanë zbritur për grupin e gjashtë personave të ditës së Bedrit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3968

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3969. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Hashimi, e ky nga Ebu Mixhlezi, e ky nga Kajsi se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) betohej se ajeti: “Këto dy grupe grinden për Zotin e tyre...” (Haxh, 19) ka zbritur për ata që kishin hyrë në dyluftim ditën e Bedrit: për Hamzain, Aliun e Ubejde ibn Harithin kundër Utbes dhe Shejbes, të bijtë e Rebias, dhe Velid ibn Utbes.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3969

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3970. Nga: Bera ibn Azibi

Ahmed ibn Seid Ebu Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Mensuri, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e ky nga babai i tij se Ebu Is'haku tregon: “Isha i pranishëm kur dikush e pyeti Berain (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nëse Aliu ka qenë pjesëmarrës në Bedër. Ai iu përgjigj: “Madje doli në dyluftim dhe triumfoi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3970

Fjalë të panjohura?

3971. Nga: Abdurrahman ibn Aufi

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Jusuf ibn Maxhishuni, e ky nga Salih ibn Ibrahim ibn Abdurrahman ibn Aufi, e ky nga babai i tij se Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Lidha marrëveshje me Umeje ibn Halefin (që të ma mbrojë familjen në Mekë e unë t'ia mbroj të tijën në Medinë). Pastaj Abdurrahmani përmendi vrasjen e Umejes dhe djalit të tij si dhe përmendi se Bilali ka thënë: “Mos qofsha gjallë në shpëtoftë Umeja!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3971

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3972. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Abdan ibn Othmani na ka thënë: Na ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Esvedi se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e lexoi suren Nexhm në Mekë dhe (gjatë leximit) ra në sexhde e bashkë me të ranë të gjithë të pranishmit, përveç një plaku, i cili (duke ironizuar sexhden) mori një grusht me dhé, e ngriti në ballë dhe tha: “Më mjafton kjo.” Më pas, kam parë se (ky plak) është vrarë si jobesimtar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3972

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3973. Nga: Urve ibn Zubejri

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e ky nga Mameri, e ky nga Hishami se Urve ibn Zubejri tregon: “Zubejri kishte tri shenja të goditjeve me shpatë: njërën në qafë, saqë (kur isha i vogël) i fusja gishtat në të; dy i kishte marrë në Luftën e Bedrit, kurse tjetrën në Betejën e Jermukut.

Kur u vra Abdullah ibn Zubejri, Abdulmelik ibn Mervani më tha: “O Urve, vallë, e njeh shpatën e Zubejrit?” I thashë: “Po.” Ai më tha: “Çfarë ka në të?” I thashë: “Ka një çallatë të marrë nga Lufta e Bedrit.” Ai më tha: “Ashtu është. Në të ka çallata nga përplasjet e çetave.” Pastaj, shpatën ia dha Urves.

Hishami tregon: “Atë shpatë e vlerësuam tre mijë (dinarë), të cilën e bleu dikush nga ne. Kisha dëshirë ta blija unë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3973

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3974. Nga: Urve ibn Zubejri

Ferve transmeton nga Aliu, e ky nga Hishami se babai i tij Urve ibn Zubejri tregon: “Shpata e Zubejrit ka qenë e lyer me argjend.” Hisham ibn Urve tregon se edhe shpata e Urves ka qenë e lyer me argjend.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3974

Fjalë të panjohura?

3975. Nga: Urve ibn Zubejri

Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve se babai i tij Urve ibn Zubejri tregon: “Në ditën e Jermukut, shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ i thanë Zubejrit: “A po i sulmon armiqtë, që të sulmojmë edhe ne me ty?”

- Nëse unë i sulmoj ata, ju nuk e mbani fjalën, - tha Zubejri.

- Nuk të tradhtojmë, - i thanë ata.

Atëherë ai ua mësyu derisa i çau radhët e tyre dhe u fut thellë në mesin e tyre, pa pasur njeri me vete. Pastaj u kthye mbrapa, ndërkaq armiqtë e kapën për frenat e kalit dhe e goditën dy herë në qafë. Në mes këtyre dy goditjeve kishte edhe një tjetër, të cilën e kishte marrë ditën e Bedrit.

Urve thoshte: “Kur isha i vogël, duke luajtur, i fusja gishtat e mi në këto vende goditjesh.”

Po ashtu, Urve ka thënë: “Atë ditë me të ka qenë edhe Abdullah ibn Zubejri, i cili ishte dhjetëvjeçar. Zubejri e pati hipur Abdullahun në një kalë dhe pati autorizuar dikë të kujdeset për të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3975

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3976. Nga: Ebu Talha Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: E kam dëgjuar Rahv ibn Ubaden, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Arube, e ky nga Katadja se ka thënë: Enes ibn Maliku na ka përmendur se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bedrit i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që njëzet e katër prijësit e vrarë të kurejshëve të hidheshin në një prej humnerave të stërndyra të Bedrit. Kur Pejgamberi ﷺ mposhtte ndonjë armik, në mejdan qëndronte tri net. Në ditën e tretë të Bedrit, urdhëroi që t'i përgatitet deveja dhe u nis. Shokët e vet i shkuan pas dhe thoshin: “Si duket është duke shkuar për nevojë.” Pejgamberi ﷺ eci, derisa u ndal buzë humnerës dhe filloi t'i thërrasë në emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre: “O ti filan, i biri i filanit! O ti filan, i biri i filanit! A do të ishit të lumtur po t'i bindeshit Allahut dhe të Dërguarit të Tij? Ne, atë që Zoti ynë na ka premtuar, e gjetëm të vërtetë. Vallë, e keni gjetur ju të vërtetë atë që Allahu jua ka premtuar?” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, po u flet trupave që nuk kanë shpirt?”

- “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se këto që po i them, ata i dëgjojnë më mirë se ju”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.

Katadja ka thënë: “Allahu i ngjalli ata që të dëgjojnë fjalët e tij si: qortim, nënçmim, hakmarrje, dëshpërim dhe keqardhje për ta.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3976

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3977. Nga: Abdullah ibn Abasi

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Vallë, a nuk i sheh ata që dhuntinë e Allahut e kanë ndërruar me mohim...”, (Ibrahim, 28) ka thënë: “Betohem në Allahun se fjala është për jobesimtarët kurejshë.” Po ashtu, për vazhdimin e ajetit: “... dhe e kanë sjellë popullin e tyre në Shtëpinë e shkatërrimit?” (Ibrahim, 28) ka thënë: “Pra, (e kanë sjellë) në zjarr, ditën e Bedrit.” Amri shton: “Fjala është për kurejshët, ndërsa dhuntia e Allahut është Muhamedi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3977

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3978. Nga: Urve ibn Zubejri

Ubejd ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami se babai i tij Urve tregon: “Në prani të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u përmend se Ibn Omeri ka transmetuar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “I vdekuri dënohet në varrin e tij, për shkak të të qarit të familjes së tij.” Atëherë ajo tha: “Në të vërtetë, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai dënohet për shkak të gabimit dhe mëkatit të vet, ndërkohë që familja e tij qajnë për të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3978

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3979. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë (duke vazhduar hadithin paraprak): “Kjo është sikurse kur i Dërguari i Allahut ﷺ u ndal te pusi ku ndodheshin idhujtarët e vrarë në Bedër dhe nuk u tha sahabëve: “Ata dëgjojnë atë që po ua them”, por u pat thënë: “Ata tani e dinë se atë që ua thosha është e vërtetë.” Pastaj ajo recitoi ajetin: “Sigurisht që ti (Muhamed) nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë...” (Neml, 80) Dhe: “... kurse ti (Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” (Fatir, 22) Këtë ua ka thënë, atëherë kur i kanë merituar vendet e tyre në Zjarr.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3979

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3980. Nga: Abdullah ibn Omeri

3980, 3981 - Othmani më ka thënë: Na ka treguar Abde, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ u ndal te Pusi i Bedrit dhe tha: “A e gjetët të vërtetë atë që jua ka premtuar Zoti juaj?” Pastaj vazhdoi: “Ata tani po dëgjojnë fjalët që po ua them.” Kur ia përmendën Aishes këtë, tha: “Në të vërtetë, Pejgamberi ﷺ pati thënë: “Ata tani e dinë se atë që ua thosha unë është e vërteta.” Pastaj ajo recitoi ajetin: “Sigurisht që ti (Muhamed) nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë, as mund t'i bësh të shurdhrit të dëgjojnë thirrjen tënde, kur të kthejnë shpinën!” (Neml, 80)

Referenca: Sahihu i Buhariut 3980

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3981. Nga: Abdullah ibn Omeri

3980, 3981

Referenca: Sahihu i Buhariut 3981

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

9. Nënkapitulli: Vlera e pjesëmarrësve të Luftës së Bedrit

3982. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Harithe, një djalosh i ri, u vra ditën e Bedrit. Nëna e tij shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ti e di mirë pozitën e Harithes tek unë. Nëse është në Xhenet, do të duroj dhe do të llogaris shpërblimin, por, nëse është diku tjetër, do të shohësh çka do të bëj.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Mjerë ti! Mos të kanë lënë mendtë!? Në Xhenet janë shumë xhenete, ndërsa biri yt është në Firdeus.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3982

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3983. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Is'hak ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Idrisi, e ky e ka dëgjuar Husajn ibn Abdurrahmanin, e ky nga Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na dërgoi (në një punë): mua, Ebu Merthedin dhe Zubejrin, sepse ishim kalorës, e në atë rast na tha: “Nisuni dhe shkoni në kopshtin Hah, ku do të gjeni një grua idhujtare, e cila mban një letër të Hatib ibn Ebu Beltait dërguar idhujtarëve.” Kur e arritëm, ajo ishte hipur në deve, mu aty ku i Dërguari i Allahut ﷺ na tregoi, dhe i thamë: “Na jep letrën!” Ajo tha: “Nuk kam asnjë letër.” E ulëm devenë, e kontrolluam, por nuk gjetëm asnjë letër. Pastaj i thamë: “I Dërguari i Allahut ﷺ nuk gënjen: ose na jep letrën, ose do të të zhveshim (për të të kontrolluar).” Kur pa seriozitetin tonë, ia mësyu shokës (brezit), që e kishte rreth vetes, dhe e nxori letrën. Kështu, letrën ia dërguam të Dërguarit të Allahut ﷺ. Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, ai (Hatibi) e ka tradhtuar Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, andaj më lejo t'ia pres kokën!”

Pejgamberi ﷺ i tha:(O Hatib) çka të shtyri të veprosh kështu?” Hatibi iu përgjigj: “Betohem në Allahun se nuk është që nuk po besoj në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij ﷺ. Desha të kem dorë (pozitë) mbi fisin tim, që Allahu, nëpërmjet tyre, të ma mbrojë familjen dhe pasurinë. Ndërkohë, të gjithë shokët e tu atje kanë ndonjë familjar, nëpërmjet të cilëve Allahu ua mbron familjet dhe pasuritë.” Pejgamberi ﷺ tha: “Jua tha të vërtetën. Të flitni vetëm mirë për të!” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, ai (Hatibi) e ka tradhtuar Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, prandaj më lejo t'ia pres kokën!” Pejgamberi ﷺ i tha: “A nuk ka qenë pjesëmarrës në Bedër?! Ndërkaq, Allahu i ka parë pjesëmarrësit në Bedër dhe u ka thënë: “Punoni ç'të doni, sepse ju është bërë obligim Xheneti”, - ose ka thënë: “... jua kam falur mëkatet.” Atëherë, Omerit i lotuan sytë dhe tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3983

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

10. Nënkapitull

3984. Nga: Ebu Usejd Malik Saidiu

Abdullah ibn Muhamed Xhufiu më ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed Zubejri, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Gasili, e ky nga Hamza ibn Ebu Usejdi dhe Zubejr ibn Mundhir ibn Ebu Usejdi se Ebu Usejd Malik Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bedrit, i Dërguari i Allahut ﷺ na tha: “Në momentin që (armiqtë) ju afrohen, gjuajini, por kursejini shigjetat!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3984

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3985. Nga: Ebu Usejd Malik Saidiu

Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed Zubejri, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Gasili, e ky nga Hamza ibn Ebu Usejdi dhe Mundhir ibn Ebu Usejdi se Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bedrit, i Dërguari i Allahut ﷺ na tha: “Në momentin që (armiqtë) ju afrohen shumë, gjuajini, por kursejini shigjetat!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3985

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3986. Nga: Bera ibn Azibi

Amër ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Uhudit, Pejgamberi ﷺ e caktoi Abdullah ibn Xhubejrin udhëheqës të shigjetarëve. Armiku i vrau shtatëdhjetë ushtarë tanët, kurse Pejgamberi ﷺ me shokët e vet, në Luftën e Bedrit, i mundi njëqind e dyzet burra nga idhujtarët: shtatëdhjetë të zënë robër lufte e shtatëdhjetë të tjerë të vrarë. Atë ditë (ditën e Uhudit) Ebu Sufjani tha: “Kjo ditë është në këmbim të ditës së Bedrit, sepse lufta është e ndërsjellë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3986

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3987. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga gjyshi i tij Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mirësia (që e pashë në ëndërr) qe mirësia që Allahu na e solli më pas (pas ditës së Uhudit) dhe shpërblimi i sinqeritetit që Allahu na e dha pas ditës së Bedrit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3987

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

3988. Nga: Abdurrahman ibn Aufi

Jakubi më ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja në rresht ditën e Bedrit, shikova djathtas dhe majtas, kur ja, pashë dy djelmosha të rinj. Nuk ndihesha i sigurt në mesin e tyre. Njëri prej tyre, tinëz tjetrit, më tha: “O xhaxha, ma trego Ebu Xhehlin?”

- Çfarë do të bësh me të, o biri i vëllait tim? - e pyeta.

- Ia kam dhënë besën Allahut se, nëse e shoh, ose do ta vras, ose do të vdes unë para tij, - tha djaloshi.

Edhe tjetri m'i tha të njëjtat fjalë tinëz shokut të vet. Këta dy djem nuk do t'i ndërroja as kundrejt dy burrave. Kur ua tregova atë (Ebu Xhehlin), ata iu vërsulën si të ishin skifterë, derisa e goditën. Këta dy djem kanë qenë të Afrasë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3988

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3989. Nga: Ebu Hurejra

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Omer ibn Usejd ibn Xharije Thekafiu, aleati i fisit benu zuhra dhe shok i Ebu Hurejrës, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi dhjetë persona në një ekspeditë vrojtuesish, në krye të të cilëve e caktoi Asim ibn Thabit Ensariun, gjyshin e Asim ibn Omer ibn Hatabit. Kështu, ata u nisën, por, kur arritën në Hedeh, vend mes Usfanit dhe Mekës, dikush ia përmendi këtë gjë një familjeje të hudhejlëve, që quheshin benu lihjanë, të cilët marshuan në drejtim të ekspeditës së Asimit, me rreth njëqind burra, që të gjithë shenjëtarë. Kështu, i përcollën gjurmët e tyre derisa arritën në vendin ku ata ishin ndalur për të ngrënë dhe gjetën mbetje të hurmave. Thanë: “Këto janë hurma të Jethribit (Medinës)”, dhe vazhduan t'i ndjekin gjurmët e tyre. Kur Asimi dhe shokët e tij i hetuan, u strehuan në një vend, ku armiqtë i rrethuan dhe u thanë: “Zbritni dhe dorëzoni ato që posedoni, ndërkohë ju japim besën dhe betohemi se s'do të vrasim asnjërin prej jush.” Asim ibn Thabiti u tha: “O ju njerëz, unë nuk pranoj të jem nën mbrojtjen e një jobesimtari.” Pastaj tha: “O Allah, lajmëroje të Dërguarin Tënd për ne.” Kështu, ata i sulmuan me shigjeta dhe e vranë Asimin. Ndërkaq, tre të tjerë, të cilët ishin: Hubejbi, Zejd ibn Dethini dhe një tjetër, u dorëzuan në besën dhe betimin e tyre. Kur i zunë, ua prenë litarët e harqeve dhe i lidhën me to. Personi i tretë tha: “Ky është fillimi i tradhtisë. Për Allahun, nuk do të vij me ju, sepse kam përvojë me këta”, - aludonte në vrasjen e pakmëparshme që ua bënë shokëve të tjerë. - E tërhoqën zvarrë dhe u munduan ta bindin që të vejë me ta, por ai refuzoi t'i shoqërojë (andaj e vranë). Kështu, e morën Hubejbin dhe Zejd ibn Dethinin e i shitën në Mekë, pas Luftës së Bedrit. Hubejbin e bleu familja e Harith ibn Amir ibn Neufelit, ndërsa Hubejbi tanimë e kishte vrarë Harith ibn Amirin ditën e Bedrit. Hubejbi qëndroi tek ata si rob lufte, derisa vendosën që ta vrasin. Ai kërkoi prej njërës nga vajzat e Harithit t'i huazojë një brisk për t'i rruar qimet e trupit (në pjesët e turpshme), e ajo ia dha. Një djalë i saj i vogël, teksa ajo ishte e shpërqendruar, shkoi te Hubejbi. Kur e pa të birin e saj në prehrin e tij, teksa ai po mbante briskun në dorë, ajo u tmerrua shumë, saqë këtë gjë Hubejbi e vërejti dhe tha: “Frikësohesh se do ta vras? Nuk do ta bëja kurrë.”

Ajo thotë: “Betohem në Allahun se asnjëherë nuk kam parë rob lufte më të mirë se Hubejbin. Për Allahun, një ditë e kam parë të hajë rrush nga një kalavesh që e kishte në dorë, teksa ishte i lidhur me pranga hekuri, në një kohë kur s'kishte fruta në Mekë. Pra, ai ishte furnizim i Allahut për Hubejbin.” Kur e nxorën jashtë Haremit (kufirit të Mekës), për ta vrarë, Hubejbi u tha: “Më lejoni t'i fal dy rekate.” Ata e lejuan. Ai i fali dy rekate dhe tha: “Sikur të mos mendonit se kam frikë, do ta zgjasja edhe më shumë. O Allah, shkatërroji një nga një! Vriti ata copë-copë! Mos e lër (të gjallë) asnjë prej tyre!” Pastaj recitoi:

"Përderisa vdes si musliman, jo s'mërzitem,

se n'cilat troje, për Allahun, vritem e pritem.

Këtë e bëj për Allahun, i Cili, kur dëshiron,

edhe gjymtyrët e masakruara, Ai i bekon.”

Pastaj Ebu Servea Ukbe ibn Harithi shkoi dhe e vrau. Hubejbi ishte i pari që filloi traditën e faljes së dy rekateve, për çdo musliman, para se të ekzekutohej. Atë ditë, Pejgamberi ﷺ i lajmëroi shokët e vet për lajmin e tyre.

Kur disa jobesimtarë kurejshë morën vesh për vrasjen e Asimit, dërguan dikë t'u sjellë dëshmi për vdekjen e tij, sepse ai, ditën e Bedrit, kishte vrarë dikë prej parisë së kurejshëve. Por, Allahu dërgoi një grumbull grerëzash tek Asimi për ta mbrojtur kundrejt lajmëtarëve të kurejshëve, gjë që pamundësoi që Asimit t'i pritej ndonjë pjesë e trupit.

Kab ibn Maliku ka thënë: “Murara ibn Rebi Amriun dhe Hilal ibn Umeje Vakifiun i kanë përmendur si burra të mirë, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në Bedër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3989

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3990. Nga: Nafi ibn Abdullahu

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jahjai se Nafiu tregon se Ibn Omerin e lajmëruan se Seid ibn Zejd ibn Amër ibn Nufejli, që ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Bedrit, ishte sëmurur në ditën e premte. Kështu, Ibn Omeri i hipi devesë dhe shkoi tek ai diku në mesditë. Edhe pse u afrua xhumaja, ai e la xhumanë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3990

Fjalë të panjohura?

3991. Nga: Subeja bint Harithi

Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe tregon: “Abdullah ibn Utbe i shkroi Omer ibn Abdullah ibn Erkam Zuhriut që të shkojë te Subeja bint Harith Eslemiu dhe ta pyesë për përgjigjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ për të cilën ajo e kishte pyetur. Atëherë Omer ibn Abdullah ibn Erkami i shkroi Abdullah ibn Utbes se Subeja bint Harithi kishte rrëfyer se ajo kishte qenë e martuar me Sad ibn Havlen, - një burrë nga fisi benu amir ibn luej dhe pjesëmarrës në Luftën e Bedrit. - Ai vdiq në Haxhin Lamtumirës, teksa ajo ishte shtatzënë. Nuk kaloi shumë nga vdekja e tij dhe ajo lindi. Pas mbarimit të lehonisë, u zbukurua për të interesuarit për fejesë. Ebu Senabil ibn Bakeku, - pjesëtar i fisit benu abdudar, - shkoi tek ajo dhe i tha: “Ç'është puna jote që po të shoh të zbukuruar për të interesuarit për fejesë? Dëshiron të martohesh? Betohem në Allahun se ti nuk ke të drejtë të martohesh pa kaluar katër muaj e dhjetë ditë.” Subeja thotë: “Pasi ma tha këtë, kur u bë mbrëmja, unë u vesha me rrobat e mia dhe shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e pyeta për këtë. Ai m'u përgjigj se unë jam liruar pasi kam lindur dhe më lejoi të martohem nëse kam dëshirë.”

Transmetimin e Lejthiut e fuqizon Esbagu nga Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi. Lejthiu thotë: “Më ka treguar Junusi nga Ibn Shihabi se ka thënë: “E pyetëm atë e na tha: “Muhamed ibn Abdurrahman ibn Thevbani, i çrobëruari i fisit benu amir ibn luej, më ka rrëfyer se babai i Muhamed ibn Ijas ibn Bukejrit ka qenë pjesëmarrës në Bedër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3991

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

11. Nënkapitulli: Pjesëmarrja e melekëve në Bedër

3992. Nga: Rifa ibn Rafi Zurekiu

Is'hak ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Muadhi, i biri i Rifaje ibn Rafi Zurakiut, se babai i tij Rifaje ibn Rafi Zurakiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - i cili ka qenë pjesëmarrës i Luftës së Bedrit, - tregon: “Xhibrili shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Si i vlerësoni në mesin tuaj pjesëmarrësit e Luftës së Bedrit?” Pejgamberi ﷺ tha: “Ndër muslimanët më të mirë”, - ose ka thënë një shprehje të ngjashme. - Xhibrili i tha: “Njëjtë i vlerësojmë edhe ne pjesëmarrësit e Luftës së Bedrit nga radhët e melekëve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3992

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3993. Nga: Rifa ibn Rafi Zurekiu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Jahjai se Muadh ibn Rifaje ibn Rafiu tregon se gjyshi i tij, Rafiu, i cili kishte marrë pjesë në ngjarjen e Akabesë, i tha të birit të vet, Rafiut, i cili kishte marrë pjesë në Bedër: “Pjesëmarrjen në Akabe nuk do ta ndërroja me atë në Luftën e Bedrit.” Xhibrili e pyeti Pejgamberin ﷺ, sikurse në hadithin paraprak.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3993

Fjalë të panjohura?

3994. Nga: Rifa ibn Rafi Zurekiu

Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Jahjai se Muadh ibn Rifaje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një melek e pyeti Pejgamberin ﷺ (për vlerën e luftëtarëve të Bedrit).”

Jahjai transmeton se Jezid ibn Hadi i ka rrëfyer se ka qenë me Muadhin ditën kur ia ka treguar këtë hadith, e në atë rast Jezidi thotë: “Muadhi ka thënë: “Pyetësi ka qenë Xhibrili ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3994

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3995. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ditën e Bedrit Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ja tek qëndron Xhibrili me frerët e kalit në dorë, pajisur me mjetet e luftës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3995

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

12. Nënkapitull

3996. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Halife më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ebu Zejdi ka vdekur pa lënë ndonjë pasardhës. Ai ishte pjesëmarrës në betejën e Bedrit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3996

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3997. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Abdullah ibn Hababi tregon: “Një ditë, kur Ebu Seid ibn Malik Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u kthye prej udhëtimit, bashkëshortja i ofroi pak mish kurbani, por ai tha: “Nuk do të ha pa pyetur për këtë mish.” Kështu, shkoi te vëllai i vet nga nëna, te Katade ibn Numani, i cili ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Bedrit, dhe e pyeti. Kështu, ai iu përgjigj: “Pas teje ka ardhur një urdhër i ri, që e ka shfuqizuar ndalesën e ngrënies së mishit të kurbanit pas tri ditësh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3997

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

3998. Nga: Zubejr ibn Avami

Ubejd ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bedrit e takova Ubejde ibn Seid ibn Asin, të mbështjellë me rroba lufte, saqë i dukeshin vetëm sytë. Ai njihej me nofkën Ebu Dhat Kerishi, prandaj thoshte: “Unë jam Ebu Dhat Kerishi!” Kështu, e sulmova me shtizë dhe e godita në sy, nga e cila vdiq.” Hishami thotë: “Jam njoftuar se Zubejri ka thënë: “Më pas vendosa këmbën mbi të duke e kapur shtizën me dy duar dhe mezi e nxora, ndërsa maja i ishte lakuar.”

Urve tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ia kërkoi Zubejrit shtizën në fjalë, e ai ia dha. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ vdiq, ai sërish e mori. Pastaj atë ia kërkoi Ebu Bekri, e ai ia dha. Kur vdiq Ebu Bekri, atë ia kërkoi Omeri, e ai ia dha. Kur vdiq Omeri, ai sërish e mori shtizën. Pastaj ia kërkoi Othmani, e ai ia dha. Kur u vra Othmani, ajo mbeti te familja e Aliut. Abdullah ibn Zubejri e kërkoi dhe ajo mbeti tek ai derisa u vra.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3998

Fjalë të panjohura?

3999. Nga: Ubade ibn Samiti

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Idris Ajdhullah ibn Abdullahu se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), një nga pjesëmarrësit e Luftës së Bedrit, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më jepni besën!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3999

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

4000. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Ebu Hudhejfe, i cili ka marrë pjesë në Luftën e Bedrit bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, e birësoi Salimin, siç e kishte birësuar Pejgamberi ﷺ Zejdin (para ndalesës). Ai e martoi Salimin me vajzën e vëllait të tij, Hind bint Velid ibn Utben. - Salimi ishte i çrobëruari i një gruaje ensare. - Kur dikush birësonte dikë në periudhën paraislame, të birësuarin njerëzit e thërrisnin në emër të atij (që e birësonte), njëherazi e trashëgonte atë, derisa Allahu i Madhëruar e zbriti ajetin: “Thirrni ata sipas baballarëve të tyre...” (Ahzab, 5) Atëherë Sehle shkoi te Pejgamberi ﷺ...” - dhe transmetuesi e përmendi hadithin deri në fund.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4000

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4001. Nga: Rubeja bint Muavidhi

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Halid Dhekvani se Rubeja bint Muavidhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën që u martova, Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë dhe u ul në shtratin tim, ashtu siç je ulur ti me mua. Disa vajza të reja i binin defit dhe i këndonin baballarët e tyre që ishin vrarë në Bedër. Madje, njëra prej tyre tha: “Në mesin tonë ka pejgamber, që e di edhe të nesërmen.” Në atë rast ai tha: “Mos thuaj ashtu, por vazhdo ashtu siç thoshe më herët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4001

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4002. Nga: Ebu Talha Ensariu

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu. [t]: Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi, e këtij i ka thënë Ibn Abasi se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shoku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili ishte pjesëmarrës në Luftën e Bedrit, transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët nuk hyjnë në një shtëpi ku ka qen dhe piktura (frymorësh).” Ai kishte për qëllim pikturat e gjallesave që kanë shpirt.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4002

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

4003. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi. [t]: Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Husejni, e këtij i ka treguar Husejn ibn Aliu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam pasur një deve, të cilën, ditën e Bedrit, e pata marrë nga pjesa ime e plaçkës së luftës. Pejgamberi ﷺ më pati dhënë nga një e pesta e plaçkës së luftës atë ditë. Kur desha të hyj dhëndër me Fatimen, të bijën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, porosita një argjendar nga fisi benu kajnuka që të vijë me mua për të mbledhur idhhir, të cilin doja t'ua shisja argjendarëve, ndërkohë me fitimin e saj të përgatitem për dasmë. Përderisa po tuboja ca gjëra për devetë: shalë, thasë dhe litarë, devetë i lashë të pushojnë në afërsi të shtëpisë së një ensariu. Kur i tubova gjërat e nevojshme, u ktheva, e në atë rast pashë devetë me gunga të këputura, me barqe të shqyera dhe pa mushkëri. Kur pashë këtë pamje, nuk arrita t'i mbaj lotët dhe thashë: “Kush e ka bërë këtë?” Më thanë: “Hamza ibn Abdulmutalibi, i cili ndodhet në këtë shtëpi duke pirë me disa ensarë, ku është dhe një këngëtare e disa shokë të tij. Ajo këndoi: “O Hamza me deve të shëndosha!” Atëherë ai brofi te shpata, ua këputi gungat deveve, ua shqeu barqet dhe ua mori mushkëritë.” Aliu tregon: “Unë ia beha drejt Pejgamberit ﷺ dhe hyra në shtëpinë e tij, ku e gjeta edhe Zejd ibn Harithen. Kur Pejgamberi ﷺ më pa, kuptoi se më kishte goditur diçka, andaj më tha: “Çfarë ke?” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, asnjëherë nuk kam parë diçka sikurse sot: Hamzai m'i ka sulmuar dy devetë, ua ka këputur gungat dhe ua ka shqyer barqet, ndërsa tani është në një shtëpi duke pirë me disa të tjerë.” Pejgamberi ﷺ kërkoi pelerinën e vet, e veshi dhe u nis, ndërsa unë dhe Zejd ibn Harithe e ndoqëm prapa. Vazhdoi të ecte derisa arriti në shtëpinë ku ndodhej Hamzai. Aty kërkoi leje dhe hyri. Atëherë, filloi ta qortojë Hamzain për atë që kishte bërë. Hamzai, të cilit i ishin skuqur sytë nga dehja, shikoi nga Pejgamberi ﷺ, pastaj e ngriti shikimin deri në gjunjë, pastaj deri në fytyrë dhe tha: “Vallë, mos jeni gjë tjetër përveçse robër të babait tim?” Atëherë Pejgamberi ﷺ kuptoi se ai ishte i dehur, kështu që u tërhoq mbrapa dhe u largua. Ne dolëm bashkë me të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4003

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4004. Nga: Abdullah ibn Makil ibn Mukarrini

Muhamed ibn Abadi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij ia ka transmetuar Ibn Asbehani se Abdullah ibn Makili tregon: “Aliu ia fali namazin e xhenazes Sehël ibn Hunejfit, pastaj tha: “Ai ka qenë pjesëmarrës në Bedër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4004

Fjalë të panjohura?

4005. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton rrëfimin e Omer ibn Hatabit, kur Hunejs ibn Hudhafe Sehmiu, - një shok i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe pjesëmarrës në Bedër, i cili vdiq në Medinë, - e la Hafsën, të bijën e Omerit, të vejë, i cili tregon: “Othman ibn Afanin e takova dhe ia propozova Hafsën, duke i thënë: “Nëse do, po ta jap Hafsa bint Omerin për grua.” Ai tha: “Do të shikoj.” Prita disa net, pastaj më tha: “Kam vendosur që tani për tani të mos martohem.” Pastaj e takova Ebu Bekrin dhe i thashë: “Nëse do, po ta jap Hafsa bint Omerin për grua.” Ebu Bekri heshti dhe nuk më tha asgjë. Kjo më hidhëroi më shumë sesa Othmani. Prita disa net, pastaj atë e kërkoi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia dhashë për grua. Kur Ebu Bekri më takoi, më tha: “Ndoshta më je hidhëruar që nuk t'u përgjigja kur ma propozove Hafsën?” I thashë: “Po.” Ai më tha: “Gjëja e vetme që më pengoi të të përgjigjem ishte fakti se i Dërguari i Allahut ﷺ e pati përmendur Hafsën, prandaj nuk desha ta përhap sekretin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. E, sikur ta linte ai, unë do ta pranoja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4005

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4006. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adiu, e ky nga Abdullah ibn Jezidi se Ebu Mesud Bedriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shpenzimet e njeriut për familjen e vet llogariten sadaka.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4006

Fjalë të panjohura?

4007. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi se Zuhriu tregon: “Një ditë, Urve ibn Zubejri i tregoi Omer ibn Abdulazizit gjatë hilafetit të tij e i tha: “Teksa Mugire ibn Shuëbe ishte prijës në Kufe, e vonoi namazin e ikindisë. Ebu Mesud Ukbe ibn Amër Ensariu, - gjyshi i Zejd ibn Hasenit dhe pjesëmarrës në Bedër, - vajti tek ai e i tha: “A nuk e di se Xhibrili ﷺ ka zbritur dhe i ka falur pesë kohët e namazit, e bashkë me të edhe i Dërguari i Allahut ﷺ dhe më pas ka thënë: “Kështu jam urdhëruar (të veproj).”?

Kësisoj edhe Beshir ibn Mesudi transmetonte nga babai i tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4007

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4008. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abdurrahman ibn Jezidi, e ky nga Alkame se Ebu Mesud Bedriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që i lexon natën dy ajetet e fundit të sures Bekare, i mjaftojnë (kundrejt çdo të keqeje).”

Abdurrahmani ka thënë: “E kam takuar Ebu Mesudin duke bërë tavaf rreth Qabesë, prandaj e pyeta për këtë, i cili në atë rast ma rrëfeu ngjarjen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4008

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4009. Nga: Itban ibn Malik Ensariu

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Mahmud ibn Rabiu tregon se Itban ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shoku i Pejgamberit ﷺ, njëherazi pjesëmarrës në Bedër nga radhët e ensarëve, vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4009

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

4010. Nga: Itban ibn Malik Ensariu

Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi se Ibn Shihabi ka thënë: “E pyeta Husajn ibn Muhamedin, një nga elitarët e fisit benu salim, për hadithin e Mahmud ibn Rabiut nga Itban ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), hadith të cilin ai ma konfirmoi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4010

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

4011. Nga: Amir ibn Rebia

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Abdullah ibn Amër ibn Rebiu, një nga më të vjetrit e fisit benu adij, babai i të cilit kishte marrë pjesë në Bedër bashkë me Pejgamberin ﷺ, tregon: “Omeri e caktoi Kudame ibn Medhunin udhëheqës të Bahrejnit, i cili ishte pjesëmarrës në Bedër dhe dajë i Abdullah ibn Omerit dhe Hafsës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4011

Fjalë të panjohura?

4012. Nga: Rafi ibn Hadixhi

4012, 4013 - Abdullah ibn Muhamed ibn Esma na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Maliku, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregoi Abdullah ibn Omerit se dy xhaxhallarët e tij, - të cilët ishin pjesëmarrës në Bedër, - i kishin thënë atij: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka ndaluar lëshimin e arave me qira.”

Zuhriu tha: “E pyeta Salimin: “Ti a i lëshon me qira?”

- Po, mirëpo Rafiu e kufizonte veten, - më tha ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4012

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4013. Nga: Rafi ibn Hadixhi

4012, 4013

Referenca: Sahihu i Buhariut 4013

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4014. Nga: Rifa ibn Rafi Zurekiu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Husajn ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Shedad ibn Hadi Lejthiu ka thënë: “E kam parë Rifaje ibn Rafi Ensariun, i cili ka qenë pjesëmarrës në Bedër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4014

Fjalë të panjohura?

4015. Nga: Amër ibn Auf Ensariu

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri dhe Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve ibn Zubejri, e këtij i ka rrëfyer Misver ibn Mahrame se Amër ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte aleat i fisit të Amir ibn Luejit, njëherazi kishte marrë pjesë në Bedër me Pejgamberin ﷺ, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Ebu Ubejde ibn Xherrahun në Bahrejn për t'ua mbledhur xhizjen. I Dërguari i Allahut ﷺ pati lidhur marrëveshje paqeje me banorët e Bahrejnit, ndërsa Ala ibn Hadremiun e pati vendosur në krye të tyre. Kështu, Ebu Ubejde u kthye me pasuri nga Bahrejni. Kur ensarët dëgjuan për arritjen e tij, shkuan të falin namazin e sabahut me Pejgamberin ﷺ.

Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin, ata i dolën përpara dhe, kur ai i pa kështu, buzëqeshi dhe tha: “Më duket se keni dëgjuar që Ebu Ubejde është kthyer me diçka?” Ata thanë. “Po, o i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Përgëzohuni dhe shpresoni atë që ju bën të lumtur, sepse, betohem në Allahun se, për ju, nuk ia kam frikën varfërisë sikurse i kam frikën se do t'ju shtrohet dynjaja ashtu siç u ishte shtruar atyre që ishin para jush, e pastaj ju të garoni për të siç garuan ata dhe ajo t'ju shkatërrojë siç i shkatërroi ata.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4015

Fjalë të panjohura?

4016. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi se Nafiu tregon: “Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i mbyste të gjitha llojet e gjarpërinjve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4016

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4017. Nga: Ebu Lubabe Ensariu

Ebu Lubabe Bedriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregoi Ibn Omerit se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar mbytjen e gjarpërinjve të shtëpisë. Prandaj, Ibn Omeri nuk i mbyste më.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4017

Fjalë të panjohura?

4018. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e ky nga Musa ibn Ukbe, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa burra ensarë i kërkuan leje të Dërguarit të Allahut ﷺ duke i thënë: Na lejo të heqim dorë prej shpagimit të të birit të motrës sonë, Abasit!”

- “Betohem në Allahun se nuk do të hiqni dorë as për një dërhem!” - u tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4018

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4019. Nga: Mikdad ibn Amër Kindiu

Ebu Asimi transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezidi, e ky nga Ubejdullah ibn Adiu, e ky nga Mikdad ibn Esvedi. [t]: Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar djali i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i tij, e këtij i ka rrëfyer Ata ibn Jezid Lejthiu Xhundeiu, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Adij ibn Hijari se Mikdad ibn Amër Kindiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - i cili ishte aleat i fisit benu zuhre dhe kishte qenë pjesëmarrës në Bedër me të Dërguarin e Allahut ﷺ, - tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, sikur të takoj një jobesimtar e të luftoj me të, pastaj ai të më godasë njërën dorë me shpatë e të ma presë, e më pas të mbrohet nga unë pas një peme dhe të thotë: “U bëra musliman!”, a ta vras, o i Dërguari i Allahut, pasi ta thotë këtë?”

- “Mos e vrit!” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.

- O i Dërguari i Allahut, ai më preu njërën dorë! Ndërkaq, ato fjalë i tha pasi ma preu dorën! - përsëriti Mikdadi.

- “Mos e vrit, se, nëse e vret, ai do ta zërë vendin tënd në të cilin ishe para se ta vrisje, kurse ti do të jesh në vendin ku ishte ai para se ta thoshte fjalën që tha”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4019

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4020. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jakub ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar Ibn Uleje, e këtij i ka treguar Sulejman Tejmiu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, Ditën e Bedrit, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush mund të shikojë çfarë ka ndodhur me Ebu Xhehlin?” Ibn Mesudi u nis për ta kërkuar dhe e gjeti kur tanimë bijtë e Afrasë e kishin goditur me shpatë dhe ishte në prag të vdekjes. Ai e pyeti: “A je ti Ebu Xhehli, vallë?”

Ibn Uleje na ka transmetuar se Sulejmani ka thënë se kështu e ka thënë Enesi: “(Ai e pyeti:) A je ti Ebu Xhehli? Ai tha: “Vallë, të çuditem me një burrë që e keni vrarë?”

Sulejmani ka thënë: “Ose ka thënë: “... që populli i vet e ka vrarë?”

Ndërkaq, Ebu Mixhlezi ka thënë: “Ebu Xhehli tha: “Sikur të më kishte vrarë dikush tjetër, e jo bujqit!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4020

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4021. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi transmeton se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i kishte rrëfyer: “Pasi vdiq Pejgamberi ﷺ, i thashë Ebu Bekrit: “Eja të shkojmë te vëllezërit tanë ensarë.” Aty takuam dy burra të mirë, të cilët kishin marrë pjesë në Bedër.

Urve ibn Zubejri ka thënë se ata dy kanë qenë Uvejm ibn Saide dhe Mean ibn Adiu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4021

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

4022. Nga: Kajs ibn Ebu Hazimi

Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: E kam dëgjuar Muhamed ibn Fudajlin, e ky nga Ismaili se Kajs ibn Ebu Hazimi ka thënë: “Pagesa e pjesëmarrësve në Bedër ishte pesë mijë (dinarë) për secilin.” Omeri ka thënë: “Do t'i vlerësoj më shumë sesa ata që vijnë pas tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4022

Fjalë të panjohura?

4023. Nga: Xhubejr ibn Mutëimi

Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Muhamed ibn Xhubejri se Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke lexuar suren Tur në namazin e akshamit. Ky ishte momenti i parë që besimi u ngulit në zemrën time.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4023

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4024. Nga: Xhubejr ibn Mutëimi

Zuhriu transmeton nga Muhamedi, i biri i Xhubejr Mutëimit, se babai i tij Xhubejr ibn Mut'imi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, për robërit e Bedrit, ka thënë: “Sikur Mut'im ibn Adiu të ishte gjallë dhe të kishte ndërmjetësuar për këta të ndyrë, do t'ia lija atij (këta).”

Lejthiu transmeton nga Jahja se Seid ibn Musejebi ka thënë: “Kur ndodhi sprova e parë, pra, vrasja e Othmanit, nuk mbeti asnjë pjesëmarrës i Bedrit. Pastaj, kur ndodhi sprova e dytë, pra, Lufta e Pllajës, nuk mbeti asnjë pjesëmarrës i Hudejbijes. Dhe, me të mbaruar sprova e tretë, njerëzit mbetën të pafuqishëm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4024

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4025. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Omer Numejri, e këtij i ka treguar Junus ibn Jezidi, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin, Seid ibn Musejebin, Alkame ibn Vekasin dhe Ubejdullah ibn Abdullahun, secili tregon një pjesë të hadithit, se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - gruaja e Pejgamberit ﷺ, - tregon: “Teksa po ktheheshim me Umu Mistahun, ajo u pengua në pelerinën e saj dhe tha: “Qafën e theftë Mistahu!” Unë i thashë: “Ç'fjalë të keqe po thua! Si fyen dikë që ka marrë pjesë në Luftën e Bedrit?” Në vijim, transmetuesi përmendi hadithin e shpifjes.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4025

Hadithe të ngjashme: Shiko (17)

Fjalë të panjohura?

4026. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejh ibn Selejmani, e ky nga Musa ibn Ukbe se Ibn Shihabi ka thënë: “Këto janë betejat e të Dërguarit të Allahut ﷺ: Në atë rast përmendi se i Dërguari i Allahut ﷺ, duke i hedhur të vrarët e Bedrit në humnerë, tha: “A e gjetët të vërtetë atë që jua ka premtuar Zoti juaj?”

Musai transmeton se Nafiu ka thënë: Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Dikush nga shokët e tij i tha: “O i Dërguari i Allahut, po u flet njerëzve të vdekur?”

- “Këtë që thashë ata e dëgjojnë më mirë se ju”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Pjesëmarrësit muhaxhirë kurejshë dhe ata që kishin marrë plaçkë të luftës, të gjithë së bashku, ishin tetëdhjetë e një.”

Urve, i biri i Zubejrit, transmeton se Zubejri ka thënë: “Plaçka e luftës u ishte shpërndarë njëqind personave. Allahu e di më së miri.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4026

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4027. Nga: Zubejr ibn Avami

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Zubejr ibn Avami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ditën e Bedrit, muhaxhirëve iu dhanë njëqind hise nga plaçka e luftës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4027

Fjalë të panjohura?

13. Nënkapitulli: Emrat e pjesëmarrësve në luftën e Bedrit, të cilët imam Buhariu i ka përmendur në librin e tij, sipas alfabetit (arab)

Pejgamberi Muhamed ibn Abdullah Hashimiu ﷺ, Ijas ibn Bukejri, Bilal ibn Rabahu, i çrobëruari i Ebu Bekër Kurejshiut, Hamza ibn Abdulmutalib Hashimiu, Hatib ibn Ebu Beltau, aleat i kurejshëve, Ebu Hudhejfe ibn Utbe ibn Rebia Kurejshiu, Harithe ibn Rebi Ensariu, - është vrarë në ditën e Bedrit, i cili ndryshe thirret edhe si Harithe ibn Suraka (në emër të babait) dhe ka qenë vëzhgues (në Bedër) -, Hubejb ibn Adij Ensariu, Hunejs ibn Hudhafe Sehmiu, Rifae ibn Rafi Ensariu, Rifae ibn Abdulmundhir Ebu Lubabe Ensariu, Zubejr ibn Avam Kurejshiu, Zejd ibn Sehl Ebu Talha Ensariu, Ebu Zejd Ensariu, Sad ibn Malik Zuhriu, Sad ibn Havle Kurejshiu, Seid ibn Zejd ibn Amër ibn Nufejl Kurejshiu, Sehl ibn Hunejf Ensariu, Dhuhejr ibn Rafi Ensariu dhe vëllai i tij, Abdullah ibn Othmani, Ebu Bekr Sidik Kurejshiu, Abdullah ibn Mesud Hudheliu, Utbe ibn Mesud Hudheliu, Abdurrahman ibn Auf Zuhriu, Ubejde ibn Harith Kurejshiu, Ubade ibn Samit Ensariu, Omer ibn Hatab Adeviu, Othman ibn Afan Kurejshiu, - Pejgamberi ﷺ e la atë të kujdeset për vajzën e tij dhe ia ndau hisen e plaçkës, - Ali ibn Ebu Talib Hashimiu, Amër ibn Aufi, aleat i fisit benu amër ibn luej, Ukbe ibn Amër Ensariu, Amir ibn Rebia Aneziu, Asim ibn Thabit Enariu, Uvejm ibn Saide Ensariu, Itban ibn Malik Ensariu, Kudame ibn Medhuni, Katade ibn Numan Ensariu, Muadh ibn Amër ibn Xhemuhi, Muavidh ibn Afrai dhe vëllai i tij, Malik ibn Rebia Ebu Usejd Ensariu, Murare ibn Rebi Ensariu, Mean ibn Adij Ensariu, Mistah ibn Uthathe ibn Abad ibn Mutalib ibn Abdumenafi, Mikdad ibn Amër Kindiu, aleat i fisit benu zuhra, dhe Hilal ibn Umeje Ensariu, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!

14. Nënkapitulli: Tregimi i fisit benu nadir, shkuarja e të Dërguarit të Allahut tek ata për të kërkuar shpagimin e gjakut të dy burrave dhe tradhtinë që deshën t’ia bëjnë të Dërguarit të Allahut ﷺ

Zuhriu transmeton se Urve ibn Zubejri ka thënë: "Ajo ndodhi gjashtë muaj pas Luftës së Bedrit dhe para Luftës së Uhudit." Fjala e Allahut të Madhëruar: “Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan nga ithtarët e Librit...” (Hashr, 2) Ibn Is’haku ka thënë se kjo ka ndodhur pas ekspeditës te Pusi i Meunes dhe asaj të Uhudit.

4028. Nga: Abdullah ibn Omeri

Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Fiset kurejdha dhe benu nadir e kanë luftuar Pejgamberin ﷺ. Kështu, ai e dëboi fisin benu nadir, ndërsa fisin kurejdha e la aty pa i konfiskuar asgjë, derisa kurejdha (e tradhtoi dhe) e luftoi atë. Atëherë Pejgamberi ﷺ dha urdhër që burrat të vriten, ndërsa gratë, fëmijët dhe pasurinë e tyre ua ndau muslimanëve, përveç disave që iu bashkuan Pejgamberit ﷺ, të cilët i siguroi dhe e pranuan Islamin. I dëboi të gjitha fiset e hebrenjve të Medinës: benu kajnukan, të cilët ishin fisi i Abdullah ibn Selamit, hebrenjtë e benu harithes dhe të gjithë hebrenjtë e Medinës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4028

Fjalë të panjohura?

4029. Nga: Abdullah ibn Abasi

Hasen ibn Mudriku më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hamadi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri se Seid ibn Xhubejri tregon: “Ibn Abasit i thashë: “Surja Hashr.” Por, ai më tha: “Thuaj surja e fisit nadir.”

Transmetimin e Ebu Avanes e fuqizon Hushejmi nga Ebu Bishri.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4029

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4030. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky nga babai i tij se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fillim, njerëzit i jepnin Pejgamberit ﷺ pemë hurmash për shfrytëzim, derisa i çliroi trojet e fiseve kurejdha dhe nadir. Këtej e tutje, ai ua kthente ato që ia jepnin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4030

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4031. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i dogji dhe i preu palmat e hurmave të fisit benu nadir, që ndodheshin në Buvejra. Atëherë zbriti ajeti: “Për çfarëdo palme (të armikut) që pretë ose latë në këmbë, keni pasur miratimin e Allahut...” (Hashr, 5)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4031

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4032. Nga: Abdullah ibn Omeri

Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Habani, e këtij i ka rrëfyer Xhuvejri ibn Esma, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i dogji palmat e hurmave të fisit benu nadir, për të cilat Hasan ibn Thabiti thoshte:

"Të gjithë zotërinjtë e benu luejit i nënçmoi,

Zjarri i madh, që Buvejrën e kaploi.”

Atëherë Ebu Sufjan ibn Harithi ua ktheu:

"Allahu e vazhdoftë këtë vepër!

Dhe ky zjarr e djegtë rrethinën e saj!

Se kush prej nesh është larg saj (Buvejrës) do ta kuptojë

Dhe cila tokë jona është më e dëmshme do ta mësojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4032

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4033. Nga: Omer ibn Hatabi

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Malik ibn Evs ibn Hadethan Nasriu tregon: “Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më thirri dhe, teksa po qëndroja aty, erdhi roja Jerfa dhe tha: “Othmani, Abdurrahmani, Zubejri dhe Sadi po kërkojnë leje. T'i lë të hyjnë?” Omeri tha: “Po, le të hyjnë.” Jerfa priti pak, pastaj tha: “(Erdhën) Aliu dhe Abasi.” T'i lë të hyjnë?” Omeri tha: “Po.” Pasi hynë, Abasi tha: “O prijës i besimtarëve, gjyko mes meje dhe këtij”, - sepse kishin mospajtime rreth plaçkës së fisit benu nadir, të cilën Allahu ia kishte dhënë Pejgamberit ﷺ nën pronësi. Në atë rast, Aliu dhe Abasi ishin grindur me fjalë. Ata që ishin të pranishëm (Othmani me shokët e tij) thanë: “O prijës i besimtarëve, gjyko mes tyre dhe rehatoji.” Omeri u tha: “Qetësohuni pak!” Po ju përbej në Allahun, me lejen e të Cilit janë ngritur Qielli dhe Toka, vallë, a nuk e dini se i Dërguari i Allahut ﷺ me fjalët: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka” e ka pasur për qëllim veten e tij?! Të pranishmit thanë: “Po, ashtu ka thënë.” Atëherë Omeri iu drejtua Abasit dhe Aliut: “Po ju përbej në Allahun, a nuk e dini edhe ju se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka thënë këtë gjë?” Ata dy thanë: “Po.” Pastaj vazhdoi: “Unë po ju tregoj për këtë çështje: “Allahu e ka veçuar të Dërguarin e Vet ﷺ me një pjesë të kësaj plaçke, të cilën nuk ia ka dhënë askujt përveç tij”, - pastaj lexoi ajetin: “Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu u jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Hashr, 6) Pra, kjo plaçkë ka qenë vetëm e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Por, betohem në Allahun se ai asnjëherë nuk e ka kursyer nga ju e as e ka mbajtur vetëm për vete. Ju ka dhënë dhe e ka shpërndarë mes jush, saqë në fund mbeti vetëm kjo pasuri, të cilën i Dërguari i Allahut ﷺ e shpenzonte për të siguruar nevojat e familjes së vet për një vit, pastaj, pjesën që tepronte, e linte në shërbim të muslimanëve. I Dërguari i Allahut ﷺ kështu ka vepruar tërë jetën. Pasi Pejgamberi ﷺ vdiq, Ebu Bekri tha: “Unë jam pasuesi i të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Kështu, e mori atë pasuri dhe veproi me të ashtu siç ka vepruar me të i Dërguari i Allahut ﷺ. Omeri iu drejtua Aliut dhe Abasit, duke u thënë: “Ju atëherë e keni ditur se Ebu Bekri ka vepruar siç po thoni ju dy. Allahu e di mirë se ai ka qenë i sinqertë, bamirës e i matur me atë pasuri dhe pasues i së vërtetës.”

Pastaj Allahu ia mori shpirtin Ebu Bekrit, ndërsa unë u bëra pasues i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe i Ebu Bekrit, andaj e mora atë pasuri për dy vjet të hilafetit tim dhe punova me të ashtu siç ka punuar i Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ebu Bekri.”

Allahu e di se unë jam i sinqertë, bamirës dhe i matur me atë pasuri dhe pasues i së vërtetës.

Pastaj, më erdhët ju të dy, ndërsa kërkesat dhe çështjet tuaja janë të njëjta. Ti, o Abas, erdhe e unë ju thashë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka.” Kur m'u mbush mendja që t'jua jap juve, thashë: “Nëse dëshironi, po jua jap juve, por me kusht që të më premtoni në Allahun se do të punoni me të siç ka punuar i Dërguari i Allahut ﷺ, Ebu Bekri dhe siç kam punuar unë që kur jam bërë halif, ose mos e kërkoni fare.”

Ju thatë: “Po, na jep neve.” Rrjedhimisht, jua dhashë. E si pra, po kërkoni gjykim tjetër prej meje? Betohem në Allahun, me lejen e të Cilit janë ngritur Qielli dhe Toka, se nuk do të gjykoj ndryshe, derisa të bëhet Kiameti. Nëse nuk arrini t'i bëni ballë kushtit (që keni pranuar), ma ktheni mua dhe unë e kryej këtë punë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4033

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

4034. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Urve ibn Zubejri, pasi që ia tregova këtë hadith më ka thënë: Malik ibn Evsi e ka thënë të vërtetën kur ka transmetuar se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Gratë e Pejgamberit ﷺ e dërguan Othmanin tek Ebu Bekri që t'i kërkojnë një të tetën e asaj që Allahu ia ka dhënë të Dërguarit të Tij ﷺ, ndërsa unë i kundërshtoja ato, duke u thënë: “A nuk e keni frikë Allahun?” A nuk e dini se Pejgamberi ﷺ thoshte: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka? - me këtë kishte për qëllim veten e tij. - Familja e Muhamedit hanë prej kësaj pasurie.” Atëherë, pasi ua thashë këtë, gratë e Pejgamberit ﷺ u ndalën.

Urve ka thënë: “Kjo sadaka ishte në dorën e Aliut. Ai nuk ia dha Abasit dhe e mbizotëroi menaxhimin e saj. Pastaj kaloi në dorën e Hasen ibn Aliut, pastaj në dorën e Husejn ibn Aliut, pastaj në dorën e Ali ibn Husejnit dhe Hasen ibn Hasenit, të cilët e menaxhonin së bashku. Pastaj kaloi në dorën e Zejd ibn Hasenit dhe, me të drejtë, ajo ishte sadakaja e të Dërguarit të Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4034

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4035. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fatimja dhe Abasi shkuan tek Ebu Bekri për të kërkuar trashëgiminë e tyre: tokën e Pejgamberit ﷺ në Fedek dhe hisen e tij në Hajber.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4035

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4036. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon (duke vazhduar hadithin paraprak): “Ebu Bekri u tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka. Familja e Muhamedit hanë prej kësaj pasurie.” Betohem në Allahun se mbajtja e lidhjes me familjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ është më e dashur për mua sesa mbajtja e lidhjes me familjen time.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4036

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

15. Nënkapitulli: Vrasja e Kab ibn Eshrefit

4037. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush merr hak për mua ndaj Kab ibn Eshrefit, sepse e ka ofenduar Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ?” Muhamed ibn Mesleme u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, a do që ta vras atë?”

- “Po”, - i tha Pejgamberi ﷺ.

- Më lejon të them gjëra kundër teje (për ta mashtruar atë)? - tha Muhamed ibn Mesleme.

- “Thuaj”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.

Kështu, shkoi tek ai dhe i tha: “Ky njeriu ynë po na kërkon sadaka, saqë na ka lodhur shumë, ndërsa unë kam ardhur te ti që të kërkoj borxh.

- Kjo lodhje do t'ju shtohet edhe më shumë, - tha Kabi.

- Ne e kemi pasuar atë, e nuk po kemi dëshirë ta lëmë, pa parë çfarë do të bëhet me të. A na huazon një ose dy evsukë (ushqim)? - tha Muhamed ibn Mesleme.

- Po. Më lini peng diçka, - tha Kabi.

- Çfarë dëshiron të të lëmë peng, - pyetën ata.

- M'i lini peng gratë tuaja, - ua ktheu ai.

- Si të t'i lëmë peng gratë tona, ndërkohë ti je më i bukuri në mesin e arabëve? - i thanë ata.

- M'i lini peng djemtë tuaj, pra.

- Si të t'i lëmë peng djemtë tanë? Njerëzit do t'i ofendojnë e do t'u thonë: “Qenka lënë peng për një a dy evsukë (ushqim)!” Kjo është turp për ne, prandaj do të t'i lëmë peng armët tona, - i thanë ata.

Kështu, premtoi se do të vinte sërish, prandaj i shkoi natën së bashku me Ebu Nailen, vëllanë e Kabit prej qumështit. Kabi i thirri në kështjellë dhe zbriti tek ata. Gruaja e tij e pyeti: “Ku po shkon në këtë kohë?”

- Është Muhamed ibn Mesleme dhe vëllai im Ebu Naile, - iu përgjigj Kabi.

Në një transmetim qëndron se ajo ka thënë: “Po dëgjoj një zë, sikur po rrjedh gjak prej tij.”

- Është vëllai im, Muhamed ibn Mesleme, dhe vëllai im prej qumështit, Ebu Naile. Po qe se njeriu bujar do të ftohej natën për luftë, do të përgjigjej, - tha Kabi.

Në transmetimin e Amrit qëndron: “Me të (Muhamed ibn Meslemen) ishin dy persona.”

Dikush i tha Sufjanit: “A i ka përmendur me emra Amri?” Tha: “Ka përmendur disa prej tyre.” Amri ka thënë: “Muhamedi erdhi bashkë me dy burra, ndërsa të tjerët pos Amrit kanë thënë: “Ata ishin: Ebu Abs ibn Xhebri, Harith ibn Evsi dhe Abad ibn Bishri.”

Muhamed ibn Mesleme tha: “Kur Kabi të vijë, unë do t'ia kap flokët për t'i marrë erë, e, kur ta shihni se e kam kapur mirë për koke, goditeni atë.

Në një transmetim tjetër thotë: “Jua mundësoj që ju t'u merrni erë flokëve të tij.”

Kabi zbriti tek ata, i armatosur dhe i ndihej era e parfumit. Muhamed in Mesleme i tha: “Nuk kam ndier erë më të mirë se sot.”

- Unë e kam gruan më të parfumuar dhe më të mirën e arabëve, - tha Kabi.

- Më lejon t'i marr erë kokës sate? - pyeti Muhamed ibn Mesleme.

- Po, - i tha Kabi.

Atëherë ai i mori erë, e edhe shokët e tij i morën erë. Pastaj prapë i tha: “Më lejon?”

- Po, - i tha Kabi.

Pasi e kapi mirë, u tha atyre: “Goditeni!” Atëherë ata e vranë. Pastaj shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe i treguan për këtë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4037

Fjalë të panjohura?

16. Nënkapitulli: Vrasja e Ebu Rafiut - Abdullah ibn Ebu Hukajkut

Ndryshe quhet Selam ibn Ebu Hukajk dhe ka qenë pjesëmarrës në Hajber. Po ashtu thuhet se ka qenë në një kështjellë të tij në tokën e Hixhazit. Zuhriu ka thënë: "Kjo ka ndodhur pas vrasjes së Kab ibn Eshrefit."

4038. Nga: Bera ibn Azibi

Is'hak ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar ibn Ebu Zaide, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një grup ensarësh tek Ebu Rafiu, ku Abdullah ibn Atiku i hyri në shtëpi gjatë natës dhe e vrau në gjumë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4038

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4039. Nga: Bera ibn Azibi

Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Musai, e ky nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një grup ensarësh te hebreu Ebu Rafi dhe ua caktoi udhëheqës Abdullah ibn Atikun. Ebu Rafiu e ofendonte të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe i ndihmonte njerëzit kundër tij. Ai ishte në një kështjellë të tij në tokën e Hixhazit. Kur arritën afër tyre, dielli kishte perënduar, ndërsa njerëzit kishin shkuar të pushojnë. Abdullahu u tha shokëve të vet: “Rrini në vendet tuaja, sepse unë po shkoj fshehurazi nga roja e derës, mbase futem brenda.” Ai shkoi derisa u afrua te porta, pastaj u mbështoll me rrobën e tij, sikur po kryente nevojën, ndërkaq njerëzit ishin futur brenda. Atëherë roja e thirri: “O rob i Allahut, nëse do të hysh, futu, sepse do ta mbyll portën.”

Abdullahu tregon: “Unë hyra dhe u fsheha e, pasi hynë të gjithë njerëzit, porta u mbyll. Pastaj roja i vari çelësat në një gozhdë. Shkova te çelësat, i mora dhe e hapa portën. Njerëzit rrinin natën në dhomën e tij për të biseduar. Teksa po qëndronte në një dhomë të veten dhe, kur njerëzit u larguan, unë u ngjita lart. Sa herë që hapja një derë, e mbyllja nga brenda. Thosha me vete: “Edhe nëse njerëzit më hetojnë, nuk mund të më arrijnë derisa ta vras atë.” Kur hyra brenda, e gjeta në një dhomë të errët me bashkëshortet e tij. Nuk dija në cilën anë të dhomës ishte, andaj thirra: “O Ebu Rafi!”

- Kush është, - më pyeti.

Atëherë ia mësyva nga vinte zëri dhe u mundova ta godas me shpatë, por isha i hutuar, andaj nuk arrita t'i bëj asgjë. Si rrjedhojë, ai bërtiti, kurse unë dola prej dhomës. Qëndrova afër, pastaj prapë hyra tek ai dhe i thashë:

- Ç'është kjo britmë, o Ebu Rafi?

- Mjerë nëna jote! Një njeri në shtëpi më goditi me shpatë, pak më parë. Atëherë prapë e godita me një goditje të fuqishme, por nuk e vrava. Pastaj e vendosa majën e shpatës në barkun e tij, saqë i doli nga shpina, atëherë kuptova se e vrava. Fillova t'i hap dyert një nga një, derisa arrita te shkallët dhe, duke menduar se kisha arritur në tokë, e vura këmbën dhe u rrëzova. Ishte një natë me hënë. E theva këmbën, porse e lidha me çallmë, pastaj shkova te porta dhe u ula e thashë me vete: “Nuk do të dal, pa e kuptuar nëse e kam vrarë apo jo.” Pasi gjeli këndoi, lajmëtari u ngrit mbi mur dhe thirri: “Po lajmëroj vdekjen e Ebu Rafiut, tregtarit të Hixhazit!” Atëherë shkova te shokët e mi dhe u thashë: “Të ikim shpejt, se Allahu e ka vrarë Ebu Rafiun.” Kur shkova te Pejgamberi ﷺ, i tregova, e ai më tha: “Shtrije këmbën.” Unë e shtriva dhe ai ma fërkoi, gjë me të cilën ajo u shërua sikur të mos kisha asgjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4039

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4040. Nga: Bera ibn Azibi

Ahmed ibn Othmani na ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi Abdullah ibn Atikun dhe Abdullah ibn Utben me disa të tjerë tek Ebu Rafiu. Ata shkuan dhe, kur iu afruan kështjellës, Abdullah ibn Atiku u tha atyre: “Rrini këtu, të shkoj të shoh.” Abdullahu rrëfen: “Unë shkova tinëzisht për të hyrë në kështjellë, por ata dolën me një dritë për të kërkuar një gomar të humbur dhe, nga frika se mos më njohin, e mbulova kokën dhe u ula sikur po kryeja nevojën.” Roja i portës thirri: “Kush do të hyjë, le të hyjë, para se ta mbyll portën!” Unë hyra brenda dhe u fsheha në torishtën e gomarit, te porta e kështjellës. Njerëzit hëngrën darkë tek Ebu Rafiu dhe biseduan, derisa kaloi një pjesë e natës. Pastaj u kthyen nëpër shtëpitë e tyre. Kur u ndalën zërat dhe nuk dëgjoja asnjë lëvizje, dola. E pata parë rojën e derës t'i vendosë çelësat e portës në një vrimë në mur, andaj i mora dhe e hapa portën e kështjellës. Thashë me vete: “Nëse më hetojnë njerëzit, do të largohem ngadalë.” Ua mësyva dyerve të shtëpive të tyre dhe i mbyllja nga jashtë. U ngjita shkallëve tek Ebu Rafiu, por shtëpia ishte e errët, sepse kandilat ishin fikur. Nuk dija ku ndodhej ai, prandaj thirra: “O Ebu Rafi!” Ai tha: “Kush është?” Atëherë shkova në drejtim të zërit të tij dhe e godita. Ai bërtiti, edhe pse nuk arrita t'i bëj asgjë. Pastaj sërish u ktheva sikur vajta për t'i ndihmuar dhe i thashë: “Çfarë ke, o Ebu Rafi?”, ndërkohë e kisha ndryshuar zërin. Ai tha: “Çfarë ke?! Mjerë nëna jote!” Një njeri erdhi dhe më goditi me shpatë. Unë prapë ia mësyva dhe e godita edhe një herë, mirëpo nuk i bëra asgjë. Ai bërtiti dhe familja e tij u zgjuan. Pastaj prapë i shkova dhe e ndryshova zërin, sikur po i ndihmoja, kur ja, ai ishte shtrirë në shpinë. Atëherë ia vendosa shpatën në bark, u mbështeta në të derisa e dëgjova zërin e eshtrave. Pastaj dola i hutuar, derisa arrita te shkallët. Doja të zbrisja, por rashë prej tyre dhe e përdrodha këmbën, prandaj u detyrova ta lidh. Shkova te shokët e mi duke çaluar dhe u thashë: “Shkoni dhe përgëzojeni të Dërguarin e Allahut ﷺ, ndërsa unë do të pres këtu derisa ta dëgjoj lajmëtarin (për vdekjen e tij).”

Kur zbardhi mëngjesi, lajmëtari u ngrit dhe tha: “Po lajmëroj vdekjen e Ebu Rafiut!” Unë u ngrita dhe eca pa pasur dhimbje, saqë i arrita shokët e mi para se të shkonin te Pejgamberi ﷺ dhe e përgëzova për këtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4040

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

17. Nënkapitulli: Beteja e Uhudit

Ajetet: “Atë mëngjes, kur ti (o Muhamed) dole nga shtëpia jote për t’u caktuar besimtarëve vendet e luftës, e Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.” (Ali Imran, 121) “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit. E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët. A mendoni se do të hyni në Xhenet, pa i provuar Allahu ata që kanë luftuar prej jush dhe pa i provuar ata që kanë duruar? Ju e dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me të dhe ja pra, ju e patë atë me sytë tuaj.” (Ali Imran, 139-143) “Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Pejgamberin ﷺ), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit, (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai, për t’ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.” (Ali Imran, 152) “Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (Ali Imran, 169)

4041. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ditën e Uhudit Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ja Xhibrili tek qëndron me frerët e kalit në dorë, i veshur me mjete lufte.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4041

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4042. Nga: Ukbe ibn Amir Xhuheniu

Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Zekerija ibn Adiu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Mubareku, e ky nga Hajve, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ua fali namazin e xhenazes të vrarëve në Uhud, pas tetë vjetësh, si përshëndetje e fundit, për të gjallët dhe për të vdekurit. Pastaj u ngrit në minber dhe tha: “Unë do t'ju paraprij (te Hauzi) e do të jem dëshmitar juaji. Takimi juaj është te Hauzi, të cilin tani jam duke e parë nga këtu. Unë nuk kam frikë se do të bëni shirk pas meje, por kam frikë se do të garoni për dynjanë.”

Ukbe shton: “Kjo ishte hera e fundit që e pata parë të Dërguarin e Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4042

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

4043. Nga: Bera ibn Azibi

Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Ditën e Uhudit) u ndeshëm me idhujtarët, ndërkaq Pejgamberi ﷺ ua përcaktoi vendet një grupi shigjetarësh, ndërsa Abdullahun e bëri komandant të tyre, pastaj u tha: “Mos lëvizni nga vendet tuaja! Nëse na shihni të triumfojmë, asnjë të mos lëvizë nga ky vend. E, nëse i shihni se po triumfojnë ndaj nesh, mos na ndihmoni.”

Kur u ndeshëm, armiqtë ikën, saqë edhe gratë i pashë të ngjiteshin në kodër, të cilave u dukeshin edhe hallkat e këmbëve nga përvjelja e rrobave. Ata (që ishin nën komandën e Abdullah ibn Xhubejrit) thirrën: “Plaçka e luftës! Plaçka e luftës!” Abdullahu u tha: “Pejgamberi ﷺ më mori besën që unë të mos lëviz! Por, ata e shpërfillën fjalën e tij. Rrjedhimisht, u hutuan e më pas u vranë shtatëdhjetë burra.

Atëherë, Ebu Sufjani u ngrit dhe tha:

"A është Muhamedi në mesin tuaj?”

Por, Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos iu përgjigjni!”

Sërish thirri: “A është Ibn Ebu Kuhafe në mesin tuaj?”

Por, Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos iu përgjigjni!”

"A është Ibn Hatabi në mesin tuaj?” Dhe vazhdoi: “Ata qenkan vrarë, sepse, sikur të ishin gjallë, do të përgjigjeshin.”

Por, Omeri nuk mundi ta mbajë veten, andaj tha: “Për Allahun, po gënjen, o armik i Allahut! Allahu i ka lënë në jetë ata që të të nënçmojnë.” Ebu Sufjani tha:

- I lartë qoftë Hubeli (idhulli)!

- “Përgjigjjuni atij!” - tha Pejgamberi ﷺ.

- Çfarë të themi? - pyetën muslimanët.

- “Thoni: “Allahu është më i Larti dhe më Hyjnori!” - tha Pejgamberi ﷺ.

Ebu Sufjani tha: “Ne e kemi Uzanë, kurse ju nuk keni Uza.”

- “Përgjigjjuni atij?”

- Çfarë të themi? - pyetën muslimanët.

- “Thoni: “Allahu është Mbrojtësi ynë, kurse ju nuk keni Mbrojtës!”

Ebu Sufjani ia ktheu: “Kjo ditë është në këmbim të ditës së Bedrit, ndërsa lufta është e ndërsjellë. Në mesin e të vrarëve do të gjeni të masakruar, për të cilët unë nuk kam urdhëruar të masakrohen, por, njëherazi, nuk ndihem keq për këtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4043

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4044. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi më ka lajmëruar: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Atë mëngjes, disa pjesëmarrës të Luftës së Uhudit pinë verë, pastaj ranë shehidë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4044

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4045. Nga: Abdurrahman ibn Aufi

Abdani na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi se Ibrahimi tregon se Abdurrahman ibn Aufit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i sollën ushqim (iftarin), - duke qenë agjërueshëm, - e në atë rast tha: “Kur është vrarë Musab ibn Umejri, i cili ka qenë më i mirë se unë, është qefinosur me një gunë të hollë. Kur i mbulohej koka, i zbuloheshin këmbët, e, kur i mbuloheshin këmbët, i zbulohej koka. - Më duket se ka thënë: - “Madje, edhe Hamzai është vrarë, që, gjithashtu, ka qenë më i mirë se unë. Pastaj na u shtrua dynjaja me bollëk.” - Ose ka thënë: “Mirësitë na u dhanë me bollëk në dynja.” - Kam frikë se na janë përshpejtuar mirësitë. Pastaj qau dhe e la ushqimin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4045

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4046. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Në ditën e Uhudit një njeri i tha Pejgamberit ﷺ: “Nëse vritem, ku do të jem? Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Në Xhenet.” Atëherë ai i hodhi hurmat që kishte në dorë dhe luftoi derisa u vra.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4046

Fjalë të panjohura?

4047. Nga: Habab ibn Ereti

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Shekiku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ kemi bërë hixhret duke synuar Fytyrën e Allahut dhe shpërblimi ynë ka mbetur tek Allahu. Dikush prej nesh tashmë ka vdekur, ose ka shkuar pa e gëzuar aspak shpërblimin e tij (në këtë botë). Bie fjala, Musab ibn Umejri, i cili është vrarë ditën e Uhudit dhe nuk la asgjë, përveç një rrobe me të cilën, kur ia mbulonim kokën, i zbuloheshin këmbët, e, kur ia mbulonim këmbët, i zbulohej koka. Pejgamberi ﷺ na tha: “Mbulojani kokën me të, ndërsa këmbët mbulojani me idhhir, - ose ka thënë: “Hidhuni idhhir këmbëve.” - Ndërkaq, disave prej nesh u janë pjekur frutat dhe po i vjelin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4047

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

4048. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Hasan ibn Hasani na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Talhai, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Xhaxhai im (Enes ibn Nadri) nuk ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Bedrit, andaj ka thënë: “Në luftën e parë, që e pat bërë Pejgamberi ﷺ, kam munguar, por, nëse Allahu ma mundëson të jem i pranishëm me Pejgamberin ﷺ, Allahu ka për t'jua bërë të qartë se çfarë kam për të bërë.”

Kështu, ditën e Uhudit, kur muslimanët pësuan disfatë, ai tha: “O Allah, kërkoj falje për veprimin e këtyre”, - aludonte në muslimanët, - “dhe distancohem nga veprimi i këtyre”, - aludonte në idhujtarët. - Pastaj, u vërsul me shpatën e tij, ku e takoi Sad ibn Muadhin dhe i tha: “Për ku, o Sad?!” Tha: “Po e ndiej erën e Xhenetit këtu, në Uhud.” Pastaj vazhdoi dhe u vra. Askush nuk e njohu (kufomën e tij), përveç motrës së vet, e cila e njohu nëpërmjet nishanit ose gishtit të tij. E gjetëm me tetëdhjetë e disa plagë, të marra nga goditjet e shpatave, therjet e shtizave dhe majat e shigjetave.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4048

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4049. Nga: Zejd ibn Thabiti

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Harixheu, i biri i Zejd ibn Thabitit, se babai i tij Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa i shkruaja fletushkat kuranore në mus'hafe, më mungonte një ajet i sures Ahzab, të cilin e kisha dëgjuar teksa e lexonte i Dërguari i Allahut ﷺ. E kërkuam atë (të shkruar) dhe e gjetëm te Huzejme ibn Thabit Ensariu, ku thuhej: “Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre...” (Ahzab, 23) Atëherë, ia bashkëngjitëm sures në mus'haf.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4049

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

4050. Nga: Zejd ibn Thabiti

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adij ibn Thabiti, e ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Zejdin se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ u nis për në Luftën e Uhudit, një pjesë e njerëzve, që kishin dalë me të, u kthyen. Shokët e Pejgamberit ﷺ ishin dy grupe (dy mendime): njëri grup thoshte: “T'i luftojmë ata, kurse grupi tjetër thoshte: “Nuk duhet t'i luftojmë.” Sakaq, zbriti ajeti: “Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve, kur Allahu i ka flakur ata në mosbesim...” (Nisa, 88) Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Ajo (Medina) është e mirë, i pastron mëkatet sikurse zjarri që e pastron të keqen nga argjendi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4050

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

18. Nënkapitulli: Ajeti: “Dy grupe nga ju, të shtyrë nga frika, menduan të ktheheshin, ndonëse Allahu është Ndihmëtar i tyre. Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu.”

4051. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ky ajet: “Kur dy grupe nga ju, të shtyrë nga frika, menduan të ktheheshin...” ka zbritur për ne, fiset benu selime dhe benu harithe. Nuk do të dëshiroja të mos zbriste, sepse Allahu në të thotë: “... Allahu është Ndihmëtar i tyre...” (Ali Imran, 122)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4051

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4052. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “A je martuar, o Xhabir?”

- Po, - i thashë.

- “Me çfarë? Të virgjër apo të ve?”

- Me të ve.

- “Pse nuk e ke marrë të re, që të dëfrehet me ty?”

- O i Dërguari i Allahut, babai im është vrarë në Uhud dhe ka lënë nëntë vajza, pra, nëntë motrat e mia. Prandaj, nuk doja t'u shtoja atyre një vajzë të re axhami sikurse ato, mirëpo një grua që i kreh dhe kujdeset për to, - i thashë.

- “Ia ke qëlluar”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4052

Hadithe të ngjashme: Shiko (25)

Fjalë të panjohura?

4053. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ahmed ibn Ebu Surejxhi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ubejdullah ibn Musai, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Firasi, e ky nga Shabiu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, ditën e Uhudit, i ati i kishte rënë shehid dhe i kishte lënë një borxh dhe gjashtë bija. Ai rrëfen: “Kur erdhi koha e vjeljes së hurmave, shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thashë: “Ti e di se babai im ka rënë shehid ditën e Uhudit dhe ka lënë mbrapa shumë borxhe. Andaj, kam dëshirë që t'i takosh borxhlinjtë.” Pejgamberi ﷺ tha: “Shko dhe ndaji hurmat, nga një grup për secilin varietet.” Ashtu veprova dhe e thirra. Kur borxhlinjtë e panë, u pezmatuan dhe e shtuan presionin e tyre ndaj meje. Me të parë këtë veprim të tyre, Pejgamberi ﷺ u soll tri herë rreth grumbullit më të madh të hurmave dhe u ul pranë tij e më tha: “Thirri borxhlinjtë e tu!”

Pejgamberi ﷺ ua ndante secilit atë që i takonte derisa Allahu deshi që borxhi i babait tim të kryhet i tëri. Ndërkaq, unë isha i kënaqur që Allahu të më mundësonte kthimin e borxhit të babait tim, edhe nëse nuk do të më mbeste asnjë hurmë për t'ua dërguar motrave të mia. Por, për Allahun, të gjithë grumbujt e hurmave shpëtuan, madje, kur e shikoja grumbullin, afër të cilit ishte ulur Pejgamberi ﷺ, dukej sikur nuk i mungonte asnjë hurmë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4053

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

4054. Nga: Sad ibn Ebu Vekasi

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Uhudit, e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ, pranë të cilit ishin dy njerëz me rroba të bardha duke luftuar rreptësisht krah tij. Nuk i kam parë kurrë ata, as para, as pas.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4054

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4055. Nga: Sad ibn Ebu Vekasi

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Mervan ibn Muaviu, e këtij i ka treguar Hashim ibn Hashim Sadiu, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Musejebin se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Në ditën e Uhudit, Pejgamberi ﷺ i nxori shigjetat nga torba e tij dhe më tha: “Gjuaj, babë e nënë kurban i bëfsha për ty!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4055

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4056. Nga: Sad ibn Ebu Vekasi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Musejebin se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Uhudit, Pejgamberi ﷺ m'i përmendi dy prindërit e tij në flijim (shprehja: babë e nënë kurban i bëfsha për ty!).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4056

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4057. Nga: Sad ibn Ebu Vekasi

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jahjai, e ky nga Ibn Musejebi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Uhudit, teksa isha duke luftuar, i Dërguari i Allahut ﷺ m'i përmendi dy prindërit e tij në flijim, - aludonte në fjalën e Pejgamberit ﷺ: “Babë e nënë kurban i bëfsha për ty!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4057

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4058. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Misari, e ky nga Sadi, e ky nga Ibn Shedadi se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ t'ia përmendë ndokujt dy prindërit e tij në flijim, përpos Sadit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4058

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4059. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Jesera ibn Safvani na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Abdullah ibn Shedadi se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ t'ia përmendë ndokujt dy prindërit e tij në flijim, përpos Sad ibn Malikut. Ditën e Uhudit e kam dëgjuar atë duke i thënë: “Gjuaj, o Sad, babanë tim e nënën kurban t'i bëfsha!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4059

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4060. Nga: Usame ibn Zejdi

4060, 4061 - Musa ibn Ismaili transmeton nga Muëtemiri, e ky nga babai i tij se Ebu Othman Nehdiu ka thënë: “Në disa luftime të Pejgamberit ﷺ, përveç Talhait dhe Sadit, askush nuk mbeti përkrah tij.” Këtë Ebu Othmani e kishte kuptuar nga rrëfimet e tyre.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4060

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4061. Nga: Usame ibn Zejdi

4060, 4061.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4061

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4062. Nga: Talha ibn Ubejdullahu

Abdullah ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Muhamed ibn Jusufi se Saib ibn Jezidi tregon: “E kam shoqëruar Abdurrahman ibn Aufin, Talha ibn Ubejdullahun, Mikdadin dhe Sadin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), por asnjërin prej tyre nuk e kam dëgjuar të tregojë diçka prej Pejgamberit ﷺ, përveç Talhait, të cilin e kam dëgjuar të rrëfejë ndodhitë e ditës së Uhudit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4062

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4063. Nga: Kajs ibn Ebu Hazimi

Abdullah ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Ismaili se Kajs ibn Ebu Hazimi ka thënë: “Talhait ia pata parë dorën e paralizuar, me të cilën e kishte mbrojtur Pejgamberin ﷺ ditën e Uhudit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4063

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4064. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Uhudit, njerëzit u shpartalluan (dhe hoqën dorë) prej mbrojtjes së Pejgamberit ﷺ. Ebu Talhai qëndronte para Pejgamberit ﷺ duke e mbrojtur me mburojën e tij. Ai ishte shenjëtar i fortë me hark. Atë ditë theu dy-tri harqe, e, kur kalonte ndokush që kishte trastë me shigjeta, Pejgamberi ﷺ thoshte: “Jepja Ebu Talhait!” Pejgamberi ﷺ ngrihej t'i shikonte njerëzit, kurse Ebu Talhai i thoshte: “O i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë! Mos u ngrij, se po të godet ndonjë prej shigjetave të armikut. Gjoksi im e mbron gjoksin tënd.” Atë ditë, i pashë të përvjela Aishe bint Ebu Bekrin dhe Umu Sulejmin, saqë ua dalloja byzylykët e këmbëve, duke shpejtuar me enët e ujit në shpinë. Ato u jepnin ujë ushtarëve për të pirë, pastaj ktheheshin, i mbushnin dhe sërish u jepnin ushtarëve për të pirë. (Atë ditë) Ebu Talhait i ra shpata nga dora dy-tri herë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4064

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4065. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ubejdullah ibn Sadi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Uhudit, kur idhujtarët u mposhtën, Iblisi, - mallkimi i Allahut qoftë mbi të, - thirri: “O robër të Allahut! Mbrapa jush!” Kështu, ata që ishin përpara, u kthyen mbrapa dhe u përballën me të fundit. Hudhejfe e pa babanë e vet, Jemanin, dhe thirri: “O robër të Allahut, (ai është) babai im, babai im!” Por, ata nuk u ndalën derisa e vranë. Pastaj Hudhejfe tha: “Allahu ju faltë!” Urve tregon: “Hudhejfe vazhdonte të bënte lutje dhe të kërkonte falje për atë që ia vrau babanë gabimisht, deri në vdekje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4065

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

19. Nënkapitulli: Ajeti: “Ata prej jush që kthyen shpinën ditën kur u ndeshën dy ushtritë, në të vërtetë, shejtani i shtyu në gabim, për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por, në të vërtetë, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu është Falës i madh dhe i Butë.”

4066. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Hamzai se Othman ibn Mevhebi tregon: “Një njeri (nga Egjipti) erdhi në haxh, ku pa disa njerëz ulur dhe pyeti: “Cilët janë këta njerëz të ulur?”

- Kurejshët, - i tha dikush.

- Kush është më i madhi prej tyre? - pyeti sërish.

- Abdullah ibn Omeri, - iu përgjigjën. Atëherë shkoi tek ai dhe i tha: “Unë do të të pyes diçka, a më tregon: Po të përgjërohem me shenjtërinë e Qabesë, a e di se Othman ibn Afani ka ikur ditën e Uhudit?”

- Po, - tha Ibn Omeri.

- A e di se ai ka munguar ditën e Bedrit dhe nuk ka marrë pjesë në betejë? - pyeti ai.

- Po, - Iu përgjigj Ibn Omeri.

- A e di se ai ka munguar në besën e Ridvanit (Hudejbijes) dhe nuk ka qenë pjesëmarrës?

- Po.

- Allahu ekber! - thirri pyetësi.

- Eja të të tregoj dhe të t'i shpjegoj këto për të cilat më pyete, - i tha Ibn Omeri.

- Sa i përket ikjes së tij ditën e Uhudit, unë dëshmoj se Allahu ia ka falur atë. Ndërkaq, sa i përket mospranisë në Bedër, ka munguar sepse ishte i martuar me të bijën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, e cila ishte e sëmurë rëndë. Pejgamberi ﷺ i pati thënë (Othmanit): “Ty të takon shpërblimi dhe plaçka e një burri pjesëmarrës në Bedër.” Sa i përket mungesës në besën e Ridvanit, sikur të ishte ndokush më meritor se Othman ibn Afani, në të gjithë Luginën e Mekës, atëherë Pejgamberi ﷺ do ta dërgonte atë në vend të tij, por e dërgoi Othmanin. Ndërkaq, Besatimi i Ridvanit ndodhi pas shkuarjes së Othmanit në Mekë (për të negociuar). I Dërguari i Allahut ﷺ, duke treguar dorën e tij të djathtë, tha: “Kjo është dora e Othmanit”, pastaj e shtrëngoi me dorën tjetër dhe tha: “Kjo është për Othmanin.” Merre këtë (përgjigje) me vete dhe shko tash.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4066

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

20. Nënkapitulli: Ajeti: “Kur ju morët malin dhe nuk i vinit vesh askujt, të Dërguarin e kishit prapa e ju thërriste, Allahu ju dënoi me dëshpërim pas dëshpërimit, që të mos pikëlloheni as për atë që ju doli duarsh, as për atë që ju goditi. Allahu di gjithçka që punoni ju.”

4067. Nga: Bera ibn Azibi

Amër ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në ditën e Uhudit, Pejgamberi ﷺ e caktoi Abdullah ibn Xhubejrin komandant të këmbësorisë, por ata u shpartalluan. Ky është komentimi i ajetit: “... ndërsa i Dërguari ju thërriste mbrapa...” (Ali Imran, 153)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4067

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

21. Nënkapitulli: Ajeti: “Pastaj, pas dëshpërimit tuaj, (Allahu) ju dërgoi qetësinë - një gjumë...”

4068. Nga: Ebu Talha Ensariu

Halife më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Enesi se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë kam qenë një nga ata që u kotën ditën e Uhudit, saqë shpata më ra nga dora disa herë. Ajo binte, unë e merrja. Sërish më binte, sërish e merrja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4068

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

22. Nënkapitulli: Ajeti: “Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.”

Humejdi dhe Thabiti transmetojnë nga Enesi se ka thënë: "Ditën e Uhudit, Pejgamberi ﷺ u plagos në kokë, andaj tha: “Si do të shpëtojë një popull, të cilët e plagosën të Dërguarin e tyre?!” Atëherë zbriti ajeti: “Ti nuk ke asgjë në dorë...” (Ali Imran, 128)

4069. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jahja ibn Abdullah Sulemiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Salimi se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thoshte, pasi e ngrinte kokën prej rukusë, në rekatin e fundit të namazit të sabahut: “O Allah, mallkoje filanin, filanin dhe filanin!” pasi thoshte: “Semi Allahu limen hamideh, rabena ve lekel hamd.” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t'ua pranojë Ai pendimin apo do t'i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.” (Ali Imran, 128)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4069

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4070. Nga: Salim ibn Abdullahu

Handhale ibn Ebu Sufjani transmeton se Salim ibn Abdullahu tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej kundër Safvan ibn Umejes, Suhejl ibn Amrit dhe Harith ibn Hishamit. Atëherë zbriti: “Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t'ua pranojë Ai pendimin apo do t'i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.” (Ali Imran, 128)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4070

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

23. Nënkapitulli: Përmendja e Umu Selitit

4071. Nga: Thalebe ibn Ebu Malik Kuradhiu

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Thealebe ibn Ebu Maliku tregon: “Omer ibn Hatabi shpërndau ca pelerina ndër gratë e Medinës dhe, në fund, teproi një pelerinë e mirë. Disa që ishin të pranishëm i thanë: “O prijës i besimtarëve! Jepja së bijës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, që është e martuar me ty”, - aludonin në Umu Kulthumin, të bijën e Aliut. Omeri u tha: “Umu Seliti është më meritore.” - Umu Seliti ishte një ensare që i kishte dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ. - Ajo na furnizonte me ujë ditën e Uhudit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4071

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

24. Nënkapitulli: Vrasja e Hamza ibn Abdulmutalibit, Allahu qoftë i kënaqur me të!

4072. Nga: Ubejdullah ibn Adiu

Ebu Xhafer Muhamed ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Huxhejn ibn Muthena, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Abdullah ibn Ebu Seleme, e ky nga Abdullah ibn Fadli, e ky nga Sulejman ibn Jesari se Xhafer ibn Amër ibn Umeje Damriu tregon: “Unë së bashku me Ubejdullah ibn Adij ibn Hijarin u nisëm rrugës (për në Sham) dhe, kur arritëm në Homs, ai më tha: “A e takojmë Vahshiun, ta pyesim për vrasjen e Hamzait?” I thashë: “Po.” Vahshiu banonte në Homs, andaj pyetëm për të dhe dikush na tha: “Ja, është ai atje, në hijen e pallatit të tij.” Vahshiu ishte trupmadh. Shkuam afër tij, i dhamë selam dhe ai na e ktheu. Ubejdullahu ishte i mbështjellë me çallmën e tij, saqë Vahshiu ia shihte vetëm sytë dhe këmbët. Ubejdullahu i tha: “O Vahshi, a po më njeh?” Pasi e shikoi, tha: “Jo, për Allahun, përpos se e di se Adij ibn Hijari qe martuar me një grua, që i thoshin Umu Kital bint Ebu Isi. Ajo i lindi atij një djalë në Mekë, ndërkaq unë i kërkoja gjidhënëse. E pata bartur atë djalosh dhe nënën e tij, pastaj ia pata kthyer të birin. Më duket se këmbët e tua u ngjajnë këmbëve të atij (fëmije).” Atëherë Ubejdullahu e zbuloi fytyrën dhe tha: “A po na tregon për vrasjen e Hamzait?”

- Po, - tha Vahshiu dhe vazhdoi: Ditën e Bedrit, Hamzai pati vrarë Tuajme ibn Adij ibn Hijarin. Zotëria im, Xhubejr ibn Mutëimi, më tha: “Nëse e vret Hamzain për xhaxhain tim, do të jesh i lirë.” Kur u nisën njerëzit në vitin e Ajnejnit, - që ishte një kodër përballë Uhudit dhe në mes tyre ishte një luginë, - edhe unë shkova me ta në luftë. Pasi u rreshtuan për luftë, doli Sibai (idhujtar) dhe tha: “A do dikush dyluftim?” Aty doli Hamza ibn Abdulmutalibi dhe i tha atij: “O Siba, o biri Umu Nemarit që priste lafshat e vaginave të femrave! Vallë, po e sfidon Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ?” Pastaj (gjatë dyluftimit) e sulmoi rëndë dhe e vrau. Unë iu fsheha Hamzait pas një shkëmbi, e, kur m'u afrua, e gjuajta me shtizë dhe e godita nën kërthizë, saqë i doli mbrapa. Ky ishte momenti i fundit i tij. Kur njerëzit u kthyen, unë u ktheva me ta. Qëndrova në Mekë, derisa u përhap Islami, pastaj shkova në Taif. Ata i dërguan të Dërguarit të Allahut ﷺ të deleguar. Thoshin se ai nuk i shqetëson delegatët, andaj shkova me ta derisa arrita tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Kur më pa, më tha:

- “Ti je Vahshiu?”

- Po, - i thashë.

- “Ti e ke vrarë Hamzain?”

- Ashtu është, siç të kanë treguar, - i thashë.

- “A ke mundësi të mos më dalësh përpara?” - më tha Pejgamberi ﷺ.

Atëherë u largova. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ vdiq, u shfaq Musejleme Kedhabi, e unë thashë me vete: “Do të shkoj te Musejleme, ndoshta e vras atë dhe e shpaguaj vrasjen e Hamzait. Shkova në radhët e ushtrisë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Aty pashë një burrë duke qëndruar në vendin ku ishte çarë muri, sikur të ishte deve e pluhurosur, me flokë të shprishur. Atëherë e gjuajta me shtizën time, saqë e godita në mes të gjoksit, derisa i doli në mes të shpatullave. Njëri nga ensarët shpejtoi tek ai dhe e goditi me shpatë në kokë.”

Abdullah ibn Fadli ka thënë: Më ka rrëfyer Sulejman ibn Jesari se Abdullah ibn Omeri ka thënë: Një robëreshë, që qëndronte mbi çatinë e një shtëpie, tha: Oh, emiri i besimtarëve! E vrau robi i zi!

Referenca: Sahihu i Buhariut 4072

Fjalë të panjohura?

25. Nënkapitulli: Plagët që Pejgamberi ﷺ i mori në Ditën e Uhudit

4073. Nga: Ebu Hurejra

Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Hidhërimi i Allahut është shtuar mbi një popull që ia bënë këtë Pejgamberit të Tij”, - duke bërë me shenjë nga njëri prej dhëmbëve prerës anësorë (që i ishte thyer). - “Hidhërimi i Allahut është shtuar mbi një njeri të cilin e ka vrarë i Dërguari i Allahut në rrugën e Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4073

Fjalë të panjohura?

4074. Nga: Abdullah ibn Abasi

Mahled ibn Maliku më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seid Emeviu, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Hidhërimi i Allahut është shtuar mbi atë njeri të cilin e ka vrarë Pejgamberi ﷺ në rrugën e Allahut. Hidhërimi i Allahut është shtuar mbi një popull, që e kanë gjakosur fytyrën e Pejgamberit të Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4074

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4075. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakubi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyetën rreth plagës së të Dërguarit të Allahut ﷺ (që e kishte marrë ditën e Uhudit), e në atë rast u përgjigj: “Për Allahun, unë e di kush e pastronte plagën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kush i shtiu ujë dhe me çfarë e kanë kuruar. Fatimja, bija e të Dërguarit të Allahut ﷺ e pastronte, ndërsa Aliu e bartte ujin me mburojë. Kur ajo pa se uji vetëm e shtonte gjakun, mori një copë hasër, e dogji dhe ia ngjiti në plagë. Kështu, gjaku u ndal.

Atë ditë Pejgamberit ﷺ iu thye njëri nga dhëmbët prerës anësorë, iu plagos fytyra dhe iu ça helmeta në kokë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4075

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

4076. Nga: Abdullah ibn Abasi

Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Hidhërimi i Allahut është shtuar mbi atë njeri të cilin e ka vrarë një pejgamber. Hidhërimi i Allahut është shtuar mbi atë, që e ka përgjakur fytyrën e të Dërguarit të Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4076

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

26. Nënkapitulli: Ajeti: “Ata që iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit...”

4077. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh”, (Ali Imran, 172) i ka thënë Urves: “O djali i motrës sime, dy baballarët e tu: “Zubejri dhe Ebu Bekri, ishin në mesin e këtyre (të përmendurve në ajet). Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i ndodhi ajo që i ndodhi në ditën e Uhudit dhe idhujtarët u nisën (për në Mekë), ai frikësohej se po ktheheshin sërish, andaj tha: “Kush po shkon pas tyre (t'i vëzhgojë)?” Kështu, shtatëdhjetë burra u paraqitën vullnetarë, në mesin e të cilëve ishin edhe Ebu Bekri me Zubejrin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4077

Fjalë të panjohura?

27. Nënkapitulli: Muslimanët e vrarë ditën e Uhudit

Prej tyre: "Hamza ibn Abdulmutalibi, Jemani, Enes ibn Nadri dhe Musab ibn Umejri."

4078. Nga: Katade ibn Milhani

Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Katadja ka thënë: “Nuk njohim vend arab që ka nxjerrë më shumë dëshmorë dhe që do të jenë më krenarët Ditën e Kiametit sesa ensarët. Enes ibn Maliku na ka treguar se Ditën e Uhudit janë vrarë shtatëdhjetë prej tyre, në Betejën e Pusit të Meunes shtatëdhjetë, e edhe në ditën e Jemames shtatëdhjetë. Beteja e Pusit të Meunes ishte në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ndërsa dita e Jemames ishte në kohën e Ebu Bekrit, pra, dita e Musejlime Gënjeshtarit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4078

Fjalë të panjohura?

4079. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahmani, i biri i Kab ibn Malikut se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Të vrarët në Uhud, i Dërguari i Allahut ﷺ i bënte bashkë nga dy veta në një rrobë, pastaj thoshte: “Cili prej tyre ka ditur Kuran më shumë?” Kur i tregonin për ndonjërin, e fuste te parin në varr (lahd) dhe thoshte: “Unë jam dëshmitar i tyre në Ditën e Kiametit.” Po ashtu, urdhëroi të varroseshin të përgjakur, pa ua falur xhenazen dhe pa i pastruar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4079

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

4080. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ebu Velidi transmeton nga Shuëbe, e ky nga Ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Kur m'u vra babai, qaja dhe ia zbuloja fytyrën. Shokët e Pejgamberit ﷺ mundoheshin të më ndalnin, kurse Pejgamberi ﷺ jo. Ai më tha: “Mos qaj, - ose ka thënë: pse po qan, - sepse melekët e mbulonin me krahët e tyre derisa ju e morët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4080

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4081. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Jezid ibn Abdullah ibn Ebu Burde, e ky nga gjyshi i tij Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se tundja një shpatë, së cilës iu këput tehu, gjë e cila nënkuptoi thyerjen e besimtarëve ditën e Uhudit. Pastaj, kur e tunda për së dyti, u kthye në gjendje më të mirë se që ishte, gjë e cila nënkuptoi çlirimin që Allahu na mundësoi dhe bashkimin e besimtarëve. Aty pashë edhe ca lopë (tek thereshin), e caktimi i Allahut është vetëm mirësi, gjë që nënkuptoi besimtarët (e vrarë) ditën e Uhudit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4081

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4082. Nga: Habab ibn Ereti

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Shekiku se Habab ibn Ereti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ kemi bërë hixhret duke synuar Fytyrën e Allahut dhe shpërblimi ynë ka mbetur tek Allahu. Dikush prej nesh tashmë ka vdekur, ose ka shkuar pa e gëzuar aspak shpërblimin e tij (në këtë botë). Bie fjala, Musab ibn Umejri, i cili është vrarë ditën e Uhudit dhe nuk la asgjë, përveç një rrobe me të cilën, kur ia mbulonim kokën, i zbuloheshin këmbët, e, kur ia mbulonim këmbët, i zbulohej koka. Pejgamberi ﷺ na tha: “Mbulojani kokën me të, ndërsa këmbët ia mbuloni me idhhir, - ose ka thënë: Hidhini idhhir këmbëve.” Ndërkaq, disave nga ne u janë pjekur frutat dhe po i vjelin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4082

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

28. Nënkapitulli: Hadithi: “Uhudi është kodër që na do dhe ne e duam.”

Këtë e ka transmetuar edhe Abas ibn Sehli nga Ebu Humejdi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

4083. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Nasr ibn Aliu na ka thënë: Na ka rrëfyer babai im, e ky nga Kurra ibn Halidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kjo është kodër që na do dhe e duam.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4083

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?

4084. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Amri, i çrobëruari i Mutalibit, se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e pa kodrën e Uhudit dhe tha: “Kjo është kodër që na do dhe e duam. O Allah, Ibrahimi e shenjtëroi Mekën, andaj edhe unë po e shenjtëroj çdo gjë që ndodhet ndërmjet dy pllajave të Medinës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4084

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?

4085. Nga: Ukbe ibn Amir Xhuheniu

Amër ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ shkoi e ua fali namazin e xhenazes të vrarëve në Uhud, pastaj u kthye në minber dhe tha: “Unë do t'ju paraprij (te Hauzi) e do të jem dëshmitar juaji. Betohem në Allahun se në këto momente jam duke e parë Hauzin tim. Më janë dhënë çelësat e thesareve të Tokës, - ose ka thënë: çelësat e Tokës. - Betohem në Allahun se nuk kam frikë se do të bëni shirk pas meje, por kam frikë se do të garoni për të (dynjanë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4085

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

29. Nënkapitulli: Beteja Raxhië, Ril, Dhekvan dhe ajo e Pusit Meune. Tregimi i fisit adal e karrat, si dhe tregimi i Asim ibn Thabitit, Hubejbit dhe shokëve të tij

Ibn Is'haku ka thënë: "Asim ibn Omeri ka thënë: "Ajo (Beteja Raxhië) ka qenë pas Uhudit."

4086. Nga: Ebu Hurejra

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Amër ibn Ebu Sufjan Thekafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ dërgoi dhjetë persona në një ekspeditë vrojtuesish, në krye të të cilëve e caktoi Asim ibn Thabitin, - gjyshin e Asim ibn Omer ibn Hatabit. - Kështu, ata u nisën, por, kur arritën në mes të Usfanit dhe Mekës, dikush ia përmendi këtë gjë një familjeje të hudhejlëve, që quheshin benu lahjanë, të cilët marshuan në drejtim të tyre, me diku njëqind harkëtarë. I përcollën gjurmët e tyre derisa arritën në vendin ku ata ishin ndalur dhe gjetën mbetje të hurmave, të cilat i kishin sjellë nga Medina. Thanë: “Këto janë hurma të Jethribit (Medinës).” Kështu, vazhduan t'i ndjekin gjurmët e tyre, derisa i arritën. Kur Asimi dhe shokët e tij i panë, u strehuan në një vend të ngritur. Kështu, i rrethuan dhe u thanë: “Zbritni dhe dorëzoni ato që posedoni, ndërsa ne ju japim besën dhe betohemi se s'do të vrasim asnjërin prej jush.” Asimi u tha: “Sa për mua, nuk pranoj të jem nën mbrojtjen e një jobesimtari. O Allah, lajmëroje të Dërguarin Tënd për ne!” Kështu, ata i sulmuan me shigjeta dhe e vranë Asimin, vetë të shtatin. Ndërkaq, Hubejbi, Zejdi dhe një tjetër, u dorëzuan në besën dhe betimin e tyre, prandaj zbritën tek ata. Kur i zunë, ua prenë litarët e harqeve dhe i lidhën me to. Personi i tretë tha: “Ky është fillimi i tradhtisë" dhe kundërshtoi të shkonte me ta.

E tërhoqën zvarrë dhe u munduan ta bindin që të vejë me ta, por ai refuzoi, andaj e vranë. Kështu, e morën Hubejbin e Zejdin dhe i shitën në Mekë. Hubejbin e bleu familja e Harith ibn Amir ibn Neufelit, ndërsa Hubejbi tanimë e kishte vrarë Harithin ditën e Bedrit. Kështu, Hubejbi qëndroi aty si rob lufte.

Kur vendosën ta vrasin, ai i kërkoi një vajze të Harithit t'i huazojë një brisk për t'i rruar qimet e trupit (pjesët e turpshme), gjë të cilën ia dha. Ajo tregon: “Teksa unë isha e shpërqendruar, djali im shkoi dhe Hubejbi e uli në prehrin e tij. Kur e pashë, u tmerrova shumë, saqë edhe Hubejbi e vërejti. Me brisk në dorë, më tha: “Frikësohesh se do ta vras? Nuk do ta bëja kurrë, inshallah.”

Ajo vazhdon: “Asnjëherë nuk kam parë rob lufte më të mirë se Hubejbin. Një ditë e kam parë të hajë rrush nga një kalavesh, teksa ishte i lidhur me pranga hekuri, në një kohë kur s'kishte fruta në Mekë. Pra, ai ishte furnizim i Allahut për të. Kur e nxorën jashtë Haremit (kufirit të Mekës) për ta vrarë, Hubejbi u tha: “Më lejoni t'i fal dy rekate.” Pasi e kreu, u tha: “Sikur të mos mendonit se kam frikë prej vdekjes, do ta zgjasja edhe më shumë.” Hubejbi ishte i pari që filloi traditën e faljes së dy rekateve para ekzekutimit.

Pastaj tha: “O Allah, shkatërroji një nga një!” Dhe vazhdoi:

"Përderisa vdes si musliman, jo s'mërzitem,

se n'cilat troje, për Allahun, vritem e pritem.

Këtë e bëj për Allahun, i Cili, kur dëshiron,

edhe gjymtyrët e masakruara, Ai i bekon."

Pas kësaj Ukbe ibn Harithi u ngrit dhe e vrau.

Ndërkohë, jobesimtarët kurejshë dërguan dikë t'u sjellë diçka prej trupit të Asimit, që ta vërtetojnë vrasjen e tij, ngaqë Asimi, ditën e Bedrit, kishte vrarë dikë prej parisë së kurejshëve. Por, Allahu dërgoi një turmë grerëzash tek Asimi për ta mbrojtur nga lajmëtari i kurejshëve, gjë që pamundësoi t'i pritej ndonjë pjesë e trupit të tij (si dëshmi).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4086

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4087. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Hubejbin e ka vrarë Ebu Sirveja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4087

Fjalë të panjohura?

4088. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi në një detyrë shtatëdhjetë veta, të cilëve u quheshin hafëzët. Dy grupe njerëzish nga familjet riël dhe dhekvan, të fisit benu sulejm, ua zunë pritën te një pus, që quhej Pusi Meune. Lexuesit thanë: “Për Allahun, nuk jemi nisur për te ju, ne po kalojmë për të kryer një detyrë të Pejgamberit ﷺ.” Megjithatë, ata i vranë. Atëherë Pejgamberi ﷺ bëri dua kundër tyre (fiseve riël dhe dhekvan) një muaj rresht në namazin e sabahut dhe ky ishte fillimi i duasë së kunutit, ndërsa më herët nuk bënim kunut.”

Abdulazizi ka thënë: “Dikush e pyeti Enesin për kunutin: “A bëhet pas rukusë apo pasi të përfundojë leximi?”

- Pasi të përfundojë leximi, - iu përgjigj Enesi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4088

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?

4089. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ bëri kunut pas rukusë një muaj rresht, duke u lutur kundër disa fiseve arabe.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4089

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?

4090. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdulala ibn Hamadi më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fiset riël, dhekvan, usaje dhe benu lahjan i kërkuan ndihmë të Dërguarit të Allahut ﷺ kundër një armiku. Ai u ndihmoi me shtatëdhjetë ensarë, të cilët në kohën e tyre i quanim hafëzët. Ata gjatë ditës mblidhnin dru, ndërsa natën faleshin.

Kur arritën te Pusi Meune, i vranë tradhtisht. Kur Pejgamberit ﷺ i erdhi lajmi i tyre, bëri kunut një muaj, duke u lutur në namazin e sabahut, kundër fiseve arabe: riël, dhekvan, usaje dhe benu lihjan.”

Enesi ka thënë: “Në lidhje me ta lexonim ajete kuranore, si: “Lajmëroni për ne popullin tonë, se ne kemi takuar Zotin tonë; Ai është i kënaqur me ne dhe ne jemi të kënaqur me Të.” Por, pastaj këto (ajete) u shfuqizuan.

Katadja transmeton nga Enes ibn Maliku se i ka thënë: “I Dërguari Allahut ﷺ bëri kunut një muaj, duke u lutur në namazin e sabahut, kundër fiseve arabe: riël, dhekvan, usaje dhe benu lihjan.”

Halife shton: “Ibn Zuraji na ka thënë: “Na ka treguar Seidi nga Katadja, e këtij i ka treguar Enesi se ata shtatëdhjetë veta kanë qenë ensarë dhe janë vrarë te Pusi Meune.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4090

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?

4091. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e dërgoi dajën e Enesit, - vëllanë e Umu Sulejmit, - me shtatëdhjetë kalorës, ndërkaq udhëheqës i idhujtarëve ishte Amir ibn Tufejli. Amiri ia propozoi Pejgamberit ﷺ tri opsione: “Ti merri banorët e Sehlit (fshatrave), kurse unë banorët e Mederit (qytezave), ose të të bëhem halife, përndryshe do të të luftoj me dy mijë luftëtarë të Gatafanit!” Pastaj Amiri, duke qenë në shtëpinë e umu filanit, u sëmur prej murtajës dhe tha: “Gjëndra sikurse gjëndra e devesë, në shtëpinë e një gruaje të benu filanit, ma sillni kalin tim.” Më pas vdiq duke qenë në shpinën e kalit.

Harami, vëllai i Umu Sulejmit, shkoi tek idhujtarët, së bashku me një pjesëtar të fisit benu filan dhe një tjetër i cili ishte i çalë. Harami u tha atyre: “Qëndroni afër derisa të shkoj tek ata. Nëse më sigurojnë, qëndroni këtu, e, nëse më vrasin, kthehuni te shokët tuaj.” Kur shkoi, u tha: “A më siguroni që t'ua përcjell mesazhin e të Dërguarit të Allahut ﷺ?” Dhe filloi t'u flasë. Ata i bënë me shenjë një njeriu, i cili i shkoi pas shpine dhe e goditi. Hemami thotë: “Kujtoj se ka thënë: “Saqë shtiza i doli përtej.” Atëherë Harami tha: “Allahu ekber, fitova, për Zotin e Qabesë!” Pastaj e zunë edhe personin e dytë. Kështu, u vranë të gjithë, përveç atij që i ishte i çalë, i cili kishte hipur në majë të kodrës.

Enesi shton: “Allahu i zbriti këto fjalë: “Ne e kemi takuar Zotin tonë, e Ai është i kënaqur me ne dhe ne jemi të kënaqur me Të”, të cilat më pas u shfuqizuan. Pejgamberi ﷺ u lut kundër tyre në tridhjetë namaze të sabahut, përkatësisht kundër fiseve: riël, dhekvan, beni lihjan dhe usaje, të cilat e kundërshtuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4091

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?

4092. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Hibani më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e këtij i ka treguar Thumame ibn Abdullah ibn Enesi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur e goditën Haram ibn Milhanin, - që ishte daja i Enesit, - në ndodhinë e Pusit të Meunes, ai e bëri fytyrën dhe kokën me gjak, pastaj tha: “Fitova, për Zotin e Qabesë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4092

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?

4093. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ që të bëjë hixhret, sepse ia kishin shtuar presionin. Mirëpo Pejgamberi ﷺ i tha: “Qëndro edhe pak!”

- O i Dërguari i Allahut, a po shpreson se do të të lejohet edhe ty hixhreti? - pyeti Ebu Bekri.

- “Po, këtë po shpresoj”, - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ.

Teksa Ebu Bekri e priste, një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në mesditë dhe i tha: “Largoji njerëzit prej shtëpisë.”

- O i Dërguari i Allahut, janë vetëm dy bijat e mia, - i tha Ebu Bekri.

- “A ke dëgjuar se më është lejuar të shpërngulem?” - i tha Pejgamberi ﷺ.

- Shoqërimi i shumëpritur, o i Dërguari i Allahut?!

- “Po, shoqërimi me mua!”

- O i Dërguari i Allahut, unë posedoj dy deve, të cilat i kam përgatitur për shpërngulje, - tha Ebu Bekri.

Kështu, njërën, që quhej Xheda, ia dha Pejgamberit ﷺ.

Ata u hipën deveve dhe shkuan te shpella e kodrës Theur, ku dhe u fshehën. Amir ibn Fuhejra ishte rob i Abdullah ibn Tufejl ibn Sahberës, - vëllait të Aishes nga nëna. Ebu Bekri kishte një deve që milej, të cilën Amiri e dërgonte mëngjes e mbrëmje tek ata. Natën e çonte, kurse në mëngjes kthehej dhe e lëshonte të kulloste. Kështu askush nga barinjtë nuk e hetonte. Kur ata dy u nisën për në Medinë, edhe ai u nis me ta, derisa arritën. Amir ibn Fuhejra ishte vrarë në ekspeditën e Pusit të Meunes.

Ebu Usame transmeton nga Hisham ibn Urve se babai i tij i ka treguar se, kur i vranë muslimanët te Pusi i Meunes dhe Amër ibn Umeje Damriu u zu rob, Amir ibn Tufejli i tha: “Kush është ky?” - dhe bëri me shenjë nga një i vrarë. Amër ibn Umeje iu përgjigj: “Ky është Amir ibn Fuhejra.” Amir ibn Tufejli tha: “Pasi u vra, pashë se u ngrit deri në qiell, saqë unë shihja qiellin mes tij dhe tokës, pastaj u lëshua.”

Kur Pejgamberit ﷺ i arriti lajmi për ta, u tregoi edhe të tjerëve dhe tha: “Shokët tuaj janë vrarë, ndërkaq ata e kanë lutur Zotin e tyre duke thënë: “O Zoti ynë, lajmëroji vëllezërit tanë që ne jemi të kënaqur me Ty dhe Ti je i kënaqur me ne!” Dhe Ai na lajmëroi për ta.”

Atë ditë është vrarë Urve ibn Esma ibn Salti. Andaj Urve u emërtua me emrin e tij. Po ashtu është vrarë edhe Mundhir ibn Amri, andaj për shkak të tij u emërtua Mundhiri (vëllai tjetër i Urves).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4093

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

4094. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Sulejman Tejmiu, e ky nga Ebu Mixhlezi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ bëri kunut (në namaz) pas rukusë një muaj, duke u lutur kundër fiseve arabe riël dhe dhekvan, dhe thoshte: “Fisi usaje e kanë kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4094

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?

4095. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ është lutur në tridhjetë namaze të sabahut kundër vrasësve të shokëve të tij te Pusi Meune. Pra, kundër fiseve riël, dhekvan dhe usaje, të cilët e kishin kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”

Enesi ka thënë: “Allahu i Madhëruar i zbriti të Dërguarit të Tij ﷺ, për ata që janë vrarë te Pusi Meune, ajet kuranor, të cilin e lexonim, por që më pas u anulua: “Lajmëroni popullin tonë se ne jemi takuar me Zotin tonë, i Cili është i kënaqur me ne dhe ne me Të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4095

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?

4096. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Asim Ahveli tregon: “E pyeta Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth kunutit në namaz dhe më tha:

- Po, ka pasur kunut (në kohën e Pejgamberit ﷺ).

- Para apo pas rukusë? - e pyeta.

- Para saj, - m'u përgjigj Enesi.

- Filani më ka treguar se ti ke thënë se (kunuti bëhej) pas rukusë, - i thashë.

- Ka gënjyer. I Dërguari i Allahut ﷺ ka bërë kunut pas rukusë vetëm një muaj. I pati dërguar shtatëdhjetë burra, që quheshin hafëzët, te një fis idhujtarësh, të cilët kishin pasur marrëveshje paqeje me Pejgamberin ﷺ. Por, idhujtarët e tradhtuan (dhe i vranë të gjithë delegatët). Andaj, Pejgamberi ﷺ pati bërë kunut një muaj rresht, duke u lutur kundër tyre (idhujtarëve), - tha Enesi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4096

Hadithe të ngjashme: Shiko (18)

Fjalë të panjohura?

30. Nënkapitulli: Lufta e Hendekut, që ndryshe njihet si Ahzabi

Musa ibn Ukbe ka thënë: "Ajo u zhvillua në muajin sheval të vitit të katërt."

4097. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i ishte paraqitur vullnetar Pejgamberit ﷺ për Luftën e Uhudit, porse atëkohë ishte në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, andaj Pejgamberi ﷺ nuk e pranoi. Pastaj u paraqit vullnetar edhe në Luftën e Hendekut, kur i kishte mbushur pesëmbëdhjetë vjet, e atëherë Pejgamberi ﷺ e pranoi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4097

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4098. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Kutejbe më ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, teksa disa po gërmonin hendekun e disa të tjerë bartnim dheun në supe. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha:

“O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret,

Andaj, muhaxhirët dhe ensarët fali krejt!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4098

Fjalë të panjohura?

4099. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë një paraditeje të ftohtë, i Dërguari i Allahut ﷺ doli te hendeku teksa muhaxhirët dhe ensarët po gërmonin, ndërkohë nuk posedonin robër për t'ua kryer punën. Kur Pejgamberi ﷺ vuri re lodhjen dhe urinë që i kishte kapluar, tha:

“O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret,

Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!”

Ata, duke iu përgjigjur, thoshin:

"Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi betuar,

Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4099

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

4100. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Muhaxhirët dhe ensarët filluan të gërmonin hendekun rreth Medinës dhe të bartnin dheun mbi supe duke thënë:

"Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi betuar,

Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.”

Ndërkaq Pejgamberi ﷺ u përgjigjej dhe u thoshte:

“O Allah, mirësi e vërtetë është ajo në ahiret,

Andaj, ensarët dhe muhaxhirët bekoji krejt!”

Enesi shtoi: “Për të ngrënë, u sillnin ca grushte elb, të cilin e përgatitnin me yndyrë bajate. Ata ishin shumë të uritur, ndërsa ushqimi kishte shije të keqe në fyt dhe erë të rëndë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4100

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

4101. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e ky nga babai i tij se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Teksa po gërmonim kanalin ditën e Hendekut, na u paraqit një shkëmb i fortë. Ata shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “Kemi hasur në një shkëmb të fortë në hendek.” Ai u tha: “Do të zbres unë (për ta thyer).” Kështu, ai u ngrit, ndërkohë barkun e kishte të shtrënguar me gur. Kishim tri ditë pa futur gjë në gojë. Pejgamberi ﷺ e mori kazmën dhe e goditi shkëmbin, i cili u bë copë e grimë. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më jep leje të shkoj deri në shtëpi.” (Pasi shkova) i thashë gruas sime: “Pashë diçka te Pejgamberi ﷺ, saqë nuk mund të duroja më. A ke diçka (për ushqim)?”

- Kam pak elb dhe një kec, - tha ajo.

Pastaj unë e thera kecin, kurse ajo e bloi elbin. Mishin e vendosëm në kazan. Kur brumi tashmë kishte ardhur dhe mishi në kazan mes gurëve ishte gati të zihej, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “Kam pak ushqim, eja ti dhe një a dy veta.” Më pyeti: “Sa ushqim ke?” Unë i tregova, e ai tha: “Shumë dhe mirë.” Pastaj më tha: “Thuaji gruas të mos e largojë kazanin nga zjarri e as bukën prej furrës, derisa të vete unë”, - pastaj u tha shokëve: “Ejani.”

Muhaxhirët dhe ensarët u ngritën për të shkuar. Kur Xhabiri hyri te gruaja, i tha: “Mjerë ti! Po vjen Pejgamberi ﷺ me muhaxhirët, ensarët dhe gjithë të tjerët.” Ajo i tha: “A të ka pyetur?”

- Po, - i tha Xhabiri.

Atëherë Pejgamberi ﷺ u tha: “Hyni dhe mos u shtyni.” Pastaj filloi ta ndajë bukën e të vendosë mish në të. Sa herë që merrte diçka, e mbulonte kazanin dhe furrën. U jepte shokëve të vet një pjesë, pastaj prapë merrte. Kështu vazhdoi të ndante bukë dhe të merrte mish prej kazanit, derisa të gjithë u ngopën dhe teproi ushqim. Më pas i tha asaj: “Ha prej këtij ushqimi dhe shpërndaje, sepse njerëzit i ka goditur uri e madhe.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4101

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4102. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka rrëfyer Handhale ibn Ebu Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Minai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Gjatë gërmimit të Hendekut, pashë se Pejgamberin ﷺ e kishte kapluar uri e madhe. Kështu, vajta te gruaja ime dhe i thashë: “A ke diçka (ushqim), sepse pashë se të Dërguarin e Allahut ﷺ e ka kapluar uri e madhe.” Ajo nxori një enë me një saë elb. Ne, po ashtu, kishim një kec shtëpiak, të cilin e thera, ndërsa gruaja e bloi elbin. Të dy bashkë mbaruam punët në të njëjtën kohë. Unë e copëtova mishin në tenxhere dhe gruaja më tha: “Mos më turpëro para të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe atyre që janë me të.” Më pas shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i fola fshehurazi: “O i Dërguari i Allahut, kemi therur një kec dhe kemi bluar një saë elb, andaj eja ti dhe merr me vete edhe disa të tjerë.” Aty Pejgamberi ﷺ thirri me zë të lartë: “O punëtorë të Hendekut! Xhabiri ka përgatitur ushqim, ejani të gjithë!” Ndërkaq, mua më tha: “Mos e largoni tenxheren (nga zjarri) dhe mos e piqni brumin derisa të vij unë.”

Unë vajta te gruaja, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ u printe njerëzve. Ajo më tha: “Të gjettë kjo e ajo (solle shumë njerëz e ushqimi nuk mjafton)!” Unë i thashë: “Unë veprova ashtu si më the ti.” Ajo ia dha brumin Pejgamberit ﷺ, i cili pështyu në të dhe u lut për bereqet, pastaj ia mësyu tenxheres, ku, gjithashtu, pështyu dhe u lut për bereqet dhe tha: “Thirr dikë të të ndihmojë me bukët dhe nxirr mish prej tenxheres, por mos e largo nga zjarri.”

Ata të gjithë, në total, qenë një mijë burra. Betohem në Allahun se hëngrën të gjithë, madje edhe lanë tepricë, pastaj shkuan. Tenxherja me mish vlonte dhe buka piqej siç kishin qenë më parë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4102

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4103. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Othman ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Abde, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Kur ju erdhën nga lart e nga poshtë, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, në momentin kur mendonit gjithçka për Allahun”, (Ahzab, 10) ka thënë: “Kjo ka ndodhur në ditën e Hendekut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4103

Fjalë të panjohura?

4104. Nga: Bera ibn Azibi

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut e pashë Pejgamberin ﷺ tek bartte dhé, saqë i kishte mbuluar barkun, - ose ka thënë: ia kishte pluhurosur barkun. - Ai recitonte:

“O Allah, pa Ty ne nuk do të udhëzoheshim,

As do të jepnim lëmoshë, as do të faleshim.

Zbrite qetësinë ndër ne,

Dhe na forco këmbët nëse përballemi.

Armiqtë po na bezdisin dhe po na sulmojnë,

Kur ata kërkojnë trazira, ne refuzojmë.”

Dhe e ngrinte zërin duke thënë: “... ne refuzojmë, ne refuzojmë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4104

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

4105. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë jam ndihmuar me erën e lehtë të lindjes, kurse Adi (populli i Hudit ﷺ) është shkatërruar me erën e furishme të perëndimit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4105

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4106. Nga: Bera ibn Azibi

Ahmed ibn Othmani më ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Ahzabit, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ gërmonte hendekun, e pashë tek bartte dhé, saqë nuk i shihej lëkura e barkut nga pluhuri, - Pejgamberi ﷺ kishte qime të dendura. - E dëgjova duke i recituar vargjet e Ibn Revahës, ndërkohë që bartte dhé:

“O Allah, pa Ty ne nuk do të udhëzoheshim,

As do të jepnim lëmoshë, as do të faleshim.

Zbrite qetësinë ndër ne,

Dhe na forco këmbët nëse përballemi.

Armiqtë po na bezdisin dhe po na sulmojnë,

Kur ata kërkojnë trazira, ne refuzojmë.”

Pastaj, në fund, e zgjaste zërin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4106

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

4107. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abde ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Lufta e parë, në të cilën kam marrë pjesë ka qenë Lufta e Hendekut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4107

Fjalë të panjohura?

4108. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi, e ky nga Ibn Omeri. Po ashtu ka thënë: Ibn Tavusi më ka rrëfyer, e ky nga Ikrime ibn Halidi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Shkova te Hafsa, së cilës gërshetat i pikonin ujë, e i thashë: “Ti je dëshmitare për ndodhitë e fundit (Luftën e Sifinit dhe më pas pajtimin), ndërsa mua nuk m'u dha asnjë rol në tërë këtë.” Ajo ia ktheu: “Bashkëngjitju atyre, sepse po të presin dhe kam frikë se, nëse ti nuk shkon, ata do të përçahen.” Ajo i foli derisa ai vendosi të shkojë. Pasi njerëzit u ndanë, Muaviu u ligjëroi dhe u tha: “Kush do të flasë për këtë çështje (hilafetin), le të dalë dhe le të flasë, kurse ne jemi më meritorë për të se ai dhe babai i tij.” Habib ibn Mesleme i tha Ibn Omerit: “A nuk po i përgjigjesh?” Abdullah ibn Omeri thotë: “E zgjidha shokën(brezin) dhe doja të thosha: “Më meritori për këtë është ai që të ka luftuar ty dhe babanë tënd për Islamin”, por u frikësova të thosha ndonjë fjalë që do t'i përçante njerëzit, do të derdhej gjaku e do të komentohej gabimisht, pastaj m'u kujtua ajo që ka përgatitur Allahu në Xhenet.” Atëherë Habibi i tha: “U ruajte dhe u mbrojte.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4108

Fjalë të panjohura?

4109. Nga: Sulejman ibn Suredi

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Is'haku se Sulejman ibn Suredi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Ahzabit, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tash e tutje ne do t'i luftojmë ata, e jo ata ne.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4109

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4110. Nga: Sulejman ibn Suredi

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Israili, e ky e ka dëgjuar Ebu Is'hakun se Sulejman ibn Suredi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën kur u shpartallua Ahzabi, e dëgjova Pejgamberin ﷺ të thotë: “Tash e tutje ne do t'i luftojmë ata, e jo ata ne. Ne do të shkojmë tek ata.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4110

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4111. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga Muhamedi, e ky nga Abide se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hendekut, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ua mbushtë shtëpitë dhe varret e tyre me zjarr, siç na privuan prej namazit të mesëm (ikindisë), derisa perëndoi dielli!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4111

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4112. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, ditën e Hendekut, Omer ibn Hatabi erdhi pas perëndimit të diellit dhe filloi t'i fyente jobesimtarët kurejshë, pastaj tha: “O i Dërguari i Allahut! Nuk arrita ta fal ikindinë, veçse pak para perëndimit të diellit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Allahun se unë ende nuk e kam falur.” Pastaj shkuam në But'han dhe së bashku me Pejgamberin ﷺ morëm abdes për namaz. Ikindinë e fali pasi kishte perënduar dielli, pastaj e fali edhe akshamin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4112

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4113. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Ahzabit (Luftës së Hendekut), i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush më sjell lajme prej armiqve?”

- Unë, - tha Zubejri.

- “Kush më sjell lajme prej armiqve?” - pyeti sërish Pejgamberi ﷺ.

- Unë, - tha sërish Zubejri.

- “Kush më sjell lajme prej armiqve?”

- Unë, - tha sërish Zubejri.

- “Çdo pejgamber ka pasur nga një ndihmës, ndërsa ndihmësi im është Zubejri”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4113

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

4114. Nga: Ebu Hurejra

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit. Ai bëri krenare ushtrinë e Tij, e ndihmoi robin e Tij, i Vetëm mposhti ahzabin (aleatët) dhe asgjë nuk ka pas Tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4114

Fjalë të panjohura?

4115. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Fezari dhe Abde, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ bëri dua kundër ahzabit (aleatëve idhujtarë) duke thënë: “O Allah, Ti që e ke shpallur Librin dhe që i llogarit gjërat shpejt! Mposhti aleatët e mosbesimit! O Allah, mposhti dhe tronditi ata!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4115

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

4116. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe, e ky nga Salimi dhe Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ kthehej prej betejës, haxhit ose umrës, bënte tri tekbire, pastaj thoshte: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir. Ajibune, taibune, abidune, saxhidune, li rabina hamidun. Sadakallahu vadehu, ve nesara abdehu, ve hezemel ahzabe vahdehu (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë. Të kthyer, të penduar, adhurues, sexhdebërës, falënderues ndaj Zotit tonë: Allahu e mbajti premtimin e Vet, e ndihmoi robin e Tij dhe i mposhti aleancat i Vetëm).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4116

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

31. Nënkapitulli: Kthimi i Pejgamberit ﷺ prej Ahzabit, shkuarja e tij te fisi benu kurejdha dhe rrethimi i tyre

4117. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Ibn Numejri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hendekut, pasi Pejgamberi ﷺ u kthye (nga ballafaqimi me armikun), i la armët dhe u pastrua. Xhibrili ﷺ erdhi dhe i tha: “Ti i le armët, por betohem në Allahun se ne (melekët) nuk i kemi lënë. Shko tek ata.” Pejgamberi ﷺ e pyeti: “Për ku (t'ia mësyj)?” Ai tha: “Atje”, - dhe bëri me dorë drejt fisit benu kurejdha. Kështu, Pejgamberi ﷺ u nis drejt tyre.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4117

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4118. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musai na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e ky nga Humejd ibn Hilali se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sikur po e shoh tani pluhurin që ngrihej nëpër rrugicën e fisit benu ganëm, nga ecja e Xhibrilit ﷺ, kur i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te benu kurejdha.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4118

Fjalë të panjohura?

4119. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Muhamed ibn Esma na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri ibn Esma, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Ahzabit, Pejgamberi ﷺ (pas betejës) na tha: “Askush të mos e falë ikindinë, përveçse te fisi benu kurejdha.” Disa, prej atyre që namazi i ikindisë i kishte zënë rrugës, thanë: “Nuk do ta falim ikindinë pa arritur te fisi benu kurejdha.”

- Jo, do të falemi. Pejgamberi ﷺ nuk ka pasur këtë për qëllim (ikjen e kohës së namazit), - thanë të tjerët.

Kur ia përmendën këtë gjë Pejgamberit ﷺ, nuk e qortoi asnjërin grup.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4119

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4120. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri. [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fillim, njerëzit i jepnin Pejgamberit ﷺ pemë hurmash për shfrytëzim, derisa i çliroi trojet e fiseve kurejdha dhe nadir. Familja ime më urdhëruan të shkoj te Pejgamberi ﷺ, që të kërkoj prej tij atë që ata ia patën dhënë atij, ose një pjesë të saj. Pejgamberi ﷺ (këto hurma) ia pat dhënë Umu Ejmenit, e cila erdhi, e vendosi rrobën në qafën time dhe tha: “Assesi, betohem në Atë, pos të Cilit s'ka të adhuruar të denjë, ai nuk ju jep juve, sepse ato m'i ka dhënë mua”, ose tha diçka të ngjashme. Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Ty (Umu Ejmen) të takon kaq.” Ajo thoshte: “Jo, për Allahun.” Derisa i dha dhjetëfish më shumë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4120

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4121. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sadi, e ky e ka dëgjuar Ebu Umamen se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fisi benu kurejdha kërkuan të gjykohen nga Sad ibn Muadhi. Prandaj, Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për ta thirrur Sadin, i cili erdhi hipur në një gomar. Kur erdhi afër xhamisë, Pejgamberi ﷺ u tha ensarëve: “Ngrihuni në këmbë për zotërinë tuaj, - ose ka thënë: për më të mirin tuaj.” - Pastaj i tha atij: “Këta kërkuan që t'i gjykosh ti.” Ai iu përgjigj: “Unë gjykoj që t'i vrasësh luftëtarët dhe t'i robërosh gratë e fëmijët e tyre.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ke gjykuar sipas gjykimit të Allahut, - ose ka thënë: sipas gjykimit të Mbretit (Allahut).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4121

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4122. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Zekerija ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Numejri, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut Sadi u plagos në krah. Atë e goditi një kurejsh, që quhej Hiban ibn Arika. Pejgamberi ﷺ ngriti një tendë brenda xhamisë, që ta vizitonte atë (Sadin) për së afërmi. Pasi Pejgamberi ﷺ u kthye prej Hendekut, i la armët dhe u pastrua. Xhibrili ﷺ erdhi duke shkundur pluhurin nga koka dhe i tha: “Ti i le armët, por betohem në Allahun se unë nuk i kam lënë. Shko tek ata.” Pejgamberi ﷺ e pyeti: “Për ku (t'ia mësyj)?” Ai bëri me dorë drejt fisit benu kurejdha. Kështu, Pejgamberi ﷺ shkoi. Ata u pajtuan që Sadi t'i gjykojë, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ gjykimin ia la atij. Sadi tha: “Unë gjykoj që luftëtarët të vriten, kurse gratë dhe fëmijët të robërohen, ndërsa pasuria e tyre të ndahet.”

Hishami ka thënë: “Më ka rrëfyer babai im nga Aishja se ka thënë: “Sad ibn Muadhi tha: “O Allah! Ti e di se nuk ka ndonjë që dua ta luftoj për hir Tëndin më shumë sesa popullin që kanë përgënjeshtruar dhe e kanë dëbuar të Dërguarin Tënd ﷺ. O Allah! Unë mendoj se Ti i ke dhënë fund luftës mes nesh dhe atyre. Por, nëse ende ka mbetur ndonjë luftë me kurejshët, më jep jetë që t'i luftoj ata për Ty! E, nëse i ke dhënë fund luftës, bëje plagën time të shpërthejë, që prej saj të vdes!” Kështu, gjaku i shpërtheu prej gjoksit. Pjesëtarët e fisit gifar, që ndodheshin në një tendë tjetër në xhami, nuk kuptuan asgjë derisa vërejtën gjakun të rrjedhë tek ata. Atëherë thanë: “O banorë të tendës! Ç'është kjo që po rrjedh nga ana juaj?” Kur shikuan, e gjetën Sadin tek i rridhte plaga gjak. Nga kjo plagë, Sadi gjeti vdekjen. Allahu qoftë i kënaqur me të!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4122

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4123. Nga: Bera ibn Azibi

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Adiu se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Hasanit: “Sulmoji (me poezi), sepse Xhibrili është me ty.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4123

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4124. Nga: Bera ibn Azibi

Ibrahim ibn Tahmani transmeton nga Shejbaniu, e ky nga Adij ibn Thabiti se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ditën e luftimit të fisit kurejdha i ka thënë Hasan ibn Thabitit: “Sulmoji (me poezi) idhujtarët, sepse Xhibrili është me ty.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4124

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

32. Nënkapitulli: Beteja Dhatu Rikaë

Beteja e familjes muharib hasfe e fisit benu thalebe të gatafanit. Pejgamberi ﷺ u ndal në Nahle (vend në Siujdhesën Arabe). Kjo betejë ka qenë pas Hajberit, se Ebu Musai ka ardhur pas Hajberit.

4125. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Abdullah ibn Rexhai më ka thënë: Na ka rrëfyer Imran ibn Katani, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ fali me shokët e tij namazin e frikës, në betejën e shtatë, në Betejën Dhatu Rikaë.”

Ibn Abasi ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e ka falur namazin e frikës në vendin Dhu Kared.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4125

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4126. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Bekër ibn Sevade na ka thënë: Më ka treguar Zijad ibn Nafiu, e ky nga Ebu Musai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ fali me ta (shokët e tij) namazin e frikës, ditën e Betejës së Muharibit dhe Thalebesë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4126

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4127. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ibn Is'haku ka thënë: E kam dëgjuar Vehb ibn Kejsanin se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ doli në Betejën Dhatu Rikaë, në Nahle. Aty takoi një grup njerëzish prej fisit gatafan, mirëpo nuk luftuan. Të dy grupet u frikësuan prej njëra-tjetrës. Atëherë Pejgamberi ﷺ e fali namazin e frikës dy rekate.” Seleme ibn Ekvai thotë: “Kam marrë pjesë me Pejgamberin ﷺ në Betejën e Karedit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4127

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4128. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Jezid ibn Abdullah ibn Ebu Burde, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një betejë shkova me Pejgamberin ﷺ vetë i gjashti. Me vete kishim vetëm një deve, së cilës i hipnim me radhë. Këmbët na u bënë plagë, ndërsa mua më ranë edhe thonjtë. Kështu, këmbët i lidhëm me arna dhe, në saje të kësaj, edhe beteja mori emrin Dhatu Rikaë (Beteja e Arnave), ngaqë këmbët i mbështillnim me arna.”

Ebu Burde thotë: “Ebu Musai na e tregoi këtë, por pastaj nuk i pëlqente të fliste rreth kësaj dhe thoshte: “Këtë nuk e kam bërë për t'u përmendur.” Sikur e urrente të shfaqte ndonjë vepër të tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4128

Fjalë të panjohura?

4129. Nga: Salih ibn Havati

Kutejbe ibn Seidi na ka treguar nga Maliku, e ky nga Jezid ibn Rumani se Salih ibn Havati transmeton nga një pjesëmarrës në betejën Dhatu Rikaë, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka falur aty namazin e frikës. Fillimisht, një grup u rreshtua me të, ndërsa grupi tjetër qëndronte përballë armikut. Grupit të parë ua fali një rekat, pastaj qëndroi në këmbë, kurse ata e plotësuan namazin secili për vete dhe u larguan duke u rreshtuar përballë armikut. Pastaj erdhi grupi tjetër, të cilëve ua fali rekatin tjetër që i kishte mbetur prej namazit. Në fund, ai qëndroi ulur, derisa ata e plotësuan secili për vete rekatin e dytë dhe dha selam për të gjithë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4129

Fjalë të panjohura?

4130. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Muadhi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Ebu Zubejri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë me Pejgamberin ﷺ në Nahle. Pastaj rrëfeu për namazin e frikës. Maliku ka thënë: “Kjo është gjëja më e mirë që e kam dëgjuar për namazin e frikës.”

Transmetimin e Muadhit e fuqizon Lejthiu nga Hishami, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamedi se: “Pejgamberi ﷺ e ka falur namazin e frikës në Betejën Benu Enmar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4130

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4131. Nga: Sehël ibn Ebu Hathme

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seid Katani, e ky nga Jahja ibn Seid Ensariu, e ky nga Kasim ibn Muhamedi, e ky nga Salih ibn Havati se Sehël ibn Ebu Hathme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Imami drejtohet nga kibla dhe një grup falet me të, kurse grupi tjetër rreshtohet përballë armikut. Grupit që janë me të ua fal një rekat, pastaj ata ngrihen, falin një rekat secili për vete dhe i bëjnë nga dy sexhde në vendin ku janë. Me të përfunduar, ky grup ndërrohet me grupin tjetër, të cilëve ua fal edhe një rekat. Kështu, për imamin bëhen dy rekate, pastaj ata bëjnë rukunë dhe dy sexhde.”

Musededi na ka thënë: “Na ka treguar Jahjai nga Shuëbe, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Salih ibn Havati, e ky nga Sehël ibn Ebu Hathme, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Po ashtu, Muhamed ibn Ubejdullahu më ka thënë: “Më ka treguar ibn Ebu Hazimi, e ky nga Jahjai, e ky e ka dëgjuar Kasimin, e këtij i ka rrëfyer Salih ibn Havati nga Sehli.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4131

Fjalë të panjohura?

4132. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ kam qenë në një betejë në drejtim të Nexhdit. Kur u përballëm me armikun, u bëmë rresht.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4132

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4133. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salim ibn Abdullah ibn Omeri se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin e frikës me njërin grup të ushtrisë, teksa grupi tjetër qëndronte përballë armikut. Pastaj, grupi i parë u ndërrua me të dytin, me të cilët Pejgamberi ﷺ fali edhe një rekat, dhe dha selam duke qenë me ta. Por pastaj grupi i parë u ngritën dhe e plotësuan rekatin e mbetur, e edhe grupi i dytë e plotësuan rekatin e mbetur (pa imam).

Referenca: Sahihu i Buhariut 4133

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4134. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Sinani dhe Ebu Seleme se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ ka qenë në një betejë në drejtim të Nexhdit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4134

Fjalë të panjohura?

4135. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Sinan ibn Ebu Sinan Dueliu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ ka luftuar në drejtim të Nexhdit. Gjatë kthimit, me të arritur në një luginë që kishte shumë pemë, u ndalën bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ që të pushojnë. I Dërguari i Allahut ﷺ zbriti dhe, ndërsa njerëzit u shpërndanë duke u strehuar nëpër hije pemësh, edhe ai ﷺ zuri një hije peme dhe vari në të shpatën. Aty na zuri gjumi dhe, papritmas, Pejgamberi ﷺ na zgjoi duke na thirrur. Kur shkuam aty, pranë tij ndodhej ulur një beduin. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky person ma mori shpatën fshehurazi teksa unë po flija dhe, kur u zgjova, ai e kishte në dorë, të nxjerrë prej këllëfit. Ai më tha: “Kush do të të shpëtojë prej meje tani?” I thashë: “Allahu.” Ja ku po qëndron tutje i ulur.”

Pra, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e dënoi për veprimin e tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4135

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4136. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ebani na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Ishim me Pejgamberin ﷺ në betejën Dhatu Rikaë dhe, gjatë rrugës, arritëm te një pemë hijemadhe, të cilën ia lamë Pejgamberit ﷺ. Aty vajti një idhujtar dhe, pasi Pejgamberi ﷺ e kishte varur shpatën në pemë, ai e mori dhe iu drejtua Pejgamberit ﷺ: “Më frikësohesh tani?”

- “Jo”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.

- Kush do të të shpëtojë prej meje? - tha ai.

- “Allahu”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Pastaj, shokët e Pejgamberit ﷺ e kërcënuan personin në fjalë. Më vonë, thirri ikameti për namaz dhe, njërit grup Pejgamberi ﷺ ua fali dy rekate dhe ata u larguan mbrapa, pastaj edhe grupit tjetër ua fali dy rekate. Kështu, Pejgamberit ﷺ iu bënë katër rekate, ndërsa të dy grupeve nga dy rekate.

Musededi transmeton nga Ebu Avane se Ebu Bishri ka thënë: “Emri i atij personi ishte Gaurath ibn Harithi. Në këtë betejë Pejgamberi ﷺ luftoi kundër familjes muharib hasafe.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4136

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4137. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ebu Zubejri transmeton se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim me Pejgamberin ﷺ në Nahle, ku na e fali namazin e frikës.”

Ebu Hurejra ka thënë: “Në Betejën e Nexhdit e kam falur namazin e frikës me Pejgamberin ﷺ.”

Ebu Hurejra ka migruar te Pejgamberi ﷺ në ditët e Betejës së Hajberit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4137

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

33. Nënkapitulli: Beteja me familjen benu mustalik të fisit huza’a, që ndryshe quhet si beteja Murejsië

Ibn Is’haku ka thënë: "Ajo është zhvilluar në vitin e gjashtë." Ndërkaq, Musa ibn Ukbe ka thënë: "Në vitin e katërt." Numan ibn Rashidi transmeton se Zuhriu ka thënë: "Ngjarja e shpifjes (për Aishen) ka ndodhur në Betejën Murejsië."

4138. Nga: Ebu Seid Hudriu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani, e ky nga Muhamed ibn Jahja ibn Habani se Ibn Muhajrizi tregon: “Një ditë hyra në xhami, ku e pashë Ebu Seid Hudriun (Allahu qoftë i kënaqur me të!). U ula afër tij dhe e pyeta për çështjen e ejakulimit jashtë organit intim të gruas. Ai më tha: “Patëm dalë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në betejën kundër fisit benu mustalik, ku zumë robër arabë. Atëkohë kishim nevojë për gra, sepse kishim kaluar kohë të gjatë në beqari, por nuk dëshironim që ato të mbetnin shtatzënë. Dëshironim që gjatë marrëdhënieve të ejakulonim jashtë organit intim të gruas, por thamë: “Duam të praktikojmë ejakulimin jashtë organit intim të gruas, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ është në mesin tonë e të mos e pyesim fare?” Andaj, e pyetëm Pejgamberin ﷺ për këtë, e në atë rast ai na tha: “Nuk prish punë nëse veproni ashtu, sepse çdo krijesë që Allahu ka përcaktuar se do të ekzistojë deri në Kiamet, medoemos do të lindë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4138

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

4139. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se ka luftuar së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ në Betejën e Nexhdit. Ata, me të arritur në një luginë që kishte shumë pemë, u ndalën për të pushuar. I Dërguari i Allahut ﷺ u strehua në hijen e një peme, ku njëherazi vari shpatën. Njerëzit u shpërndanë në hijet e pemëve. Teksa ishim në atë gjendje, papritmas, i Dërguari i Allahut ﷺ na thirri, sakaq ne shkuam. Kur, ja, para tij ishte ulur një beduin. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky person më erdhi teksa unë po flija dhe ma mori shpatën fshehurazi. Kur u zgjova, ai qëndronte në këmbë mbi kokën time dhe në dorë kishte shpatën të nxjerrë prej këllëfit. Ai më tha: “Kush do të të shpëtojë prej meje?” Unë i thashë: “Allahu.” Atëherë ai e futi shpatën në këllëf dhe u ul. Ky është ai.” I Dërguari i Allahut ﷺ nuk e dënoi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4139

Fjalë të panjohura?

34. Nënkapitulli: Beteja e Enmarit

4140. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e këtij i ka treguar Othman ibn Abdullah ibn Suraka se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në Betejën e Enmarit e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ teksa falte namaz vullnetar mbi kafshën e tij, të kthyer nga lindja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4140

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

35. Nënkapitulli: Ngjarja e shpifjes

4141. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri, Seid ibn Musejebi, Alkame ibn Vekasi dhe Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi, e ky nga Aishja, gruaja e Pejgamberit ﷺ, e cila tregon ndodhinë kur shpifësit patën shpifur për të. Zuhriu ka thënë: Të gjithë transmetuesit ma kanë treguar nga një pjesë të hadithit, disa prej të cilëve e kishin kuptuar më mirë se të tjerët dhe e tregonin në mënyrë më të përpiktë, ndërkaq prej secilit prej tyre e kam kuptuar mirë pjesën e hadithit që ma ka treguar nga Aishja, ndërkohë disa pjesë të hadithit i vërtetonin pjesët e tjera, ndonëse disa prej të tyre e kishin kuptuar më mirë se të tjerët. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sa herë që i Dërguari i Allahut ﷺ donte të nisej për udhëtim, hidhte short ndërmjet grave të tij dhe merrte me vete atë së cilës i binte shorti. Kur doli për një betejë, hodhi short mes nesh dhe shorti më ra mua. Kështu, u nisa bashkë me të në kohën kur Allahu e kishte urdhëruar mbulesën për gratë. Mua më hipnin në deve dhe më zbrisnin me gjithë kabinë. Kështu, ne ecëm derisa i Dërguari i Allahut ﷺ mbaroi betejën dhe u kthyem për në shtëpi. Ndërsa iu afruam Medinës, i Dërguari i Allahut ﷺ na urdhëroi të niseshim natën. Kur u dha urdhri për t'u nisur, unë, për nevojë fiziologjike, u largova nga vendi ku ishte vendosur ushtria. Pasi mbarova dhe u ktheva te karvani për t'u nisur, papritur e preka gjoksin dhe vura re se gjerdani im jemenas më ishte këputur, kështu që u ktheva për ta kërkuar, gjë për të cilën u vonova. Njerëzit, që më ndihmonin për të hipur në deve, e morën kaibnën dhe e vunë sipër devesë me të cilën udhëtoja, duke menduar se isha brenda. Atëkohë gratë ishin të lehta e jo të shëndosha, sepse hanin pak, kështu që ata nuk e kishin ndier shumë ndryshimin e peshës së kabinës. E morën atë dhe e vendosën në deve, ndërkohë unë isha shumë e re. Kështu, ata e ngritën devenë dhe u nisën. Unë e gjeta gjerdanin pasi ushtria kishte ikur. Kur u ktheva aty, nuk gjeta askënd, kështu që shkova te vendi im, ku isha më parë, duke menduar se ata do ta vërenin mungesën time dhe do të ktheheshin prapë që të më kërkonin. Në këtë gjendje më mori gjumi dhe fjeta. Safvan ibn Muatil Sulemi Dhekvani ishte pas ushtrisë dhe, në mëngjes, erdhi në vendin ku isha unë. Kur pa hijen e një njeriu që flinte, erdhi drejt meje. Ai më njohu, sepse më kishte parë edhe para se të obligohej mbulesa për gratë. Kështu, kur dëgjova atë të thotë: “Ina lilahi ve ina ilejhi raxhiun (Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!)”, unë u ngrita dhe e mbulova fytyrën me xhilbabin tim. Për Allahun, nuk kemi folur asnjë fjalë dhe nuk kam dëgjuar prej tij asnjë fjalë tjetër përveç: “Ina lilahi ve ina ilejhi raxhiun.”

Ai e uli devenë e tij, zbriti prej saj dhe e vendosi këmbën mbi këmbët e para të devesë. Unë hipa në të, ndërsa Safvani u nis në këmbë duke tërhequr devenë për litari. Ecëm derisa arritëm ushtrinë, e cila ishte ndalur për të pushuar në mesditë. Atëherë, disa ranë në sprovë dhe u shkatërruan (duke shpifur për nderin e Aishes), ndërsa prijësi i shpifësve ishte Abdullah ibn Ubej ibn Seluli (prijësi i hipokritëve në Medinë).

Urve ka thënë: “Kjo shpifje përhapej dhe përflitej në prani të tij (Abdullah ibn Ubej ibn Selulit), ndërsa ai e aprovonte, e dëgjonte dhe e përhapte atë. Në mesin e atyre që shpifën nuk është përmendur askush përveç Hasan ibn Thabitit, Mistah ibn Uthathes, Hamne bint Xhahshit dhe disa të tjerëve, për të cilët nuk di, por ata ishin një grup, siç ka përmendur Allahu i Madhëruar. Kryesori i kësaj ishte Abdullah ibn Ubej ibn Seluli. Aishja e urrente të shahej Hasani në prani të saj dhe thoshte për Hasanin: “Ai e ka thënë këtë poezi:

"Babai im, gjyshi im dhe nderi im,

Për nderin e Muhamedit janë mburojë.”

Pasi arritëm në Medinë, unë u sëmura një muaj, ndërkohë njerëzit po përhapnin fjalët e shpifësve, e unë nuk dija asgjë.

Gjatë kohës sa isha e sëmurë, fakti se nuk shihja prej Pejgamberit ﷺ butësinë e tij të zakonshme, gjë të cilën e shprehte kur sëmuresha, më bëri të dyshoja. Ndërkohë, ai vinte, përshëndeste dhe më thoshte: “Si jeni ju?” Pastaj dilte, e kjo më bënte të dyshoja, porse nuk dija asgjë ç'po ndodhte. Pasi u shërova, dola me Umu Mistahun në Menasi, vend ku dilnim për nevojë fiziologjike. Atëkohë për nevojë dilnim vetëm natën dhe kjo para se t'i kishim nevojtoret afër shtëpive. Kështu ishte zakoni, siç vepronin arabët më parë, nevojën e kryenin në vend të hapur ose larg shtëpive. Ndërkaq, nevojtoret afër shtëpive na bezdisnin. Andaj, shkuam me Umu Mistahun, e cila ishte e bija e Ebu Ruhm ibn Mutalib ibn Abdumenafit, kurse nëna e saj ishte e bija e Sahr ibn Amirit, tezja e Ebu Bekër Sidikut. I biri i saj ishte Mistah ibn Uthathe ibn Abad ibn Mutalibi. Pasi e kryem punën tonë, u kthyem për në shtëpi dhe, duke ecur, Umu Mistahu u pengua me pelerinën e saj dhe tha: “Qafën e theftë Mistahu!” Unë i thashë: “Ç'fjalë të keqe po thua?! Si fyen dikë që ka marrë pjesë në Luftën e Bedrit?” Ajo tha: “Moj, ti! A nuk paske dëgjuar çfarë ka thënë (për ty)?!”

- Çfarë paska thënë?! - e pyeta.

Më pas, ajo më tregoi thashethemet e shpifësve. Mua m'u shtua e m'u rëndua sëmundja dhe, kur u ktheva në shtëpi, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë. Pasi përshëndeti, pyeti: “Si jeni ju?” Unë i kërkova që të më lejonte të shkoja te prindërit e mi. Doja që të sigurohesha prej tyre për lajmet e përhapura. I Dërguari i Allahut ﷺ më lejoi (dhe unë shkova te prindërit). Menjëherë pyeta nënën time: “Oj nëna ime, çfarë po përflasin njerëzit?” Ajo më tha: “Oj bija ime! Mos u shqetëso shumë për këtë, për Allahun! Nuk ka grua të shkëlqyer e joshëse që e do shumë burri i saj, i cili ka edhe gra të tjera, që ato të mos trillojnë për të.” Thashë: “Subhanallah! Këso thashethemesh folkan njerëzit?!” Atë natë qava deri në agim dhe nuk vura gjumë në sy dhe vazhdova të qaj.

Kur pa se iu vonua shpallja, i Dërguari i Allahut ﷺ thirri Ali ibn Ebu Talibin dhe Usame ibn Zejdin, për t'i pyetur dhe për t'u këshilluar me ta për t'u ndarë nga unë. Usame i tregoi atë që dinte për pafajësinë time dhe shtoi: “Mbaje gruan tënde pasi ne dimë vetëm fjalë të mira për të!” Ndërkaq, Aliu i tha: “O i Dërguari i Allahut, ty Allahu nuk të ka vënë kufizime, ka edhe shumë gra të tjera krahas saj, megjithatë kërkoji shërbëtores të ta thotë të vërtetën.” Nga kjo i Dërguari i Allahut ﷺ thirri Berirën dhe e pyeti: “Oj Berirë! A ke parë ndonjëherë diçka tek ajo, që të ngjall dyshime për të?” Berira i tha: “Jo. Betohem në Allahun, i Cili të ka dërguar me të vërtetën, se unë kurrë nuk kam parë tek ajo ndonjë gjë të keqe a të gabuar, përveç faktit se ajo është vajzë shumë e re dhe, kur fle, harron dhe e lë brumin pa kujdes, kështu që vijnë dhe e hanë delet.” Atë ditë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngjit në minber dhe kërkoi që dikush ta mbështeste për të ndëshkuar Abdullah ibn Ubej ibn Selulin. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “O ju muslimanë! Kush më mbështet të hakmerrem ndaj atij që më ka prekur në nder të familjes? Betohem në Allahun, se unë di vetëm të mira për familjen time, si dhe është akuzuar një burrë për të cilin unë di vetëm të mira, i cili kurrë nuk ka hyrë në shtëpinë time pa mua.” Sad ibn Muadhi, - vëllai i benu abduleshhelëve, - u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë të mbështes: në qoftë se ai njeri është nga fisi eus, atëherë unë do t'ia heq kokën, e, nëse është nga vëllezërit tanë, nga fisi hazrexh, na urdhëro, e ne do ta përmbushim urdhrin tënd.”

Pastaj u ngrit një pjesëtar i fisit hazrexh, - vajza e axhës së të cilit ishte nëna e Hasanit, pra, Sad ibn Ubade, kreu i fisit hazrexh, i cili ishte burrë i mirë, por, i shtyrë (në atë moment) nga fanatizmi fisnor, - i tha Sad ibn Muadhit: “Po gabohesh! Betohem në Allahun se ti nuk e vret dot atë dhe nuk do të mund ta vrasësh! Sikur të ishte prej fisit tënd, nuk do të doje të vritej.”

Pas tij, Usejd ibn Hudajri, - djali i axhës së Sad ibn Muadhit, - u ngrit dhe i tha Sad ibn Ubades: “Gabohesh, për Allahun! Betohem në Allahun se do ta vrasim. Ti je hipokrit, që mbron hipokritët.”

Për këtë, dy fiset eus dhe hazrexh u acaruan shumë dhe ishin gati të luftonin kundër njëri-tjetrit, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ po qëndronte në minber. Ai zbriti dhe i qetësoi, derisa ata u ndalën dhe ai ra në heshtje.

Aishja vazhdon: “Gjithë atë ditë qava pa ndalur dhe pa futur gjumë në sy.

Në mëngjes prindërit e mi ishin me mua. Kisha qarë një ditë e dy net pa ndalur dhe pa vënë gjumë në sy, saqë m'u duk se nga të qarët do të më pëlcasë mëlçia. Ndërkohë, teksa po qaja dhe të dy prindërit ishin ulur afër meje, një grua ensare më kërkoi leje për të hyrë dhe unë e lejova. Ajo u ul dhe filloi të qajë me mua. Duke qenë në këtë gjendje, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi, dha selam dhe u ul. Ai nuk ishte ulur afër meje që nga dita kur ata kishin trilluar. Kaloi një muaj dhe asnjë shpallje nuk i zbriti për çështjen time.

Ai e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “E, më pas; Oj Aishe! Për ty më kanë thënë këso e aso fjalësh. Në qoftë se ti je e pafajshme, atëherë Allahu së shpejti do ta shpallë pastërtinë tënde, por, në qoftë se ke bërë gjynah, atëherë lute Allahun të të falë dhe pendohu tek Ai, sepse, kur robi (njeriu) pranon fajin e bërë dhe i lutet Allahut për falje, Allahu ia pranon pendimin.” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ mbaroi fjalët, mua m'u shterën lotët dhe nuk më mbeti lot në sy. Babait tim i thashë: “Përgjigjju të Dërguarit të Allahut ﷺ!”, por ai më tha: “Për Allahun, nuk di ç't'i them të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Pastaj i thashë nënës: “Përgjigjju ti të Dërguarit të Allahut ﷺ për mua!”, por edhe ajo më tha: “Për Allahun, nuk di ç't'i them të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Ndërkaq, unë isha e re dhe nuk kisha shumë dije nga Kurani. Thashë: “Për Allahun, tani e di se ju keni dëgjuar ç'po thonë njerëzit dhe tanimë ajo është ngulitur te ju, saqë e keni marrë për të vërtetë. Tani, nëse unë ju them juve se jam e pastër, ju nuk do të më besoni.

Në qoftë se unë pranoj diçka, ndërkohë Allahu e di se jam e pastër dhe e pafajshme, atëherë ju do të më besoni.

Për Allahun, unë nuk gjej dot për ju dhe për mua shembull tjetër, përveçse atë të babait të Jusufit ﷺ, i cili ka thënë: “Por, durim! Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po tregoni ju.” (Jusuf, 18) Pastaj, u ktheva, siç isha në shtrat, në anën tjetër. Allahu e dinte se unë isha e pafajshme dhe shpresoja se Ai do ta aprovonte pafajësinë time. Por, për Allahun, kurrë nuk kisha menduar se Allahu do të zbriste, për çështjen time, shpallje që lexohet, pasi që nuk e llogarisja veten të denjë që Allahu të fliste diçka për mua. Thjesht shpresoja se i Dërguari i Allahut ﷺ me gjasë do të shihte ndonjë ëndërr, përmes së cilës Allahu do të qartësonte pafajësinë dhe dëlirësinë time. Për Allahun, pa u ngritur i Dërguari i Allahut ﷺ nga vendi ku ishte dhe pa dalë askush nga dhoma, atij i erdhi shpallja! Kështu, atë e kaploi ajo gjendja e zakonshme, siç e kaplonte (çdoherë kur i zbriste shpallja). Prej peshës së Fjalës (Kuranit) që i zbriste, ai djersiste aq shumë, saqë pikat e djersës i kullonin si perla, edhe pse ishte ditë e ftohtë dimri. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u kthjellua nga ajo gjendje, duke qeshur, fjalën e parë që foli, më tha mua: “Oj Aishe! Allahu tashmë ka shpallur pafajësinë dhe dëlirësinë tënde!” Nëna ime më tha që të afrohesha tek i Dërguari i Allahut ﷺ, por unë i thashë: “Jo, për Allahun! Nuk do t'i afrohem dhe nuk falënderoj askënd tjetër përveç Allahut.” Kështu, Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: “Pa dyshim se ata që shpifën janë një grup nga mesi juaj...” (Nur, 11) dhjetë ajetet.

Kur Allahu zbriti këtë shpallje për pafajësinë dhe dëlirësinë time, Ebu Bekër Sidiku, që gjithnjë e kishte ndihmuar me bamirësi Mistah ibn Uthathen, ngaqë e kishte të afërm dhe ishte i varfër, tha: “Betohem në Allahun se më nuk do t'i jap asgjë Mistahut, për shkak të asaj që ka thënë për Aishen.” Por, më vonë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t'i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që Allahu t'ju falë? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (Nur, 22) Pas kësaj, Ebu Bekri tha: “Po! Betohem në Allahun se unë dua që Allahu të më falë!” - dhe zuri ta ndihmojë përsëri Mistahun, të cilin e kishte ndihmuar vazhdimisht në të shkuarën dhe tha: “Për Allahun, kurrë nuk do ta ndal ndihmën për të.”

Aishja pastaj shton: “Ndërkohë, i Dërguari i Allahut ﷺ kishte pyetur edhe Zejnebe bint Xhahshin (bashkëshorten e vet) për mua duke i thënë: “Çfarë di dhe çfarë ke parë?” Ajo i kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut, po e ruaj dëgjimin dhe shikimin tim. Betohem në Allahun se unë (për Aishen) di vetëm të mira.” Asokohe Zejnebja ishte rivalja ime (për bukuri dhe për dashurinë e Pejgamberit ﷺ) në mesin e grave të tij, megjithatë Allahu e ruajti atë me devotshmëri (nga mëria dhe ligësia), ndërsa motra e saj Himne luftonte për të (Zejneben), kështu që u shkatërrua së bashku me shpifësit.

Ibn Shihabi ka thënë: “Kjo është ajo që më ka arritur nga hadithi i disa personave, ndër të cilët Urve tregon: “Aishja ka thënë: “Për Allahun, ai burri për të cilin përflitej (Safvani), thoshte: “Subhanallah! Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se unë asnjëherë nuk kam zbuluar shpatull femre.” Ajo tha: “Ai më pas u vra në rrugën e Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4141

Hadithe të ngjashme: Shiko (17)

Fjalë të panjohura?

4142. Nga: Zuhriu

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Më ka diktuar Hisham ibn Jusufi nga kujtesa e tij, e këtij i ka rrëfyer Mameri se Zuhriu tregon: “Velid ibn Abdulmeliku më ka thënë: “A ke dëgjuar se Aliu ka qenë prej atyre që e kanë akuzuar Aishen?” Unë i thashë: “Jo, por dy pjesëtarë të fisit tënd, Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harithi, më kanë treguar se Aishja u ka thënë atyre se Aliu ka heshtur në çështjen e saj.” Ata prapë e pyetën Zuhriun, e ai iu përgjigj njëjtë dhe u tha: “Aliu, pa asnjë dyshim, ka heshtur. Kështu qëndron edhe në dorëshkrimin e vjetër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4142

Fjalë të panjohura?

4143. Nga: Umu Rumani

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Husajni, e ky nga Ebu Vaili se Mesruku tregon: “Umu Rumani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e Aishes, më ka treguar: “Teksa po rrija me Aishen, erdhi një grua ensare dhe tha:

- Allahu e bëftë kështu e ashtu filanin (duke u lutur kundër tij)!

- Përse vallë? - pyeti Umu Rumani.

- Djali im është prej atyre që kanë folur, - tha ajo.

- E çfarë ka folur? - pyeti Umu Rumani.

- Ka thënë kështu e ashtu (ka përhapur shpifjen), - iu përgjigj ajo.

- Vallë, ka dëgjuar i Dërguari i Allahut ﷺ? - pyeti Aishja.

- Po, - tha ajo.

- Po Ebu Bekri? - pyeti Aishja.

- Po, - iu përgjigj ensarja.

(Me të dëgjuar këtë) Aishes i ra të fikët dhe ra përtokë. Kur u zgjua, e kapluan ethet me dridhje, andaj ia hodha rrobën për ta mbuluar.

Pejgamberi ﷺ erdhi dhe pyeti:

- “Çfarë ka kjo?”

- O i Dërguari i Allahut, e kanë kapluar ethet me dridhje, - tha ajo.

- “Për shkak të shpifjes që është bërë ndaj saj?” - pyeti.

- Po, - iu përgjigj ajo.

Aishja u ul dhe tha: “Për Allahun, nëse ju betohem, ju nuk do të më besoni, e, nëse do të kërkoja ndjesë, nuk do të më arsyetonit. Andaj, gjendja ime tani, në raport me ju, është sikurse gjendja e Jakubit me të bijtë e tij. “Por, vetëm Allahut i kërkohet ndihma në këtë që ju flisni.” (Jusuf, 18) Pejgamberi ﷺ u largua, pa thënë asgjë. Pastaj, Allahu e zbriti pafajësinë e saj.”

Atëherë Aishja tha: “Merita për këtë i takon vetëm Allahut, askujt tjetër, madje as ty.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4143

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4144. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jahjai më ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Nafi ibn Omeri, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se: Kur Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e lexonte ajetin: “Kur atë (shpifjen) e përcillnit me gjuhët tuaja...”, (Nur, 15) thoshte: “... e përcillnit...” do të thotë gënjenit.”

Ibn Ebu Mulejke thoshte: “Ajo e dinte këtë më së miri nga të gjithë, sepse ky ajet ka zbritur për të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4144

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4145. Nga: Urve ibn Zubejri

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Abde, e ky nga Hishami se babai i tij Urve tregon: “Teksa isha tek Aishja, fillova ta fyej Hasanin (ibn Thabitin), mirëpo ajo më tha: “Mos e ofendo atë, sepse ai e mbronte të Dërguarin e Allahut ﷺ (me poezitë e tij).”

Ai i pati kërkuar leje Pejgamberit ﷺ që t'i sulmojë idhujtarët me poezitë e tij, e në atë rast Pejgamberi ﷺ e pati pyetur: “E si do t'ia bësh me prejardhjen time (që është e përzier me të tyren)?” Hasani i tha: “Do të të dalloj prej tyre ashtu siç nxirret qimja prej brumit.”

Muhamedi ka thënë: “Na ka treguar Othman ibn Ferkadi, e ky e ka dëgjuar Hishamin se Urve ka thënë: “Unë e fyeva Hasanin sepse kishte folur shumë kundër saj (Aishes).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4145

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4146. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Bishr ibn Halidi më ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ebu Duha se Mesruku tregon: “Shkuam tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), së cilës Hasan ibn Thabiti po i recitonte poezi dhe po i lexonte disa vargje të tij:

"E ndershmja, e urta, nuk akuzohet për dyshim,

Ndonëse e uritur, nuk ushqehet me mish të të ndershmëve.”

Atëherë Aishja i tha atij: “Por ti nuk je ashtu.”

E pyeta Aishen: “Pse po e lejon të vijë te ti, kur Allahu i Madhëruar ka thënë: “... kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh...” (Nur, 11)

- A ka dënim më të madh se verbëria? Megjithatë, ai e mbronte të Dërguarin e Allahut ﷺ me poezitë e tij, - tha Aishja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4146

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

36. Nënkapitulli: Beteja e Hudejbijes

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)

4147. Nga: Zejd ibn Halid Xhuheniu

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka treguar Salih ibn Kejsani, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vitin e Hudejbijes, përgjatë rrugës me të Dërguarin e Allahut ﷺ, një natë na zuri shiu dhe, pasi na e fali sabahun, Pejgamberi ﷺ u kthye me fytyrë nga ne dhe tha:

- “A e dini ç'tha Zoti juaj?”

- Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - thamë ne.

- “Allahu tha: “Disa robër të Mi gdhinë duke më besuar, e të tjerë duke më mohuar. Ai që tha: “Ra shi nga mëshira, furnizimi dhe mirësia e Allahut”, më ka besuar Mua dhe e ka mohuar besimin në yje. Ndërkaq, ai që tha: “Ra shi për shkak (të pozitës së) filan yllit”, i ka besuar yllit, e më ka mohuar Mua”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4147

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4148. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ i ka kryer katër umre. Të gjitha i ka kryer në muajin dhul kade, përveç umrës që pati kryer gjatë haxhit: një umre në Hudejbije, në muajin dhul kade; një në vitin pasues, në muajin dhul kade; një prej Xhiëranës, kur e pati shpërndarë plaçkën e Hunejnit, në muajin dhul kade; dhe një umre gjatë haxhit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4148

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4149. Nga: Ebu Katade Sulemiu

Seid ibn Rebi na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahjai, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në vitin e Hudejbijes, shkuam me Pejgamberin ﷺ në Mekë. Shokët e tij hynë në ihram, kurse unë jo.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4149

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

4150. Nga: Bera ibn Azibi

Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ju mendoni se, me çlirimin, përmendur në suren Fet'h, është fjala për Çlirimin e Mekës, edhe pse vërtet Çlirimi i Mekës ishte çlirim, mirëpo ne çlirim e llogarisim Besën e Ridvanit, ditën e Hudejbijes. Kështu, ne qemë një mijë e katërqind veta me Pejgamberin ﷺ. Hudejbija ka qenë një pus. Ne nxorëm ujë nga aty derisa e harxhuam të tërin dhe nuk lamë asnjë pikë uji në të. Për këtë i treguan Pejgamberit ﷺ, i cili shkoi dhe u ul buzë pusit, kërkoi një enë me ujë, me të cilin mori abdes, pastaj e shpëlau gojën, u lut dhe e derdhi në pus. Pas njëfarë kohe pritjeje, pusi lëshoi ujë aq sa kishim nevojë ne dhe kafshët tona.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4150

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4151. Nga: Bera ibn Azibi

Fadël ibn Jakubi më ka thënë: Na ka treguar Hasen ibn Muhamed ibn Ajen Ebu Ali Harraniu, e këtij i ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hudejbijes, me të Dërguarin e Allahut ﷺ kanë qenë një mijë e katërqind veta, ose më shumë. Ata u ndalën te një pus, nga i cili nxorën ujë (derisa e harxhuan). Kur i treguan Pejgamberit ﷺ, shkoi dhe u ul buzë pusit, pastaj tha: “Më sillni një kovë me ujët e pusit.” Ata ia sollën, e ai pështyu në të e u lut, pastaj tha: “Lëreni për një kohë.” Pastaj pinë derisa u ngopën ata e kafshët e tyre dhe vazhduan rrugën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4151

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4152. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Jusuf ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni, e ky nga Salimi se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Hudejbijes, njerëzit i kaploi etja. I Dërguari i Allahut ﷺ kishte një enë me ujë, prej së cilës mori abdes. Njerëzit nxituan drejt tij. I Dërguari i Allahut ﷺ i pyeti: “Çfarë keni?” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, nuk kemi ujë për abdes e as për pije, përveç këtij pranë teje.” Pejgamberi ﷺ e vendosi dorën në enë, sakaq uji filloi të gufojë mes gishtërinjve të tij sikurse të ishin burime uji. Kështu, pimë dhe morëm abdes. Salim ibn Ebu Xhadi pyeti: “Sa veta qetë?” Xhabiri iu përgjigj: “Edhe sikur të ishim njëqind mijë persona, do të na mjaftonte. Ne qemë vetëm një mijë e pesëqind veta.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4152

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4153. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Seidi se Katadja tregon: “Seid ibn Musejebit i thashë: “Jam informuar se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) thoshte: “Ata kanë qenë një mijë e katërqind.” Seidi më tha: “Xhabiri më ka treguar se ata që i kanë dhënë besën Pejgamberit ﷺ në Hudejbije kanë qenë një mijë e pesëqind persona.”

Transmetimin e Seidit e fuqizon Ebu Davudi, e këtij i ka treguar Kurra nga Katadja.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4153

Fjalë të panjohura?

4154. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Ditën e Hudejbijes, i Dërguari i Allahut ﷺ na tha: “Ju jeni njerëzit më të mirë në tokë.” Ne shim një mijë e katërqind veta. Sikur të shihja sot, do t'jua tregoja vendin e pemës.

Transmetimin e Aliut e fuqizon Ameshi, e ky e ka dëgjuar Salimin, e ky e ka dëgjuar Xhabirin (se ka thënë): “Një mijë e katërqind.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4154

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4155. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Ubejdullah ibn Muadhi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pjesëmarrësit e besës nën pemë kanë qenë një mijë e treqind veta, plus fisi eslem, të cilët kanë qenë sa një e teta e muhaxhirëve.”

Transmetimin e Ubejdullah ibn Muadhit e ka fuqizuar Muhamed ibn Beshari, e këtij i ka treguar Ebu Davudi, e këtij i ka treguar Shuëbe.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4155

Fjalë të panjohura?

4156. Nga: Mirdas ibn Malik Eslemiu

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Isai, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Mirdas Eslemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - i cili kishte marrë pjesë në besën nën pemë, - ka thënë: “Të mirët do të vdesin një nga një dhe do të mbesin vetëm mbeturinat, sikurse mbeturinat e hurmave dhe elbit. Allahu nuk i përfill ata.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4156

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4157. Nga: Misver ibn Mahremi - Mervan ibn Hakemi

4157, 4158 - Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Mervani dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregojnë: “Në vitin e Hudejbijes, Pejgamberi ﷺ doli (prej Medinës) me mbi një mijë sahabë dhe, kur arritën në Dhul Hulejfe, Pejgamberi ﷺ ia vendosi qaforen kurbanit dhe e damkosi, pastaj hyri në ihram për umre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4157

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4158. Nga: Misver ibn Mahremi - Mervan ibn Hakemi

4157, 4158

Referenca: Sahihu i Buhariut 4158

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4159. Nga: Kab ibn Uxhrai

Hasen ibn Halefi na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Jusufi, e ky nga Verka Ebu Bishri, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e pa duke i rënë morrat nëpër fytyrë, andaj e pyeti:

- “Vallë, po të mundojnë morrat?”

- Po, - ia ktheu Kabi.

Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëroi që ta rruajë kokën duke qenë në Hudejbije. Nuk ishte e qartë nëse do të liroheshin prej ihramëve sa ishin në Hudejbije, por ata kishin shpresë se do të hynin në Mekë. Atëherë Allahu e zbriti ajetin e shpagimit. I Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëroi atë që t'i ushqejë gjashtë nevojtarë, ose të therë një dele, ose të agjërojë tri ditë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4159

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

4160. Nga: Eslemi, i çrobëruari i Omerit

4160, 4161 - Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Zejdi, i biri i Eslemit, se babai i tij Eslemi tregon: “Dola me Omer ibn Hatabin në treg. Atëherë, një grua e re e ndali Omerin e i tha: “O prijës i besimtarëve, burri im ka vdekur, ndërsa fëmijët i ka lënë të vegjël. Për Allahun, nuk kanë as kafshë të vogla për të pjekur, nuk kanë as të mbjella, as qumësht. Kam frikë se do t'i hajë hiena. Unë jam e bija e Hufaf ibn Ima Gifariut, babai im ka qenë pjesëmarrës në Hudejbije me Pejgamberin ﷺ.” Omeri u ndal me të e nuk vazhdoi, pastaj tha: “Mirë se vjen, e afërmja ime!” Pastaj shkoi te një deve e fuqishme, e cila ishte e lidhur në shtëpi, e ngarkoi atë me dy thasë, të cilat i mbushi me ushqim, dhe mes tyre ngarkoi furnizim e rroba. Pastaj asaj ia dha litarin (e devesë) dhe i tha: “Tërhiqe. Këto gjëra nuk do të harxhohen derisa Allahu t'ju sjellë furnizim tjetër.” Një person tha: “O prijës i besimtarëve, i dhe shumë!” Omeri tha: “Mjerë nëna për ty! Për Allahun, sikur po e shoh babanë dhe vëllanë e saj, të cilët rrethuan një kështjellë për një kohë, derisa e çliruan, kurse ne përfituam prej plaçkës së saj (kështjellës).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4160

Fjalë të panjohura?

4161. Nga: Eslemi, i çrobëruari i Omerit

4160, 4161

Referenca: Sahihu i Buhariut 4161

Fjalë të panjohura?

4162. Nga: Seid ibn Musejibi

Muhamed ibn Rafiu më ka thënë: Na ka treguar Shebab ibn Sevar Ebu Amër Fezariu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Seidi, i biri i Musejebit, se babai i tij Musejebi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë e kam parë pemën. Por, kur pata shkuar pas një kohe, nuk e pata njohur cila ka qenë.”

Mahmudi thotë (se ka thënë): “(Në një transmetim:) “Pastaj pata harruar cila ka qenë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4162

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4163. Nga: Seid ibn Musejibi

Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Israili se Tarik ibn Abdurrahmani tregon: “U nisa për në haxh dhe, gjatë rrugës, kalova pranë disa njerëzve që faleshin, andaj i pyeta: “Cila xhami është kjo?”

- Kjo është pema, pranë së cilës i Dërguari i Allahut ﷺ ka dhënë besën e Ridvanit, - thanë ata.

Kështu, shkova te Seid ibn Musejebi dhe i tregova për këtë. Ai më tha: “Babai më ka treguar se ka qenë në mesin e atyre që ia kanë dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ nën pemë, mirëpo, kur shkuan pas një viti, kishin harruar cila ka qenë dhe nuk kishin mundur ta gjenin. Pastaj tha: “Shokët e Muhamedit ﷺ nuk e dinin, e po e dini ju? Ju jeni më të dijshëm!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4163

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4164. Nga: Seid ibn Musejibi

Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Tariku, e ky nga Seid ibn Musejebi se babai i tij Musejebi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë në mesin e atyre që dhanë besën nën pemë. Por, kur pas një viti kishin shkuar aty, nuk e kishin dalluar cila ka qenë pema (nën të cilën kishin dhënë besën).

Referenca: Sahihu i Buhariut 4164

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4165. Nga: Seid ibn Musejibi

Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Tariku tregon: “Seid ibn Musejebit ia përmendën pemën, e ai qeshi dhe tha: “Babai më ka treguar për të, sepse ka qenë në mesin e atyre që ia kanë dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ nën pemë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4165

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4166. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili kishte marrë pjesë në besëlidhjen nën pemë, ka thënë: “Kur ndokush ia çonte Pejgamberit ﷺ zekatin, ai lutej: “O Allah, bekoji ata!” Kur babai im ia çoi zekatin, ai u lut: “O Allah, bekoje familjen e Ebu Eufait!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4166

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4167. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Amër ibn Jahjai se Abad ibn Temimi tregon: “Ditën e Harrës njerëzit i dhanë besën Abdullah ibn Handhales. Atëherë Ibn Zejdi tha: “Për çfarë po i japin besën njerëzit Ibn Handhales?”

- (Për luftë) deri në vdekje, - i tha dikush.

- Pas të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ia jap besën askujt për këtë, - tha Ibn Zejdi.

Ai pati marrë pjesë në Hudejbije së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4167

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4168. Nga: Seleme ibn Ekvai

Jahja ibn Jala Muharibiu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ijasi, i biri i Seleme ibn Ekvait, se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte marrë pjesë në besën nën pemë, ka thënë: “Ne e falnim xhumanë me Pejgamberin ﷺ, pastaj ktheheshim, ndërsa muret ende nuk kishin hije që ne të strehoheshim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4168

Fjalë të panjohura?

4169. Nga: Seleme ibn Ekvai

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi se Jezid ibn Ebu Ubejdi tregon: “E kam pyetur Seleme ibn Ekvain (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Për çfarë i keni dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ ditën e Hudejbijes?” Seleme tha: “Për vdekje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4169

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4170. Nga: Bera ibn Azibi

Ahmed ibn Ishkabi më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fudajli, e ky nga Alai, i biri i Musejebit, se babai i tij Musejeb ibn Ebu Rafiu tregon: “Një ditë e takova Bera ibn Azibin dhe i thashë: “I lumi ti! E ke shoqëruar Pejgamberin ﷺ dhe ia ke dhënë besën nën pemë.” Ai më tha: “O djali i vëllait tim, ti nuk e di çfarë kemi bërë pas tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4170

Fjalë të panjohura?

4171. Nga: Thabit ibn Dahaku

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Salihu, e këtij i ka treguar Muavi ibn Selami, e ky nga Jahjai se Ebu Kilabe tregon: “Thabit ibn Dahaku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka treguar se ia ka dhënë besën Pejgamberit ﷺ nën pemë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4171

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

4172. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ahmed ibn Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Othmani ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë”, ka thënë: “Ka për qëllim Hudejbijen.” Shokët e Pejgamberit ﷺ i thanë: “Lum për ty (o i Dërguari i Allahut!)! Po për ne çfarë ka?” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Edhe për t'i futur besimtarët dhe besimtaret në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj...” (Fet'h, 5)

Shuëbe ka thënë: “Teksa isha në Kufe, e transmetova tërë këtë hadith prej Katades, pastaj u ktheva dhe ia përmenda, e ai më tha: “Sa i përket: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë”, është nga Enesi, e, sa i përket “Lum për ty”, është nga Ikrime.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4172

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4173. Nga: Zahir ibn Esved Selemiu

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Israili, e ky nga Mexhzai, i biri i Zahir Eslemiut, se babai i tij Zahir Eslemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte marrë pjesë në besën nën pemë, ka thënë: “Isha duke ndezur zjarrin nën kazanin me mish gomari, kur ja, një lajmëtar i të Dërguarit të Allahut ﷺ thërriste: “I Dërguari i Allahut po ju ndalon mishin e gomarëve!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4173

Fjalë të panjohura?

4174. Nga: Zahir ibn Esved Selemiu

Mexhze'e tregon për një njeri se kishte marrë pjesë në besën nën pemë, i cili quhej Uhban ibn Evsi, se ankohej nga gjuri, prandaj, kur binte në sexhde, vendoste jastëk nën gjurin e tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4174

Fjalë të panjohura?

4175. Nga: Suvejd ibn Numani

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Bushejr ibn Jesari se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte marrë pjesë në besën nën pemë, tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe shokëve të tij dikush u solli pak çervish (qull), e në atë rast ata e hëngrën.”

Transmetimin e Ibn Ebu Adiut e fuqizon Muadhi nga Shuëbe.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4175

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

4176. Nga: Aidh ibn Amri

Muhamed ibn Hatim ibn Beziu na ka thënë: Na ka treguar Shedhani, e ky nga Shuëbe se Ebu Xhemra tregon se e ka pyetur Aidh ibn Amrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - një prej sahabëve që kishte marrë pjesë në besën nën pemë, - duke i thënë: “A duhet të përsëritet vitri (nëse dëshiron të falësh namaz nate pas tij)?” Ai iu përgjigj: “Nëse e fal vitrin në fillim të natës, mos e fal atë edhe në fund të saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4176

Fjalë të panjohura?

4177. Nga: Eslemi, i çrobëruari i Omerit

Abdullah ibn Jusufi më ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi se babai i tij Eslemi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një prej udhëtimeve, i Dërguari i Allahut ﷺ ishte duke ecur natën së bashku me Omer ibn Hatabin. Omer ibn Hatabi e pyeti për diçka, mirëpo i Dërguari i Allahut nuk iu përgjigj. Ai e pyeti sërish, por ai nuk iu përgjigj. E pyeti për së treti, por ai nuk iu përgjigj. Atëherë Omer ibn Hatabi tha me vete: “Mjerë nëna për ty, o Omer! Këmbëngule ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ tri herë, e ai nuk t'u përgjigj.” Omeri tha: “E ngava devenë, derisa dola para muslimanëve dhe kisha frikë mos zbriste ajet Kurani për mua (si qortim). Pas pak dëgjova një lajmëtar duke më thirrur. Unë thashë me vete: “Tash vërtet po frikësohem mos ka zbritur ndonjë ajet Kurani për mua.” Shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i dhashë selam, e ai më tha: “Sonte më ka zbritur një sure, e cila është më e dashur tek unë se çdo gjë mbi të cilën rrezaton dielli.” Pastaj lexoi: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë.” (Fet'h, 1)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4177

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4178. Nga: Misver ibn Mahremi - Mervan ibn Hakemi

4178, 4179 - Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Zuhriun se gjatë transmetimit të hadithit ka thënë: E kam mbajtur në mend një pjesë të hadithit, ndërsa më pas ma ka përforcuar këtë Mameri, e ky nga Urve ibn Zubejri se Misver ibn Mahremi dhe Mervan ibn Hakemi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), - duke e plotësuar njëri-tjetrin, - tregojnë: “Vitin e Hudejbijes, Pejgamberi ﷺ u nis me një mijë e ca qindra shokë të tij. Kur arritën në Dhul Hulejfe, Pejgamberi ﷺ ia vendosi qaforen kurbanit dhe e damkosi, pastaj hyri në ihram për umre. Më pas dërgoi një vrojtues prej fisit huzaë. Pejgamberi ﷺ eci derisa arriti te vendi Gadir Eshtat, ku i vajti vrojtuesi dhe i tha: “Kurejshët janë mbledhur kundër teje, kanë mbledhur edhe fise të ndryshme, të cilat do të të luftojnë, do të të pengojnë nga vizita e Qabesë dhe do të të ndalojnë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “O ju njerëz, jepni mendimin tuaj. A mendoni të (luftoj e të) nisem nga familjet dhe fëmijët e këtyre që duan të na pengojnë nga Qabeja (aleatëve mekas)? Nëse ata u venë në mbrojtje (familjeve), i bie që Allahu na ka hequr qafe një pjesë idhujtarësh. Përndryshe, do t'i lëmë pa asgjë.” Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut, ia ke mësyrë Qabesë pa pasur qëllim të vrasësh e të luftosh ndokënd, andaj vazhdo drejt saj! Atë që na pengon, do ta luftojmë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Vazhdoni, me emrin e Allahut!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4178

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4179. Nga: Misver ibn Mahremi - Mervan ibn Hakemi

4178. 4179.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4179

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4180. Nga: Misver ibn Mahremi - Mervan ibn Hakemi

4180, 4181 - Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Jakubi, e këtij i ka treguar i biri i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i tij, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Mervan ibn Hakemi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë një prej ndodhive të të Dërguarit të Allahut ﷺ në Umrën e Hudejbijes: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e shkroi marrëveshjen me Suhejl ibn Amrin ditën e Hudejbijes, për kohën e armëpushimit, nga gjërat që kushtëzoi Suhejl ibn Amri ka qenë: “Çdo kurejsh që vjen te ti, edhe në qoftë në fenë tënde, duhet të na e kthesh dhe të mos ndërhysh mes nesh dhe tij. Suhelji pranonte (marrëveshjen me) të Dërguarin e Allahut ﷺ vetëm me këto kushte. Muslimanët nuk e pëlqyen këtë, andaj u hidhëruan dhe folën për këtë. Ngaqë Suhejli pranonte (marrëveshjen me) të Dërguarin e Allahut ﷺ vetëm me këto kushte, atëherë i Dërguari i Allahut e pranoi (marrëveshjen). Atëkohë, ai u detyrua ta kthente Ebu Xhendel ibn Suhejlin te babai i vet, Suhejl ibn Amri. Gjatë kësaj periudhe, çdokush që vente tek i Dërguari i Allahut ﷺ nga radhët e burrave, edhe nëse ishte musliman, ai e kthente prapa.

Edhe besimtaret erdhën duke bërë hixhret, në mesin e të cilave ishte edhe Umu Kulthum bint Ukbe ibn Ebu Muajti, e cila atëkohë ishte vajzë e re. Familja e saj vajtën dhe kërkuan prej Pejgamberit ﷺ t'ua kthente, por ai nuk ua ktheu për shkak të ajetit që Allahu i Madhëruar e kishte zbritur për besimtaret.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4180

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4181. Nga: Misver ibn Mahremi - Mervan ibn Hakemi

4180, 4181

Referenca: Sahihu i Buhariut 4181

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4182. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ibn Shihabi na ka thënë: Na ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ i vinte në provë besimtaret që bënin hixhret me këtë ajet: “O i Dërguar, kur të të vijnë besimtaret që të ta japin besatimin...” (Mumtehine, 12) Në një transmetim qëndron: “Jemi informuar se, kur Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij ﷺ që t'ua kthejë idhujtarëve mehrin e grave të tyre që kishin bërë hixhret dhe ua ndaloi muslimanëve të qëndrojnë në martesë me idhujtaret, Omeri i shkurorëzoi dy gra të tij: Karibe bint Ebu Umejën dhe të bijën e Xhervel Huzaiut. Me Kariben u martua Muavi ibn Ebu Sufjani, kurse me tjetrën Ebu Xhehmi. Por, kur idhujtarët refuzuan t'ua kthejnë muslimanëve mehrin e grave të tyre (idhujtare), Allahu e zbriti ajetin: “Nëse ndonjëra prej grave tuaja kthehet te jobesimtarët e më pas ju fitoni plaçkë lufte prej tyre...” (Mumtehine, 11) Pra, fjala është për ata të cilëve gratë u kishin shkuar tek idhujtarët (të cilët nuk ua kishin kthyer mehrin) dhe Allahu kishte urdhëruar që të tillëve t'u jepet nga preja e luftës aq sa kishin shpenzuar duke u dhënë mehër grave të shpërngulura. Nuk dimë të ketë dezertuar (nga Islami) ndonjë prej grave të mërguara pasi e kishte përqafuar Islamin. Ebu Besir ibn Esid Thekafiu vajti te Pejgamberi ﷺ si besimtar muhaxhir gjatë kohës së armëpushimit, por Ahnes ibn Shurejku i kishte shkruar letër Pejgamberit ﷺ duke ia kërkuar Ebu Besirin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4182

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

4183. Nga: Abdullah ibn Omeri

Kutejbe na ka treguar nga Maliku se Nafiu tregon se, kur Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) u nis për ta kryer umrën, në kohën e fitnes, tha: “Nëse pengohem prej (vizitës së) Qabesë, do të veproj ashtu siç kemi vepruar me të Dërguarin e Allahut ﷺ.” Kështu, hyri në ihram për umre, sepse kësisoj, vitin e Hudejbijes, i Dërguari i Allahut ﷺ pati hyrë në ihram për umre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4183

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

4184. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu se Nafiu tregon se, kur Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) hyri në ihram për umre dhe tha: “Nëse pengohem prej (vizitimit të) Qabesë, do të veproj ashtu siç pati vepruar Pejgamberi ﷺ kur jobesimtarët kurejshë e patën penguar nga Qabeja.” Pastaj lexoi ajetin: “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4184

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

4185. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Muhamed ibn Esma na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu se Nafiu ka thënë: Ubejdullah ibn Abdullahu dhe Salim ibn Abdullahu, të bijtë e Abdullahut, më kanë treguar se i kanë thënë Abdullah ibn Omerit. [t]: Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri se Nafiu tregon: “Njëri nga djemtë e Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha atij: “Nuk prish punë nëse këtë vit qëndron (në Medinë dhe nuk e kryen haxhin), sepse kam frikë se nuk do të arrish në Qabe.” Abdullahu tha: “Me Pejgamberin ﷺ patëm shkuar (në Mekë), ndërsa jobesimtarët kurejshë na patën ndaluar prej Qabesë. Pejgamberi ﷺ i theri kurbanet e tij, e rrojti kokën, kurse shokët e tij i shkurtuan flokët. Ibn Omeri vazhdoi: “Jini dëshmitarë se unë po nisem për umre. Nëse më lejojnë, do të bëj tavaf, e, nëse më pengojnë nga Qabeja, do të veproj ashtu siç pati vepruar i Dërguari i Allahut ﷺ.” Eci një copë herë dhe tha: “Çështja e tyre (haxhit dhe umrës) është e njëjtë. Jini dëshmitarë se po e bashkoj umrën me haxhin.” Ai bëri vetëm një tavaf dhe një saj, pastaj u lirua nga ihrami i të dyjave.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4185

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

4186. Nga: Abdullah ibn Omeri

Shuxhaë ibn Velidi më ka thënë: E kam dëgjuar Nadër ibn Muhamedin, e këtij i ka treguar Sahri se Nafiu tregon: “Njerëzit po thonë se Ibn Omeri e ka pranuar Islamin para Omerit, por nuk është ashtu. Ditën e Hudejbijes, Omeri e dërgoi Abdullahun te një ensar për t'i sjellë një kalë, që të luftojë me të. Në këtë kohë i Dërguari i Allahut ﷺ po besatohej me shokët e vet nën pemë, ndërsa Omeri nuk dinte asgjë për këtë. Abdullahu i dha besën, pastaj shkoi dhe ia solli kalin Omerit. Teksa Omeri i vishte rrobat e luftës, Abdullahu i tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ po ua merrte besën nën pemë. Kështu, Omeri shkoi së bashku me Abdullahun dhe ia dha besën të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kjo është ajo për të cilën flasin njerëzit, se Ibn Omeri e ka pranuar Islamin para Omerit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4186

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4187. Nga: Abdullah ibn Omeri

Hisham ibn Amari na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Omer ibn Muhamed Umeriu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hudejbijes, njerëzit që ishin me Pejgamberin ﷺ, një kohë, u shpërndanë nëpër hijet e pemëve. Pastaj, njerëzit e rrethuan Pejgamberin ﷺ. Kështu, Omeri i tha: “O Abdullah, shiko çfarë kanë njerëzit që e kanë rrethuar të Dërguarin e Allahut ﷺ?” Kur shkoi, Abdullahu i gjeti duke ia dhënë besën, andaj edhe ai u besatua. Pastaj u kthye tek Omeri, i cili shkoi dhe u besatua.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4187

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4188. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Jala, e këtij i ka treguar Ismaili se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ bëri umrën, ne ishim me të. Kur ai bëri tavaf, bëmë edhe ne. Kur ai u fal, u falëm me të. Ai bëri sajin mes Safasë dhe Mervës, ndërkohë që ne e mbronim prej banorëve të Mekës, që të mos e godiste ndokush me ndonjë gjësend.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4188

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4189. Nga: Sehël ibn Hunejfi

Hasen ibn Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Sabiku, e këtij i ka treguar Malik ibn Migveli, e ky e ka dëgjuar Ebu Hasinin se Ebu Vaili ka thënë: “Kur Sehël ibn Hunejfi u kthye prej Sifinit, ne shkuam për të marrë lajme prej tij.” Ai tha: “Fajësojeni mendjen tuaj! Unë kam qenë i pranishëm ditën e ndodhisë së Ebu Xhendelit dhe, sikur të kisha pasur mundësi ta refuzoja urdhrin e Pejgamberit ﷺ, do ta bëja. Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë me së miri. Sa herë që i vinim shpatat mbi supe për ndonjë çështje të vështirë, gjithmonë kjo gjë na e lehtësonte arritjen e qëllimit tonë, përveç kësaj në të cilën ndodhemi tani: sa herë që ndalim një armik, na vjen një armik tjetër, të cilit nuk dimë si t'i kundërvihemi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4189

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4190. Nga: Kab ibn Uxhrai

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Hudejbijes, teksa morrat më binin në fytyrë, më erdhi Pejgamberi ﷺ dhe më pyeti:

- “Vallë, po të mundojnë morrat?”

- Po, - ia ktheva.

- “Atëherë, rruaje kokën dhe agjëro tri ditë, ose ushqeji gjashtë nevojtarë, ose ther një dele!” - tha Pejgamberi ﷺ.

Ejubi thotë: “Nuk më kujtohet se cilën e kishte përmendur të parën Muxhahidi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4190

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

4191. Nga: Kab ibn Uxhrai

Muhamed ibn Hisham Ebu Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në Hudejbije dhe ishim në ihram, idhujtarët na penguan (nga Qabeja). Unë kisha flokë të gjatë, ndërsa morrat më binin në fytyrë. Pejgamberi ﷺ kaloi pranë meje dhe më tha:

- “Vallë, po të mundojnë morrat?”

- Po, - ia ktheva.

Atëherë, zbriti ky ajet: “... e kush prej jush është i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet), le ta kompensojë me agjërim, lëmoshë ose kurban...” (Bekare, 196)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4191

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

37. Nënkapitulli: Tregimi i fiseve ukël dhe urejne

4192. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa pjesëtarë nga fiset ukël dhe urejne vajtën te Pejgamberi ﷺ në Medinë dhe shfaqën Islamin. Ata thanë: “O Pejgamber i Allahut, ne jemi blegtorë, e jo bujq.” Atyre nuk u pëlqeu klima në Medinë, andaj Pejgamberi ﷺ urdhëroi që t'u jepen disa deve dhe një bari. I urdhëroi të dalin jashtë Medinës e të pinë qumësht dhe urinë devesh. Por, kur shkuan afër pllajës, ata bënë kufër (mosbesim) pasi kishin besuar, e vranë bariun e Pejgamberit ﷺ dhe i morën devetë. Me t'i arritur lajmi, Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre. (Pasi i zunë) urdhëroi që t'u damkosen sytë, t'u priten duart e këmbët dhe u lanë afër pllajës, derisa vdiqën në këtë gjendje.

Katadja ka thënë: “Jemi informuar se pas kësaj Pejgamberi ﷺ nxiste për lëmoshë dhe ndalonte masakrën.”

Shuëbe, Ebani dhe Hamadi transmetojnë se Katadja thotë: “Prej Urejnes.” Jahja ibn Ebu Kethiri dhe Ejubi transmetojnë nga Ebu Kilabe, e ky nga Enesi: “Një delegacion erdhi nga Ukli.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4192

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

4193. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Hafs ibn Omer Ebu Omer Havdiu, e këtij i ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ejubi dhe Haxhaxh Savafi se Ebu Rexhai, ish-rob i Ebu Kilabes, i cili kishte qëndruar me Ebu Kilaben në Sham, tregon: “Një ditë, Omer ibn Abdulazizi kërkoi konsultë nga njerëzit dhe i pyeti:

- Çfarë thoni për betimin kolektiv?

- Është diçka legjitime, me të cilën ka gjykuar i Dërguari i Allahut ﷺ dhe halifët para teje, - i thanë ata.

Ebu Kilabe po qëndronte mbrapa fronit të Omer ibn Abdulazizit, kur Anbese ibn Seidi tha: “Ku po e lini hadithin e Enesit për urejnasit?”

Atëherë Ebu Kilabe tha: “Vetë mua ma ka rrëfyer Enes ibn Maliku.”

Abdulaziz ibn Suhejbi transmeton nga Enesi (shprehjen): “nga Urejne"; kurse Ebu Kilabe transmeton nga Enesi (shpehjen): “nga Ukajli”, pastaj tregon ndodhinë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4193

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

38. Nënkapitulli: Beteja Dhatu Kared

Betejë në të cilën u sulmuan devetë e Pejgamberit ﷺ, tri net para Hajberit

4194. Nga: Seleme ibn Ekvai

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dola prej Medinës para se të thirrej ezani i parë i sabahut, ndërkaq devetë e të Dërguarit të Allahut ﷺ kullosnin në vendin Dhu Kared. Aty më takoi një shërbëtor i Abdurrahman ibn Aufit, i cili më tha: “Devetë e të Dërguarit të Allahut ﷺ janë rrëmbyer.”

- Kush i ka rrëmbyer? - e pyeta.

- Fisi gatafan, - ma ktheu.

Atëherë, thirra tri herë: “O njrëz!” Saqë më dëgjuan çfarë ka mes dy pllajave të Medinës.

Pastaj shpejtova në drejtim të tyre, derisa i zura, ku i gjeta duke nxjerrë ujë. Si shigjetar që isha, fillova t'i gjuaj me shigjeta duke u thënë: “Unë jam Ibn Ekva, ndërsa sot është dita e poshtërimit.” Këto fjalë i përsërita disa herë, derisa i shpëtova devetë dhe ua rrëmbeva tridhjetë guna. Më pas, erdhi Pejgamberi ﷺ me njerëzit e tjerë dhe unë i thashë: “O Pejgamber i Allahut! Ata janë të etur. I kam penguar të pinë, andaj dërgo dikë pas tyre.” Pejgamberi ﷺ më tha: “O Ibn Ekva! I ke robëruar, ji i butë!” Gjatë kthimit, bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ hipëm në deve derisa hymë në Medinë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4194

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

39. Nënkapitulli: Beteja e Hajberit

4195. Nga: Suvejd ibn Numani

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Bushejr ibn Jesari se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, vitin e Hajberit doli me Pejgamberin ﷺ dhe, kur arritën në Sahba, në periferi të Hajberit, u ndalën për ta falur ikindinë. Pas namazit, Pejgamberi ﷺ kërkoi ushqim për të ngrënë, porse nuk kishte mbetur tjetër përveç çervishit. Fillimisht, Pejgamberi ﷺ urdhëroi të zbutej me ujë, e pastaj hëngri. Ashtu hëngrëm edhe ne. Pastaj (pas ushqimit) u ngrit për ta falur akshamin. Shpëlau gojën dhe u fal pa e ripërtërirë abdesin. Ashtu vepruam edhe ne.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4195

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

4196. Nga: Seleme ibn Ekvai

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur shkuam në Hajber me Pejgamberin ﷺ, ecëm gjatë natës. Dikush i tha Amirit: “O Amir, a po na reciton diçka nga poezitë e tua?” Amiri ishte poet, andaj filloi të recitojë poezi në prani të njerëzve, duke thënë:

"O Allah, pa Ty ne nuk do të udhëzoheshim,

S'do të jepnim lëmoshë, as do të faleshim.

Falna sa të jemi gjallë, për Ty u flijofshim,

Dhe na forco këmbët, në u ballafaqofshim!

Qetësinë zbrite të na mbulojë,

Nëse thirremi (për luftë) nxitojmë,

Edhe nëse me britma na ftojnë.”

Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush është ky ngasës?

- Amir ibn Ekvai, - i thanë.

- “Allahu e mëshiroftë!” - tha Pejgamberi ﷺ.

Një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, iu bë obligim Xheneti (me këto që the). Sikur të kënaqeshim edhe pak me të?”

Shkuam në Hajber dhe i rrethuam. Ashtu qëndruam derisa na goditi një uri e madhe, e në atë rast Allahu na e çliroi Hajberin. Me t'u ngrysur, në mbrëmjen e po së njëjtës ditë, njerëzit ndezën shumë zjarre. Atëherë Pejgamberi ﷺ pyeti:

- “Ç'janë këto zjarre? Përse i keni ndezur?”

- Po zjejmë mish, - i thanë.

- “Çfarë mishi?”

- Mish gomarësh.

- “Derdhini dhe thyejini enët!”

- O i Dërguari i Allahut, a mund t'i derdhim dhe t'i pastrojmë (në vend se t'i thyejmë)? - pyeti dikush.

- “Bën edhe ashtu!” - i tha Pejgamberi ﷺ.

Pastaj, njerëzit u rreshtuan (për luftë). Amiri kishte një shpatë të shkurtër, me të cilën ia mësyu një hebreu për ta goditur, e në atë rast iu kthye tehu i shpatës dhe e goditi Amirin në gju, plagë kjo prej së cilës Amiri vdiq. Seleme vazhdon: “Kur u nisëm për t'u kthyer, i Dërguari i Allahut ﷺ më pa, më mori për dore dhe më tha:

- “Çfarë ke?”

- Kurban t'u bëfsha me babë e nënë! Disa po pretendojnë se Amirit i janë shkatërruar veprat, - i thashë.

- “Ka gënjyer kush thotë ashtu! - dhe, duke i bashkuar dy gishtat, tha: - Në të vërtetë, ai i ka dy shpërblime: ka qenë i zellshëm dhe luftëtar. Të rrallë janë arabët që kanë ecur mbi tokë sikurse ai”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Kutejbe na ka thënë: “Na ka treguar Hatimi se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... që kanë jetuar mbi tokë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4196

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

4197. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Humejd Tavili se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Hajber i Dërguari i Allahut ﷺ arriti natën. Ai e kishte zakon që, kur shkonte te ndonjë popull natën, nuk sulmonte para agimit. Pasi agoi, hebrenjtë dolën me veglat e tyre të punës dhe, kur e panë, thanë: “Muhamedi! Për Allahun, Muhamedi me ushtri!” Pejgamberi ﷺ tha: “U mposht Hajberi! Kur ne zbresim në mejdanin e një populli, sa mëngjes të shëmtuar gdhijnë ata që janë paralajmëruar!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4197

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?

4198. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Hajber arritëm në mëngjes. Atëherë banorët dolën me mjete pune. Kur e panë Pejgamberin ﷺ, thirrën: “Muhamedi, për Allahun! Muhamedi me ushtri!” Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu ekber! U mposht Hajberi! Kur ne zbresim në mejdanin e një populli, sa mëngjes të shëmtuar gdhijnë ata që janë paralajmëruar!”

Aty morëm ca gomarë prej tyre (dhe i zjemë). Por, lajmëtari i Pejgamberit ﷺ thirri: “Allahu dhe i Dërguari i Tij po jua ndalojnë mishin e gomarëve, sepse ata janë të ndyrë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4198

Fjalë të panjohura?

4199. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Muhamedi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “U hëngrën gomarët!” Por ai heshti. Pastaj i vajti për së dyti dhe i tha: “U hëngrën gomarët!” Por ai heshti prapë. Pastaj vajti për së treti dhe i tha: “Mbaruan gomarët!” Atëherë Pejgamberi ﷺ urdhëroi një lajmëtar për t'i lajmëruar njerëzit: “Allahu dhe i Dërguari i Tij jua ndalojnë mishin e gomarit!” Kështu, kazanët u derdhën, ndërkohë që vlonin me mish.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4199

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?

4200. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e fali namazin e sabahut në fillim të agimit afër Hajberit dhe tha: “Allahu ekber! U mposht Hajberi! Kur ne zbresim në mejdanin e një populli, sa mëngjes të shëmtuar gdhijnë ata që janë paralajmëruar!”

Në mëngjes, populli dolën nëpër rrugë. Pejgamberi ﷺ i vrau luftëtarët, kurse të dobëtit (gratë, fëmijët, pleqtë, robërit etj.) i zuri robër.

Në mesin e robërve ishte edhe Safija, të cilën e mori Dihje Kelbiu, pastaj e mori Pejgamberi ﷺ (i cili u martua me të) dhe për mehër ia dhuroi lirinë (nga robëria).

Abdulaziz ibn Suhejbi e pyeti Thabitin:

- O Ebu Muhamed, a ti e ke pyetur Enesin se çfarë i kishte dhënë për mehër?

Thabiti e lëvizi kokën, në shenjë pohimi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4200

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?

4201. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Abdulaziz ibn Suhejbi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e mori Safijen si rob lufte, pastaj e liroi dhe u martua me të.

Thabiti e pyeti Enesin:

- Çka i dha për mehër?

- Veten e saj. Pra, e liroi (nga robëria).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4201

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?

4202. Nga: Ebu Musa Eshariu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e ky nga Asimi, e ky nga Ebu Othmani se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ia mësyu Hajberit për ta sulmuar, gjatë rrugës njerëzit arritën në një luginë dhe filluan të bënin tekbire me zë të lartë: “Allahu ekber! Allahu ekber! La ilahe il-lallah!” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos e ngrini zërin, sepse nuk po i luteni të shurdhrit a të largëtit. Ju po e lusni Atë që dëgjon dhe është afër. Ai është me ju.”

Unë isha pas devesë së të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili, kur më dëgjoi duke thënë: “La havle ve la kuvete ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun)”, më tha:

- “O Abdullah ibn Kajs!”

- Të përgjigjem, o i Dërguari i Allahut, - i thashë.

- “A të të tregoj një fjalë që është thesar i Xhenetit?” - më pyeti.

- Patjetër, o i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë! - i thashë.

- “La havle ve la kuvete ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun)”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4202

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

4203. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Jakubi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u ndesh dhe luftoi me idhujtarët. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ u kthye në tendën e vet, të gjithë të tjerët shkuan nëpër tendat e tyre. Në mesin e shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ ishte një burrë, të cilit nuk i shpëtonte kush pa iu vërsulur me shpatë. Dikush tha: “Sot, në mesin tonë, nuk pati më trim se filani.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sa i përket atij, ai është banor i Zjarrit.” Njëri tha: “Unë do ta vëzhgoj.” Kështu, ai iu vu pas dhe, sa herë që ai ndalej, ky ndalej me të, kur ai shpejtonte, ky i shkonte pas dhe rrëfen se ai u plagos rëndë, andaj e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën në gjoks, e në atë rast u lëshua mbi të dhe e vrau veten. Vëzhguesi në fjalë shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut.”

Pejgamberi ﷺ i tha: “Përse, çfarë ndodhi?”

Ai tha: “Personi që e pate përmendur më parë se është banor i Zjarrit, gjë e cila njerëzve u pati ardhur rëndë, unë pata thënë: “Do t'ju tregoj unë për të.” Kështu, iu vura pas dhe pashë se u plagos rëndë, por ai e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën e saj në gjoks, e në atë rast u lëshua mbi të dhe e vrau veten.

Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Xhenetit, porse në realitet ai është banor i Zjarrit. Po ashtu, ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Zjarrit, porse në realitet ai është banor i Xhenetit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4203

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4204. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Morëm pjesë në Betejën e Hajberit. I Dërguari i Allahut ﷺ, për një person që pretendonte se ishte musliman, tha: “Ai është banor i Zjarrit.”

Kur filloi lufta, personi në fjalë luftoi fuqishëm derisa u plagos shumë herë. Disa njerëz pothuajse dyshuan (në paralajmërimin e Pejgamberit ﷺ). Personi në fjalë kishte dhimbje të rënda nga plagët, andaj e zgjati dorën te trasta e vet, nxori disa shigjeta dhe e vrau veten me to.

Disa muslimanë shpejtuan (për te Pejgamberi ﷺ) dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut! Allahu vërtetoi fjalën tënde: filani bëri vetëvrasje.” Pejgamberi ﷺ tha: “O ti filan, ngrihu dhe lajmëro (njerëzit): “Në Xhenet do të hyjë vetëm besimtari, ndërkaq Allahu e ndihmon fenë edhe me njeriun e prishur.”

Transmetimin e Shuajbit e fuqizon Mameri nga Zuhriu.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4204

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4205. Nga: Ebu Hurejra

Shebibi transmeton nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Musejebi dhe Abdurrahman ibn Abdullah ibn Kabi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ne kemi marrë pjesë me Pejgamberin ﷺ në Hunejn.”

Ibn Mubareku transmeton nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seidi, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Transmetimin e Junusit e ka fuqizuar Salihu nga Zuhriu. Zubejdi ka thënë: “Më ka rrëfyer Zuhriu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Kabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Kabi: “Më ka treguar dikush që ka marrë pjesë me Pejgamberin ﷺ në Hajber.” Zuhriu ka thënë: “Më ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullahu dhe Seidi nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4205

Fjalë të panjohura?

4206. Nga: Seleme ibn Ekvai

Mekij ibn Ibrahimi na ka treguar se Jezid ibn Ebu Ubejdi tregon: “Pashë një gjurmë të goditjes në këmbën e Selemes dhe i thashë:

- O Ebu Muslim, ç'është kjo goditje?

- Kjo është një goditje që e kam marrë ditën e Hajberit dhe njerëzit thoshin: “Seleme është plagosur.” Atëherë shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili m'i pështyu lehtë këmbës tri herë dhe, që atëherë, më nuk jam ankuar, - tha Seleme.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4206

Fjalë të panjohura?

4207. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në një nga betejat e tij, u ndesh dhe luftoi me idhujtarët. Më pas, të dy palët u kthyen në tendat e tyre. Në mesin e muslimanëve ishte një burrë, të cilit nuk i shpëtonte asnjë idhujtar pa iu vërsulur me shpatë. Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut! Sot, në mesin tonë, nuk pati më trim se filani.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ai është banor i Zjarrit.” Njëri tha: “Unë do ta vëzhgoj.” Kështu, kur ai shpejtonte ose ndalej, unë isha pas tij, derisa u plagos rëndë. Atëherë e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën në gjoks, u lëshua mbi të dhe e vrau veten. Vëzhguesi në fjalë shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Përse, çfarë ndodhi?” Atëherë ai e informoi për rastin.

Pejgamberi ﷺ tha: “Ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Xhenetit, porse në realitet ai është banor i Zjarrit. Po ashtu, ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Zjarrit, porse në realitet është banor i Xhenetit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4207

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4208. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Seid Huzai na ka thënë: Na ka treguar Zijad ibn Rebiu se Ebu Imrani tregon: “Të premten, Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po i shikonte njerëzit, të cilët i pa të veshur me mantele, e në atë rast tha: “Në këtë moment po më duken si hebrenjtë e Hajberit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4208

Fjalë të panjohura?

4209. Nga: Seleme ibn Ekvai

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hajberit, Aliu mbeti mbrapa Pejgamberit ﷺ, për shkak të dhimbjes së syve që i ishte shfaqur, dhe tha: “Unë të rri mbrapa, e të mos i bashkëngjitem Pejgamberit ﷺ!” Kështu, shkoi dhe iu bashkëngjit Pejgamberit ﷺ. Natën para Çlirimit të Hajberit, Pejgamberi ﷺ tha: “Nesër do t'ia jap, - ose ka thënë: do ta marrë, - flamurin një burrë të cilin e do Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ, në komandën e të cilit do të çlirohet (Hajberi).” Ne e shpresonim atë. Njerëzit thanë: “Erdhi Aliu!” Kështu, Pejgamberi ﷺ ia dha flamurin Aliut, në komandën e të cilit u çlirua Hajberi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4209

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4210. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Hajberit i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nesër do t'ia jap këtë flamur një njeriu, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin; njeri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ dhe që Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e duan atë.”

Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke u hamendur se kujt do t'i jepej (flamuri). E, kur u gdhinë njerëzit, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë secili shpresonte që flamuri t'i jepej atij. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ku është Ali ibn Ebu Talibi?” Dikush tha: “Po ankohet prej syve, o i Dërguari i Allahut.”

- "Thirreni këtu”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Kur e sollën, i Dërguari i Allahut ﷺ pështyu në sytë e tij, u lut për të dhe ai u shërua, sikur të mos kishte pasur asgjë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ ia dha flamurin. Aliu tha: “O i Dërguari i Allahut, do t'i luftoj derisa të bëhen sikurse ne (muslimanë)?” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa shkuar në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë obligimi kanë kundrejt Allahut në Islam. Se, pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4210

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4211. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdulgafar ibn Davudi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani. [t]: Ahmedi më ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Jakub ibn Abdurrahman Zuhriu, e ky nga Amri, i çrobëruari i Mutalibit se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vajtëm në Hajber dhe Allahu ia mundësoi Pejgamberit ﷺ çlirimin e kështjellës. atij ia përmendën bukurinë e Safije bint Hujej ibn Ahtabit, së cilës i ishte vrarë bashkëshorti natën e dhëndërisë. Pejgamberi ﷺ e mori për vete dhe vazhdoi rrugën me të. Kur shkuam në Sed Sehba, ajo u pastrua prej menstruacioneve, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ hyri dhëndër me të. Pastaj përgatitën një kombinim ushqimesh në një sofër të vogël prej lëkure dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Thirri ata që i ke afër (për të ngrënë).” Kjo ka qenë ceremonia e martesës së Pejgamberit ﷺ për Safijen. Pas kësaj, vazhduam rrugën për Medinë.

E pashë Pejgamberin ﷺ duke i shtruar asaj një rrobë mbi shpinë të devesë pas tij, pastaj u ul pranë devesë, e vendosi gjurin e tij, ashtu që Safija të vendoste këmbën e saj për të hipur në deve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4211

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?

4212. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Jahjai, e ky nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kthimit prej Hajberit, Pejgamberi ﷺ qëndroi me Safije bint Hujejin tri ditë, para se të hynte dhëndër me të (sepse ka qenë në periudhën e menstruacioneve). (Nga radhët e robërve) Safija ishte nga ato që u ishte vënë mbulesa.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4212

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?

4213. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhafer ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka rrëfyer Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ qëndroi mes Hajberit dhe Medinës tri net, duke pritur për t'u martuar me Safijen. Unë i thirra muslimanët në dasmën e tij, ku nuk kishte as bukë, as mish. Ai e urdhëroi Bilalin të shtrojë një sofër prej lëkure, ku vendosën hurma, djathë dhe gjalpë. Muslimanët thanë: “A do të jetë nënë e besimtarëve apo robëreshë lufte?”

Disa të tjerë thanë: “Nëse e mbulon me hixhab, do të jetë nënë e besimtarëve, nëse jo, atëherë robëreshë lufte.” Kur Pejgamberi ﷺ u nis, i shtroi asaj një mbulesë mbrapa vetes dhe e mbuloi me hixhab.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4213

Hadithe të ngjashme: Shiko (33)

Fjalë të panjohura?

4214. Nga: Abdullah ibn Mugafel Muzeniu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe. [t]: Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Vehbiu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Humejd ibn Hilali se Abdullah ibn Mugafeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë rrethimit të kështjellës së Hajberit, dikush gjuajti me një enë lëkure, ku kishte pak dhjamë. Unë zbrita me nxitim për ta marrë, por aty pranë e pashë Pejgamberin ﷺ, andaj më erdhi turp, kështu që u ndala.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4214

Fjalë të panjohura?

4215. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ubejdullah ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu dhe Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Ditën e Hajberit, i Dërguari i Allahut ﷺ ndaloi ngrënien e hudhrës dhe mishin e gomarit.”

Nafiu ka transmetuar pjesën: “Ndaloi ngrënien e hudhrës”, kurse Salimi pjesën: “... ndaloi mishin e gomarit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4215

Fjalë të panjohura?

4216. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Jahja ibn Kazeja më ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdullahu dhe Haseni, të dy bijtë e Muhamed ibn Aliut, e këta nga babai i tyre se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hajberit, i Dërguari i Allahut ﷺ ndaloi kurorëzimin e llojit mut'a dhe ndaloi ngrënien e mishit të gomarit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4216

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4217. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Ditën e Hajberit, i Dërguari i Allahut ﷺ ndaloi ngrënien e mishit të gomarit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4217

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4218. Nga: Abdullah ibn Omeri

Is'hak ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Ubejdi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar ngrënien e mishit të gomarit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4218

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4219. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amri, e ky nga Muhamed ibn Aliu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Ditën e Hajberit, i Dërguari i Allahut ﷺ ndaloi ngrënien e mishit të gomarit dhe e lejoi mishin e kuajve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4219

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4220. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Seid ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Abadi, e ky nga Shejbaniu se Ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Gjatë ditëve të Hajberit, na zuri një uri e madhe. Teksa kusitë vlonin dhe disa tanimë ishin zier, erdhi lajmëtari i Pejgamberit ﷺ dhe thirri: “Mos hani asgjë nga mishi i gomarëve! Derdhni ato!”

Disa thoshin: “Pejgamberi ﷺ ndaloi ngrënien e tyre, sepse nuk ishin ndarë si pjesë e presë, kurse disa të tjerë thoshin:" E ka ndaluar përgjithmonë, sepse gomarët hanë ndyrësira.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4220

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4221. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai - Bera ibn Azibi

4221, 4222 - Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Adij ibn Thabiti se Berai dhe Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: “Teksa ishim me Pejgamberin ﷺ, zumë disa gomarë, të cilët (pasi i therëm) i zjemë. Atëherë lajmëtari i Pejgamberit ﷺ thirri: “Derdhni kusitë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4221

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4222. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai - Bera ibn Azibi

4221. 4222

Referenca: Sahihu i Buhariut 4222

Fjalë të panjohura?

4223. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai - Bera ibn Azibi

4223. 4224 - Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Adij ibn Thabiti se Berai dhe Ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: “Ditën e Hajberit, teksa kusitë ishin vendosur në zjarr, Pejgamberi ﷺ tha: “Derdhni kusitë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4223

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4224. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai - Bera ibn Azibi

4223. 4224

Referenca: Sahihu i Buhariut 4224

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4225. Nga: Bera ibn Azibi

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adij ibn Thabiti se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kemi luftuar bashkë me Pejgamberin ﷺ”, pastaj vazhdon hadithin ngjashëm me atë paraprak.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4225

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4226. Nga: Bera ibn Azibi

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ebu Zaide, e këtij i ka rrëfyer Asimi, e ky nga Amiri se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Betejën e Hajberit, Pejgamberi ﷺ na urdhëroi ta derdhim mishin e gomarëve, të zier e të pazier. Pas kësaj, asnjëherë më nuk na ka thënë ta hamë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4226

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4227. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Ebu Haseni më ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Hafsi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Asimi, e ky nga Amiri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk di nëse i Dërguari i Allahut ﷺ, ditën e Hajberit, ndaloi ngrënien e mishit të gomarëve pse ata ishin mjete bartëse për njerëzit dhe se urrente që mjetet bartëse të harxhoheshin, apo e bëri haram përfundimisht (ngrënien e tij).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4227

Fjalë të panjohura?

4228. Nga: Abdullah ibn Omeri

Hasen ibn Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Sabiku, e këtij i ka treguar Zaide, e ky nga Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, ditën e Hajberit, i Dërguari i Allahut ﷺ për kalorës caktoi dy hise nga plaçka e luftës, kurse për këmbësorin vetëm një hise.

Nafiu e shpjegoi këtë: “Nëse njeriu posedon kalë (në luftë), atëherë i takojnë tri hise, e, nëse nuk ka kalë, i takon vetëm një hise.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4228

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4229. Nga: Xhubejr ibn Mutëimi

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Xhubejr ibn Mut'imi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe Othman ibn Afani shkuam te Pejgamberi ﷺ dhe i thamë: “Benu mutalibëve u ke dhënë prej plaçkës së Hajberit, kurse neve jo. Ndërkaq, të dy palët kemi pozitën e njëjtë në raport me ty.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Benu hashimët dhe benu mutalibët janë të njëjtë.”

Xhubejri shton: “Pejgamberi ﷺ nuk i ka dhënë hise as familjes benu abdushems, as familjes benu neufel.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4229

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

4230. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Jezid ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur na erdhi lajmi se Pejgamberi ﷺ ishte paraqitur (si pejgamber), ne ishim në Jemen. Kështu, u nisëm për të mërguar tek ai. Unë së bashku me dy vëllezërit e mi: Ebu Burden dhe Ebu Ruhmin, prej të cilëve unë isha më i riu, ishim në mesin e pesëdhjetë e dy-tre burrave nga fisi im. Kështu, i hipëm anijes, e cila na dërgoi te Nexhashiu në Abisini. Aty e takuam Xhafer ibn Ebu Talibin dhe qëndruam me të, derisa të gjithë u shpërngulëm së bashku (për në Medinë). Atje arritëm në kohën kur Pejgamberi ﷺ e kishte çliruar Hajberin. Disa njerëz na thoshin neve udhëtarëve të anijes: “Ne ju kemi paraprirë me hixhret.” Një ditë, Esma bint Umejsi, e cila kishte ardhur me ne, shkoi te Hafsa, gruaja e Pejgamberit ﷺ, për vizitë. Ajo ka qenë nga muhaxhirët që qenë shpërngulur te Nexhashiu. Teksa Esma po qëndronte me Hafsën, hyri Omeri dhe, me ta parë Esmën, pyeti:

- Kush është kjo?

- Esma bint Umejsi, - tha Hafsa.

- Ajo e Abisinisë? Ajo e detit? - pyeti Omeri.

- Po, - tha Esma.

- Ne ju kemi paraprirë me hixhret, ne jemi më meritorë për të Dërguarin e Allahut ﷺ se ju, - i tha Omeri.

Atëherë ajo u zemërua dhe tha: “Kurrsesi! Për Allahun, ju ishit me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili e ushqente të uriturin dhe e këshillonte injorantin tuaj, ndërsa ne ishim në vendin a tokën e njerëzve që ishin larg fesë dhe na urrenin, në Abisini. Tërë kjo ka qenë për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij ﷺ. Për Allahun, as do të ha, as do të pi, derisa të mos ia tregoj të Dërguarit të Allahut ﷺ këtë që the, se ne ishim të persekutuar dhe të frikësuar. Andaj, do t'ia tregoj këtë Pejgamberit ﷺ dhe vetë unë do ta pyes atë. Për Allahun, nuk do të gënjej, nuk do të shtrembëroj dhe nuk do të shtoj asgjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4230

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4231. Nga: Ebu Musa Eshariu

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke vazhduar hadithin paraprak, tregon: “Kur erdhi Pejgamberi ﷺ, Esma bint Umejsi tha:
- O i Dërguari i Allahut, Omeri më tha kështu e ashtu?
- “Çfarë i the ti atij?” - pyeti Pejgamberi ﷺ.
- I thashë kështu e ashtu, - tha ajo.
- “Ai nuk është më meritor për mua se ju. Ai dhe shokët e tij kanë vetëm një hixhret, ndërsa ju, udhëtarët e anijes, keni dy hixhrete”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Ebu Burde tregon se Esma ka thënë: “Ebu Musai dhe udhëtarët e anijes më vinin grupe-grupe për të më pyetur për këtë hadith. Për ta nuk kishte asgjë më të gëzueshme në dynja dhe më të madhe se kjo që Pejgamberi ﷺ tha në lidhje me ta.” Po ashtu ajo thoshte: “Ebu Musai më kërkonte t'ia përsërisja këtë hadith.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4231

Fjalë të panjohura?

4232. Nga: Ebu Musa Eshariu

Ebu Burde transmeton nga Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë i njoh zërat e pjesëtarëve të familjes së esharinjve kur lexojnë Kuran teksa shkojnë në shtëpi gjatë natës. Ua di vendqëndrimet (tendat) e tyre gjatë natës vetëm nga zërat e tyre që lexojnë Kuran, edhe nëse nuk i kam parë se ku janë vendosur gjatë ditës. Një prej tyre ka qenë Hakimi, i cili, kur takohej me kuajt, - ose ka thënë: me armikun, - u thoshte: “Shokët e mi po kërkojnë t'i prisni (për ballafaqim).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4232

Fjalë të panjohura?

4233. Nga: Ebu Musa Eshariu

Is'hak ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar Hafs ibn Gijathi, e këtij i ka treguar Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Arritëm te Pejgamberi ﷺ pasi e kishte çliruar Hajberin. Ai na dha neve (nga plaçka) edhe pse nuk i kishte dhënë askujt që nuk ishte pjesëmarrës në çlirimin e Hajberit, përveç nesh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4233

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4234. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Malik ibn Enesi, e këtij i ka treguar Thevriu, e këtij i ka treguar Salimi, i çrobëruari i Ibn Mutiut, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur e çliruam Hajberin, nuk morëm për plaçkë as ar, as argjend, por morëm lopë, deve, gjësende dhe kopshte. Pastaj shkuam me të Dërguarin e Allahut ﷺ në luginën Kura. Ai kishte një rob, që quhej Midam, të cilin ia kishte dhuruar një pjesëtar i benu dibabëve. Teksa po e hiqte shalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i erdhi një shigjetë qorre dhe e goditi robin. Dikush tha: “E gëzoftë shehidllëkun!”

I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kurrsesi! Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se rroba që ka marrë nga plaçka e luftës në ditën e Hajberit ende pa u ndarë, do t'ia ndezë Zjarrin.” Një njeri, pasi e dëgjoi Pejgamberin ﷺ, i vajti me një a dy rripa nallanesh dhe tha: “Këtë gjë e kam marrë padrejtësisht.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Një a dy rripa prej Zjarri.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4234

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4235. Nga: Omer ibn Hatabi

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Zejdi, e ky nga babai i tij se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, sikur të mos i lija njerëzit fukarenj, pa pasur gjë, çdo vend që e çliroj do t'ua ndaja atyre (që e çlirojnë), siç e ka ndarë Pejgamberi ﷺ Hajberin. Mirëpo, unë po e lë vakëf për ta, që ta ndajnë përfitimin e saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4235

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4236. Nga: Omer ibn Hatabi

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Ibn Mehdiu, e ky nga Malik ibn Enesi, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga babai i tij se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Sikur të mos i kisha parasysh muslimanët e dobët, çdo vendbanim të çliruar do ta ndaja (për ata që e çlirojnë), ashtu siç e pati ndarë Pejgamberi ﷺ Hajberin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4236

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4237. Nga: Ebu Hurejra

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Zuhriun se, pasi e ka pyetur Ismail ibn Umejen, ka thënë: “Anbese ibn Seidi tregon: “Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i kërkoi hise nga plaçka. Por, disa pjesëtarë të fisit të Seid ibn Asit thanë:

- Mos i ndaj asgjë.

- Ky është vrasësi i Ibn Kavkalit, - tha Ebu Hurejra.

- Sa çudi për lepurin shkëmbor, që u dynd te ne nga Kadumi Dani, - tha Ibn Seid ibn Asi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4237

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4238. Nga: Ebu Hurejra

Është përmendur se Zubejdi ka transmetuar nga Zuhriu se Anbese ibn Seidi tregon: “Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i rrëfeu Seid ibn Asit: “I Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Ebanin në krye të një ekspedite, nga Medina në drejtim të Nexhdit. Ebani me shokët arritën te Pejgamberi ﷺ në Hajber pasi e çliroi atë, dhe rripat e kuajve i kishin prej lëvoreve të palmave.”

Ebu Hurejra tha: “O i Dërguari i Allahut, mos u ndaj atyre (plaçkë).” Atëherë, Ebani i tha: “A edhe ti (po flet), o lepuri shkëmbor, që ke ardhur prej majës së malit Dan.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ulu, o Eban!” - dhe nuk u ndau asgjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4238

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4239. Nga: Ebu Hurejra

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Jahja ibn Seidi se Seid ibn Amri tregon: “Eban ibn Seidi shkoi te Pejgamberi ﷺ e i dha selam. Ebu Hurejra tha: “O i Dërguari i Allahut, ky është vrasësi i Ibn Kavkalit!” Atëherë Ebani i tha Ebu Hurejrës: “Sa çudi për lepurin shkëmbor, që u dynd te ne nga Kadumi Dani (vend në Siujdhesën Arabe) dhe më vajton një burrë që Allahu e ka nderuar me duart e mia, e nuk më ka poshtëruar me duart e tij!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4239

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4240. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

4240, 4241 - Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fatimja, e bija e Pejgamberit ﷺ, i kërkoi Ebu Bekrit trashëgiminë e të Dërguarit të Allahut ﷺ që i përkiste asaj, nga pjesa që Allahu ia kishte dhënë atij në Medinë, Fedekun, dhe pasurinë e mbetur nga një e pesta e plaçkës së Hajberit. Ebu Bekri i tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka. Familja e Muhamedit hanë vetëm nga kjo pasuri.”

Betohem në Allahun se nuk do të ndryshoj asgjë prej lëmoshës së të Dërguarit të Allahut ﷺ siç ka qenë në kohën e tij dhe do të veproj me të ashtu siç ka vepruar i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Pra, Ebu Bekri refuzoi t'i jepte Fatimes hise prej asaj pasurie. Për këtë, Fatimes i mbeti hatri në Ebu Bekrin, andaj e braktisi dhe nuk i foli derisa vdiq. Ajo jetoi pas Pejgamberit ﷺ gjashtë muaj. Pasi ajo vdiq, burri i saj, Aliu, e varrosi natën e ia fali xhenazen pa e lajmëruar Ebu Bekrin. Sa ishte gjallë Fatimja, njerëzit e arsyetonin Aliun për mosbesatimin ndaj Ebu Bekrit. Por, kur ajo vdiq, Aliu vërejti se njerëzit nuk e arsyetonin më. Rrjedhimisht, kërkoi të pajtohet dhe t'i japë besën Ebu Bekrit, pasi që ata (gjashtë) muaj nuk ia kishte dhënë besën. Aliu dërgoi dikë ta thërrasë Ebu Bekrin dhe t'i thotë: “Eja te ne! Por, askush të mos vijë me ty.” Ai nuk dëshironte që Omeri të vente. Omeri tha: “Jo, për Allahun, nuk do të shkosh atje vetëm!” Ebu Bekri tha: “Çfarë mendoni se do të veprojnë me mua? Për Allahun, do të shkoj tek ata" - dhe shkoi. Aliu e falënderoi Allahun dhe tha: “Ne e kemi parasysh vlerën tënde dhe mirësinë që Allahu ta ka dhënë (o Ebu Bekër). Nuk po garojmë me ty për një mirësi që Allahu ta ka dhënë ty, mirëpo ti na anashkalove ne në çështjen e hilafetit (nuk na konsultove). Ndërkaq, ne, për shkak të afërsisë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, mendonim se kishim hise (të na konsultoje). Ebu Bekrit i lotuan sytë nga këto fjalë dhe tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, të mbaj lidhjen me të afërmit e të Dërguarit të Allahut ﷺ është më e dashur për mua se të mbaj lidhjen me të afërmit e mi. Ndërkaq, sa i përket mosmarrëveshjes që ka ndodhur mes nesh për këto pasuri, nuk jam larguar nga mirësia. Çdo punë që e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e vepruar, e kam vepruar edhe vetë.” Atëherë Aliu i tha Ebu Berit: “Takimi për besatimin do të jetë pas dreke.” Pasi e fali drekën, Ebu Bekri u ngrit në minber, e falënderoi Allahun, pastaj e përmendi çështjen e Aliut, vonimin e besatimit të tij dhe arsyen që ai e përmendi. Pastaj Aliu kërkoi faljen e Allahut dhe e falënderoi Atë, madhëroi hakun e Ebu Bekrit dhe tregoi se atë që e kishte bërë, nuk e kishte bërë që të garonte me Ebu Bekrin, e as si revoltë ndaj mirësisë që Allahu ia kishte dhënë, dhe tha: “Mirëpo, ne mendojmë se kemi hise në këtë çështje. Prandaj, kur u anashkaluam, na mbeti hatri.” Kështu, muslimanët u gëzuan shumë dhe thanë: “Ia ke qëlluar.” Pas kësaj, kur kjo çështje përfundoi me mirësi, muslimanët ishin përkrah Aliut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4240

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4241. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

4240. 4241.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4241

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4242. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Haremiu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Umare, e ky nga Ikrime se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pasi u çlirua Hajberi, thoshim: “Tani e tutje paskemi për t'u ngopur me hurma.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4242

Fjalë të panjohura?

4243. Nga: Abdullah ibn Omeri

Haseni na ka thënë: Na ka treguar Kurra ibn Habibi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Nuk jemi ngopur derisa e kemi çliruar Hajberin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4243

Fjalë të panjohura?

40. Nënkapitulli: Përcaktimi i përgjegjësit nga ana e Pejgamberit ﷺ mbi banorët e Hajberit

4244. Nga: Ebu Seid Hudriu - Ebu Hurejra

4244, 4245 - Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Abdulmexhid ibn Suhejli, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Seid Hudriu dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ përcaktoi një mëkëmbës në Hajber, i cili i solli hurma të majme. Në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ i tha:

- “A janë të gjitha hurmat e Hajberit kështu?”

- Jo, o i Dërguari i Allahut! Betohem në Allahun se një saë hurmash të këtilla e blejmë (duke i këmbyer) me dy saë hurmash të dobëta dhe dy saë me tri sosh.

- “Mos vepro kështu! Hurmat e dobëta shiti me dërhemë, pastaj me dërhemë bli hurma të majme”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4244

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4245. Nga: Ebu Hurejra

4244. 4245

Referenca: Sahihu i Buhariut 4245

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4246. Nga: Ebu Seid Hudriu - Ebu Hurejra

4246, 4247 - Abdulaziz ibn Muhamedi transmeton nga Abdulmexhidi, e ky nga Seidi se Ebu Seid Hudriu dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se Pejgamberi ﷺ dërgoi një burrë ensar nga fisi benu adij në Hajber dhe e caktoi mëkëmbës të Hajberit.

Njëjtë transmeton edhe Abdulmexhidi nga Salih Semani, e ky nga Ebu Hurejra dhe Ebu Seidi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4246

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

4247. Nga: Ebu Seid Hudriu - Ebu Hurejra

4246. 4247.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4247

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?